Author: tirana

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, e ka nisur ditën këtë të shtunë me buzë detit. Ai shfaqet krah një vajze të vogël e cila është duke luajtur në rërë dhe uron fundjavën. “Të dashur miq! Ju uroj një fundjavë shumëngjyrëshe për fëmijët tuaj”, shkruan Meta dhe ndan pamjen e mëposhtme, ku dhe vetë shfaqet me veshje sportive, me të shkurtra.

Read More

Janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi në aksin rrugor “Milot-Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze” të Rubikut rreth orës 2:30 të mëngjesit të sotëm.Sikurse mund të shihni, mbrojtësja metalike ka përshkuar tej për tej mjetin me të cilin udhëtonin tre të rinjtë.Përplasja e mjetit me bordurat anësore ka qenë tej mase e fortë. Viktima në këtë aksident raportohet se kanë mbetur 2 pasagjerët Denis Gjeta, 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.35-vjeçari Marsel Bushi, drejtues i mjetit ka mbetur i plagosur dhe momentalisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.I…

Read More

Bashkia e Tiranës do të ndihmojë Ukrainën me rindërtimin e shkollave dhe do të japë ekspertizën e saj për rimëkëmbien si pasojë e luftës. Një ditë pas takimit me Presidentin e Ukrainës, Kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se Presidenti Zelenski i shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Shqipëria dhe Kryeministri Rama kanë dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe. “Shumë i lumtur që u takova me Presidentin Zelenski në Kiev, i cili shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Shqipërisë dhe Kryeministrit Rama në Këshillin e Sigurimit, strehimin e refugjatëve dhe çdo ndihmë tjetër. Tirana dhe Kharkivi janë qytete motra – ne…

Read More

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduara “Packed”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: (M). B., 59 vjeç, dhe I. R., 63 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Në rrugën “5 Maji”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit A. (M). B. dhe I. R. Gjatë kontrollit të…

Read More

Aktori dhe moderatori Gentian Zenelaj i ftuar në emisionin “Part Time” me Rudina Dembacajn ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e tij personale. I pyetur nga moderatorja Dembacaj se kush e bën ligjin në shtëpinë e tyre, Gentian Zenelaj nuk ka ngurruar dhe e ka thënë troç se “ligjin e bën gruaja”. Gjatë rrëfimit të tij, Zenelaj ka treguar se si e kanë nisur jetën së bashku me bashkëshorten. Rudina Dembacaj: Kush e bën ligjin në shtëpinë tëndë, ti, Aida apo Aria? Gentian Zenelaj: Në shtëpinë tonë e bën ligjin gruaja, e cila ka dashur Zoti që të ishte Aida,…

Read More

Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e premte rreth orës 20:00 në Greqi. Mediat greke raportojnë se një 79-vjeçar ka rënë ​​nga ballkoni i apartamentit të tij duke humbur jetën. Siç raportohet, ai kishte pasur një zënkë të ashpër me të afërmit e tij dhe në veçanti me djalin e tij, e pak më vonë i moshuari është hedhur nga ballkoni. Ai u dërgua në Spitalin e Sitisë i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Read More

Nga Ben Blushi Ky djalë shet fruta në një nga plazhet e jugut. Njëlloj si ai, janë shumë që enden me shporta nëpër çadra. Konkurrenca e frutashitësve është e ashpër dhe përveç cilësisë, freskisë dhe menusë së pasur lipsen edhe disa aftësi të tjera.Frutashitësit presin poshtë çadrave që fëmijët e vegjël të ankohen për lëngje, që vajzat e reja të digjen për pjeshkë dhe që pleqve diabetikë t’u afrohet ora e luhatjes së sheqerit.Ata janë të gatshëm t’u ofrojnë të gjithëve pak ëmbëlsi në formën e një fiku që shkëlqen si yll deti, një thanë që ngjan si rubin i…

Read More

Rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ka ndodhur një aksident automobilistik. Shtetasi Marsel Busho duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht Marius Çeça 31 vjeç, dhe Denis Gjeta 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit Marsel Busho 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë…

Read More

Dashi: Në dashuri, Hëna është në anën tuaj dhe ju mund ta lini veten të hidhet pas përjetimit të ndjenjave. Dhe një këshillë, mjaft me frikën dhe hezitimin. Në punë, lajme të mira në horizont! Demi: Në dashuri përpiquni të qëndroni të qetë, veçanërisht nëse keni të bëni me një person të lindur në shenjën e Akrepit ose Ujorit. Në punë, nga e marta do të mund të merrni pak më shumë se ç’prisnit! Binjakët: Lajm i mirë për ndjenjat sepse Hëna dhe Venusi janë në anën tuaj, por edhe Marsi është në shenjën tuaj. Kjo bën që të ndizeni…

Read More

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta  dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave në veri dhe qendër duke rrezikuar momente me shira, herë pas here edhe rrebeshe. Sipas MeteoAlb, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura duke krijuar mundësi për shira të dobët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C. Era do të fryjë deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 …

Read More

Pas dymbëdhjetë orë diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviç, një orë pas mesnatës së 20 gushtit. Qeveria është rrëzuar me 50 vota pro dhe një kundër. Për rrëzimin e qeverisë ishin të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Tani e tutje qeveria e Abazoviç do të funksionojë me mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Read More

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha se Serbia kishte “frymën e duhur” gjatë dialogut me Kosovën me 18 gusht në Bruksel. Në një video-adresim të tij, të publikuar më 19 gusht në Twitter nga Ambasada amerikane në Serbi, thuhet se kjo është gjë e mirë për vazhdimin e dialogut me Kosovën, por edhe për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Serbi. “Mendoj që kemi shumë çështje të përbashkëta që mund të punojmë. Jo gjithçka që bëjnë SHBA-ja dhe Serbia duhet të lidhen me Kosovën. Ne duhet të punojmë shumë në çështjen me Kosovën, duhet të gjejmë gjuhë të përbashkët, por mendojmë…

Read More