Pas 12 vitesh Greqia çlirohet nga monitorimi i BE pasi financat në vend janë stabilizuar. Shteti fqinj ka dalë nga e ashtuquajtura kornizë “e mbikëqyrjes së shtuar” të Bashkimit Europian që do të thotë se gjatë gjithë kësaj kohe zhvillimet dhe politikat ekonomike të vendit janë monitoruar nga blloku, përmes kësaj kornize, që nga viti 2018, pasi Athina doli nga tri paketat ndërkombëtare të shpëtimit. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dha mesazhin e tij për këtë ditë historike siç ai e quajti ai për vendin dhe qytetarët. “20 gushti 2022 është një ditë historike për Greqinë dhe për të gjithë grekët. Vendi…
Author: tirana
Prokuroria e Elbasanit i është drejtuar gjykatës së qytetit me kërkesën për caktimin e masës së “arrestit në burg” ndaj të riut, Eiden Dimo, i cili ka qënë në shoqërinë e autorit të krimit Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi. Kjo masë sigurimi, ka ardhur pas dyshimeve të forta të ngritura nga grupi i hetimit, se vrasja e Madrid Ulqinakut, mbrëmjen e 17 gushtit 2022, ka qënë e menduar mirë dhe jo e ndodhur aty për aty. Megjithëse ngjarja ka nuancat e një konflikti të çastit, sërisht grupi hetimit ka ngritur dyshime të forta se krimi mund të jetë kryer me…
Dy vëllezër për motive të dobëta kanë rrahur njëri-tjetrin. Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasit A.D 66 vjeç dhe F.D 61 vjeç, të cilët janë arrestuar në flagrancë nga uniformat blu. “U arestuan në flagrancë shtetasit A. D., 66 vjeç, dhe F. D., 61 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit”, thuhet në njoftim.
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë bëri të ditur të shtunën se dy anije të tjera që transportonin drithë janë larguar nga porti ukrainas i Çornomorskut, duke e çuar në 27 numrin total të anijeve që janë larguar nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për eksportin e grurit. Anijet “Zumrut Ana” dhe “MV Ocean S”, të cilat janë të autorizuara të nisen më 20 gusht, u ngarkuan respektivisht me 6.300 tonë vaj luledielli dhe 25.000 tonë grurë, bëri të ditur qendra e përbashkët e koordinimit e krijuar, e cila mundëson kalimin e…
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në vendet e shenjta për muslimanët në Arabinë Saudite. Qindra besimtarë u detyruan t’i luteshin Zotit nën reshjet e dendura të shiut në Mekë, ndërkohë që reshjet e dendura shkaktuan përmbytje në Medine. Meka dhe Medina janë qytete që vizitohen nga miliona besimtarë myslimanë çdo vit. Meka është vendi ku ndodhet Qabja ku besimtarët bëjnë ritualin e tyre të Haxhit çdo vit, ndërkohë që në Medine ndodhet varri i Profetit Muhamed. Suudi Arabistan'ın Medine kentinde etkili olan sağanak yağışlar nedeniyle yollar sular altında kaldı.🕋 Mekke'de ise yüzlerce kişi yağmur altında tavaf etti.…
Në pritje të “Sunny Hill Festival” në Tiranë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po kalon disa ditë pushime në bregdetin e jugut dhe duket se po kënaqet shumë. Natën e djeshme, ajo ka kaluar një darkë perfekte vere nën shoqërinë e familjes dhe miqve. Nga darka e djeshme, Dua ka postuar në InstaStory disa video duke kënduar këngë të vjetra shqiptare me familjarët e saj si “E dehur jam” të Nexhmije Pagarushës apo “Shkel” të Armend Rexhepagiçit. Në një video ajo bën edhe “Gëzuar!” në shqip.
Dy gra përfunduan në pranga në Tiranë pasi vendosën që të bënin vetëgjyqësi ndaj një 41-vjeçari. Shkaqet e ngjarjes nuk janë të qarta, megjithatë në një njoftim të shkurtër për rastin në fjalë, policia thotë se dy gratë, të moshës 37 dhe 40 vjeçe shkuan në shtëpinë e 41-vjeçarit dhe dëmtuan orenditë e tij shtëpiake. Jo vetëm kaq, por ku policia shkoi për t’i shoqëruar ato kundërshtuan me forcë. Për rastin në fjalë u procedua në gjendje të lirë edhe një person i tretë që i shoqëronte. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në…
Erion Braçe ka ironizuar Ilir Metën lidhur me deklaratën e tij, ku tha se paratë nxjerra jashtë, do të riatdhesohen.Përmes një postimi në Twitter, deputeti socialist shkruan se sipas I.M (Ilir Meta), “paratë e depozituara jashtë, bërë prona të patundshme apo që kane krijuar emigrate depozita duhen sekuestruar!”.“I.M ka shumë të drejtë; Paratë depozituar jashtë, bërë prona të patundshme apo që kanë krijuar EMIGRATE DEPOZITA, duhen sekuestruar! Ta fillojmë nga Londra e Qipro them unë! Pastaj vijojmë me lekët e pronat këtu!”, shkruan Braçe.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit apo të mbajtjes së tyre pa leje, pas një hetimi disamujor, për një grup shtetasish që trafikonin armë zjarri drejt Kosovës, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Rrugëtimi”. Në kuadër të këtij operacioni të shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, u arrestuan në flagrancë shtetasit: -Rr. S., 28 vjeç, banues në Dibër; B. SH., 24 vjeç, banues në Bulqizë; B. N., 33 vjeç, banues në Durrës; U. H., 27…
Policia e Këlcyrës ka arrestuar një 20-vjeçar me iniciale S.N, pasi theu arrestin e shtëpisë. 20-vjeçari është dënuar nga gjykata e Përmetit për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. “Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit S. N., 20 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi duke u larguar nga banesa, theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura””, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë…
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga toka dhe ajri, duke përdorur edhe dronë. Si rezultat i një hetimi dyjavor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacioni policor i koduar “Kreshpan 2”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 34 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi B. M., 33 vjeç, të dy banues në Kreshpan (të afërm të njëri-tjetrit), për veprën…
(Në 20 vjetorin e “emigrimit” drejt mallit tonë të pafundmë) Nga Martin Leka -Mbiemri: mund i madh ta mbash mbi supe. -Profesioni: shkroi prozë e poezi, për të mbetur NJERI. -Vendlindja: kryeqytet, aty ku ishte dhe kryebohem. -Studimet Universitare: në Fakultetin që sot prodhon dhe diplomantë që kanë alergji për drejtshkrimin apo gramatikën e që psh, fjalën “mrekulli” e shkruajnë “mBrekulli”. -Punësimi: deri në 1990 punoi në të vetmen gazetë të kohës, që e merrnim borxh dorë më dorë që të shihnim pak “Drita”. -Nga 1991, deputeti më atipik e historik, antikonformisti i pashoq që shpejt iku nga ajo sallë…