Author: tirana

Grupi militant al-Shabab pretendon se ka marrë kontrollin e një hoteli pranë qendrës së kryeqyteti somalez, Mogadishu. Policia tha se sulmuesit shpërthyen dy eksplozivë jashtë hotelit, përpara se të hynin në ndërtesë. Në një deklaratë, grupi islamik tha se kishte nën kontroll kompleksin. Mediat e huaja raportojnë se 9 persona kanë mbetur të plagosur nga sulmi.

Read More

Një automjet ka marrë flakë në parkimin e burgut të Beratit. Mjeti i përfshirë nga flakët është në pronësi të gardianit të burgut, Kastriot Metaj. Fforcat zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje pas njoftimit, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Më pas, u konfirmua se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm, por i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj, 21 dhe 23 vjeç, pasi dyshohet se kanë dhunuar dy bashkëmoshatarë, duke iu shkaktuar plagë të rënda. Pas një sherri brenda një restoranti në Ferizaj, autorët që lënduan dy të rinjtë u larguan nga vendi i ngjarjes, po arratia e tyre nuk zgjati shumë. Pas identifikimit, ata përfunduan në prangat e policisë. Ndërkohë, të plagosurit ndodhen në spital, njëri prej të cilëve u transportua për mjekim në Prishtinë.

Read More

Ekzekutimi i 36-vjeçarit shqiptar Elson Kalaveri në një atentat mafioz mbrëmjen e djeshme në Itali, dyshohet së është bërë për larje hesapesh. Kalaveri u qëllua me 15 plumba nga 3 autorë, ende të paidentifikuar, duke mbetur i vdekur në vend. Dëshmitarët në zonë i thanë policisë se autorët u larguan me shpejtësi me një makinë të errët. I ndjeri ishte një emër i njohur për policinë shqiptare. Ai ka qenë i përfshirë në një ngjarje vite më parë, ku ka plagosur me plumb në kokë Genti Keçin në Mamurras.

Read More

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç bëri me dije se nëntë deputetë nga deputetë të Lëvizjes Ura dhe Partisë Socialiste popullore të Malit të Zi kanë nënshkruar nismën për ristrukturimin e qeverisë. Në konferencën për media në Kuvendin e Malit të Zi, ai lexoi një dokument në të cilin, siç tha ai, thuhet se nënshkruesit shprehin gatishmërinë e tyre për rindërtimin e Qeverisë në këto parime: forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, reformën zgjedhore dhe reformat ekonomike, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor, integrimet evropiane, bashkëpunimi rajonal dhe përgatitjet për zgjedhjet…

Read More

Media kanadeze National Post i ka kushtuar një artikull familjes së Musa Protoduarit, i dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykatat shqiptare për masakrën e Urës Vajgurore, ngjarje e ndodhur më 17 qershor 1997, ku mbetën të vrarë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë. Artikulli: Sulmet e shtynë Musa Protoduarin dhe anëtarët e familjes së tij të kërkonin mbrojtje refugjatësh në Kanada, duke ndezur një betejë ligjore që zgjati për më shumë se 12 vjet. Ishte një kohë kur familja e Musa Protoduarit ishte ndër më të pasurat dhe më të shquarat në Shqipëri. Gjyshi i gruas…

Read More

Shiatsu është një nga masazhet më të thjeshta që mund t’i bëni vetes dhe mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme. Efektet besohet të jenë parandaluese dhe përmirësuese. Lëkura nën sy është shumë e hollë, që do të thotë se është më e lehtë që ajo të plaket më shpejt se pjesa tjetër e lëkurës. Ajo që duhet të bëni është të vendosni gishtin tregues, të mesit dhe të unazës në tri pikat si më poshtë në foto dhe të masazhoni lëkurën. Metoda shiatsu shërben edhe për sytë e fryrë. Ajo që duhet të bëjmë…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka shkuar mbrëmjen e kësaj të premteje në Komisariatin e Vlorës, pas vrasjes së dyfishtë në Panaja. Nano ka shkuar së bashku me zëvendës drejtorin për Krimet Neritan Nallbati. Atentati me dy të vrarë ndodhi mëngjesin e enjtes rreth orës 09:50 në dalje të fshatit Panaja. Të paktën tre persona morën pjesë fizikisht në ekzekutimin e 34-vjeçarit Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena. Mbi 60 plumba u qitën në drejtim të mjetit të tyre që përfundoi në kanal.

Read More

Këngëtari Ardit Çuni ka shpërthyer në akuza ndaj organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH. Gjithçka nisi nga një intervistë virtuale që ai realizoi në rrjetet sociale me ndjekësit, ku u pyet nëse do të merrte pjesë në Festivalin 61 si konkurrent. Këngëtari shkruan se RTSH-ja duhet t’i likuidojë borxhet që i ka që nga “Eurovision 2022.” “Ndoshta kur RTSH të më likiudojë borxhet që më kanë akoma nga Eurovision 2022…. Ose kur të vendosin ta përdorin buxhetin e shtetin të mbledhura nga taksat tona për artistin dhe performancën e tij/ saj dhe jo për të bërë qejfe personale apo…

Read More

Në Shqipëri po strehohen aktualisht mbi 3 mijë shtetas ukrainas, qysh nga nisja e sulmit rus ndaj Ukrainës 6 muaj më parë. Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodimir Shkurov, thotë që pjesa më e madhe e tyre janë të vendosur për t’u kthyer në Ukrainë dhe për të rindërtuar vendin e tyre pas luftës. Diplomati ukrainas vlerësoi edhe ndihmën që populli i Kosovës ka dhënë këtë periudhë për Ukrainën. Afro 6 muaj më parë pakkush e kishte përfytyruar se sulmi rus kundër Ukrainës do të zgjaste kaq shumë, aq më pak ishte menduar se rezistenca ukrainase do të ishte kaq e…

Read More

Deputeti shqiptar nga partia Unioni Demokratik Shqiptar në Mal të Zi, Mehmet Zenka, mbështet mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Dritan Abazoviç. Ai komentoi edhe fjalimin e Abazoviç që mbajti në Kuvendin malazez, ku tha se po tentohet shkarkimi i tij për vetë faktin se është shqiptar. Sipas Zenkës, Abazoviç i ra sot në mend një gjë e tillë, pasi më herët e quante veten qytetar të gjithë botës. “Nëse Abazoviçit sot i ka rënë në mend se është shqiptar, se deri dje ka thënë jam kozmopolit, nëse Abazoviçi, i cili ka shkuar në kishën serbe dhe para dy vjetësh ka…

Read More

Në Shqipëri, shumica socialiste ka propozuar dy ndërhyrje të tjera ligjore, përveç ndryshimeve në ligjin për dekriminalizimin, që pritet t’i dorëzojë në parlament, në mënyrë që mesa duket, të kompletojë të gjithë kuadrin legjislativ për ndalimin e personave që kanë qenë pjesë e strukturave të ish Sigurimit të shtetit, që të mund të zgjidhen apo të emërohen në institucionet e larta të vendit. Zëri i Amerikës ka mësuar se bëhet fjalë për një ndërhyrje në Kodin Zgjedhor dhe një tjetër në ligjin për “Të drejtën e informimit për dokumentet e ish sigurimit të shtetit…”. Ndryshimi në Kodin zgjedhor parashikon detyrimin…

Read More