Author: tirana

Dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i bandës ‘Beatle Një militant i grupit të Shtetit Islamik nga Britania e Madhe. Një Gjykatë amerikane dha dënimin me burgim të përjetshëm nga një gjykatë amerikane për përfshirjen e tij në një celulë terroriste. El Shafee Elsheikh, 34 vjeç, u dënua në prill është shpallur fajtor për pengmarrje dhe komplot për vrasjen e qytetarëve amerikanë dhe mbështetje të një organizate terroriste. Londinezi me origjinë sudaneze ishte luftëtari i profilit më të lartë të IS-së që doli në gjyq në SHBA. Veprimet e tij thuhet se kanë rezultuar në vdekjen e katër pengjeve amerikane.…

Read More

Kompania Twitter deklaroi se ka pezulluar gabimisht llogaritë e disa politikanëve në Serbi. “Në këtë rast, ne morëm gabimisht masa për të pezulluar një numër të llogarive dhe tani ato janë rikthyer. Prioriteti ynë kryesor është të mbrojmë diskutimet e shëndetshme në Twitter”, tha kompania në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë. Më 18 gusht, kompania Twitter ka pezulluar llogaritë e disa deputetëve dhe politikanëve të Partisë Përparimtare Serbe, e cila është në pushtet në Serbi, dhe të një zyrtari qeveritar. Twitter tha se vazhdon të zbatojë politikat e sigurisë për llogaritë në këtë rrjet social. Në…

Read More

Kur përmendim Greta Koçin, të gjithë kujtojmë batutën e famshme për moshën se “Greta ka vite që thotë jam 16 vjeç”. Por ka kaluar shumë kohë që kur ajo batutë përdorej pothuajse nga të gjithë, por këngëtarja e ka rikthyer sërish në vëmendje. Këngëtarja është shumë aktive në TikTok dhe së fundmi ka realizuar një video ku përdor një “sound” që ka të bëjë me këtë batutë. “Moj ti çupë sa vjeç je? Unë moj, po unë jam Greta Koçi moj, 16 vjeçe”, thotë këngëtarja përmes videos që ka ndarë. @greta_koci Kur te pyesin per moshen 😂 #viral #fyp #tiktok…

Read More

Një 81-vjeçare nga Danimarka u kap me heroinë në aeroportin e Varshavës, në Poloni. Gruaja po udhëtonte nga Afrika në Kanada, dhe kishte në valixhen e saj heroinë me vlerë mbi 515.000 dollarë. E moshuara pohoi se nuk ishte në dijeni të drogës brenda valixhes. Ajo tha se anëtarët e familjes i kishin dhënë valixhen me dhurata për të afërmit në Kanada, sipas Aleksandra Skrzyniarz, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit në Varshavë. Oficerët e doganave në aeroportin Frederic Chopin vendosën të kontrollonin bagazhin e të moshuarës, teksa ajo po kalonte tranzit, pasi dyshuan për itinerarin e saj dhe sjelljen…

Read More

Deputeti socialist i qarkut të Fierit, Erion Braçe, ka ndarë një foto në rrjetet sociale me rrushin e Divjakës që sapo ka dalë në treg. “Meqë pas 40 vitesh, u zbulua edhe rrushi” shkroi ai, – “sot në treg rrushi nga Divjaka”. Erjon Braçe, deputet i zonës, ka pretenduar se rrushi është me çmim dhe të arsyeshëm dhe për më tepër me cilësi. “Që mos harroj, rrushi i serës si rregull ka mbaruar në Divjakë e Toshkëz që në filim qershori!”, shkroi Braçe.

Read More

Më 24 janar të këtij viti Florjan Përvathi ekzekutoi me armë zjarri fqinjin e tij 65-vjeçar Lek Lekgjonaj. 17-vjeçari e kreu vrasjen për të marrë hakun e babait që i ishte vrarë nga vëllai i viktimës në vitin 2009 pas një konflikti. Florjani pas vendimit të dhënë nga Gjykata është dërguar në burgun e minorenve në Kavajë për të vuajtur dënimin e tij. Florjani kishte talent për pikturë. Ai ka bërë një pikturë murale në oborrin e burgut ku shfaqet duke përqafuar të atin, që e la vetëm 4 vjeç ditën kur u vra nga fqinji. Jeta e 17-vjeçarit ka…

Read More

Ish-deputeti i PD-së, mjeku Roland Keta ka treguar se merret edhe me palestër. Për këtë ai edhe ka renditur disa benefite që ka fitnessi. Postimi i plotë Fitness me djemtë!Aktiviteti fizik: ndihmon në mbajtjen e një peshe normale:– përmirëson mirëqenien psikologjike;– përmirëson shëndetin muskulo-skeletor, si dhe parandalon osteoporozën;– zvogëlon rrezikun nga kolesteroli i lartë;– presioni i lartë i gjakut;– diabeti,– sëmundjet e zemrës dhe goditjet e trurit;– disa lloje kanceri, si kanceri i gjirit dhe ai i zorrëve;– depresioni.

Read More

Kukësi dhe Tirana nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në stadiumin “Kukës Arena”, në duelin hapës të edicionit të ri të Kategorisë Superiore. Skuadra e Skënder Gegës e nisi vrullshëm dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e tretë me anë të sulmuesit Kleidi Daci. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për vendasit, ndërkohë që Tirana do të reagonte në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 56-të, bardheblutë gjetën barazimin me Redon Xhixhën. Në minutën e 71-të, Kleidi Daci u bë edhe protagonist negativ, pasi u bë i pari futbollist që ndëshkohet…

Read More

Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj duket shumë pranë largimit nga AEK-u i Athinës për t’u transferuar te Lokomotiva e Moskës. 19-vjeçari do t’i kushtojë klubit rus rreth 3 milionë euro, me marrëveshjen mes klubeve që është shumë pranë konkretizimit ku AEK-u do të përfitojë dhe një përqindje në rast se Mitaj shitet në të ardhmen nga ana e Lokomotivës. Mbrojtësi i Kombëtares duket kështu shumë pranë nisjes së një aventure të re në karrierë ku do të lërë Greqinë për t’u transferuar në kampionatin rus.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Ukrainë. Së bashku me homologët nga Europa, ata janë takuar me presidentin Zelensky. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti i Ukrainës, i cili ka falënderuar delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane, që do të mbështesin punën për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta ruse. Postimi i plotë Jam i lumtur të mirëpres delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane në Ukrainë. Ne e vlerësojmë që në këtë kohë të vështirë kur shteti ynë po lufton pushtimin rus, ju jeni afër nesh. Gjithashtu do të jemi mirënjohës për ndihmën në restaurimin e…

Read More

Dy bombardues amerikanë B-52 do të fluturojnë mbi territoret e anëtarëve të NATO-s në Europën Juglindore, njoftuan autoritete amerikane. Ata janë të vendosur aktualisht në bazën e Forcave Ajrore Fairford në Mbretërinë e Bashkuar, prej nga do të kryejnë fluturime të ulëta mbi Europën Juglindore të hënën. Qëllimi i këtij operacioni është të tregojë përkushtimin amerikan për sigurinë e aleatëve të NATO-s të vendosur në juglindje të Evropës, thuhet në deklaratë. Bombarduesit do të fluturojnë mbi ndërtesën e qeverisë në Shkup, sheshin Skënderbej në Tiranë (në orën 2:50- 3:00 p.m.), mbi bregdetin e Malit të Zi dhe mbi kalanë Lovrijenac…

Read More