Author: tirana

Nënkomisarja Anisa Kostani ka reaguar pas pezullimit nga detyra prej Gledis Nanos si edhe nisjes së hetimit të thelluar nga AMP. Ajo ka hedhur një story me këngën e reperit “Unikkatil” në sfond. Kënga është gati 4 minuta e gjatë, por policja e bërë më parë e famshme për bashkëjetesën me gjarprin ka gjetur të nxjerrë vetëm pjesën e tekstit ku ndër të tjera, reperi thotë se e “ndalte veç plumbi”. Ndër të tjera teksti thotë: Un jom ma i mallkumi; ma i paparashikumi; ai shqipja i përgjakshëm që mun me e nal veç plumi”. Nënkomisarja e Policisë në Elbasan,…

Read More

Pas publikimit të një video ku shihet kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin teksa feston me miqtë e saj në një festë private, të tjera pamje kanë dalë këtë të premte. Mediat kanë publikuar një video ku shfaqet kryeministrja finlandeze duke kërcyer në krahët e një mashkulli në një klub nate. Pamjet janë të regjistruara më 7 gusht rreth orës 4 të mëngjesit. Sipas mediave finalndeze, “mashkulli misterioz” nuk është bashkëshorti i saj, Martin Raikonnen, por një kantautor i njohur në vend, Olavi Uusivirta. Por sërish këto pretendime nuk janë pohuar nga kryeministrja Marin. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara,…

Read More

Alternativa Shqiptare, si pjesë e Listës Shqiptare, është kundër rrëzimit të Qeverisë së Dritan Abazoviç. Kështu ka bërë të ditur kreu i Alternativës Shqiptare dhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjelosaj. “Edhe pse nuk kemi përkrahur nënshkrimin e Marrëveshjes Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe, mendoj që është e palogjikshme rrëzimi i Qeverisë pikërisht për shkak të kësaj marrëveshjeje, kjo për medimin tim është irracionale dhe e dëmshme për shtetin e Malit të Zi”. Pse po bëhet mocioni i mosbesimit për qeverinë e Abazoviç? Disa parti opozitare në Mal të Zi paraqitën një mocion mosbesimi pasi Abazoviç, pasi pa njoftim…

Read More

Mëlçia është një organ vital dhe ka funksione të shumta që lidhen me tretjen dhe metabolizmin, ruajtjen e vitaminave dhe mineraleve, pastrimin e toksinave nga gjaku dhe sintezën e proteinave. Edhe pse ka një aftësi unike për të rigjeneruar veten, nuk është e “pathyeshme”, ndaj zgjedhja e ushqimit ndikon në shëndetin e këtij organi. Shumë ushqime të pasura me lëndë ushqyese janë të dobishme për mëlçinë, dhe perimet janë një grup veçanërisht i rëndësishëm. Panxhari Ekspertët thonë se lëngu i panxharit është një eliksir i vërtetë i shëndetit dhe se është veçanërisht i rëndësishëm për një mëlçi të shëndetshme. Sipas…

Read More

Spikeri i njohur i lajmeve, Reis Çiço, po i kalon pushimet në një hotel në Kroaci. Një gazetar që është ndodhur rastësisht aty, ka shkrepur foton e mëposhtme. Spikeri i TV Klanit shfaqet vetëm në foto, por ai ndodhet në Kroacinë e bukur, familjarisht. I urojmë Reisit gjumë të ëmbël e pushime të mbara.

Read More

Policia bën me dije se ditën e sotme (19 Gusht) në plazhin e Ksamilit dhe Qeparos, janë bllokuar 2 mjete lundruese, skaf dhe gomone, ndërkohë janë gjobitur me masë administrative 10.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues skaf dhe me masën administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues gomone. Ndërkohë është bllokuar dhe një tjetër mjet lundrues skaf, në plazhin e Jalës dhe drejtuesi i mjetit është ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj, drejtuesi, pasi nuk posedonte dokumentacionin përkatës në bord.

Read More

Të ushqyerit shëndetshëm nuk ka të bëjë vetëm me ushqimet e duhura që konsumojmë. Duhet të dimë të trajtojmë edhe ushqimin në kuzhinë, në mënyrë që ai të jetë i shëndetshëm dhe të mos e rrezikojë shëndetin tonë. Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) ka publikuar një listë me disa zakone të rrezikshme që shumë njerëz kanë në kuzhinë dhe që rrisin rrezikun e helmimit nga ushqimi. Prekja e ushqimit pa i larë duart më parë Mikrobet që mund të jenë në duar mund të transferohen në ushqim dhe ta kontaminojnë atë. Lani gjithmonë duart me sapun dhe ujë: Para,…

Read More

Kompania Apple tha se një e metë po lejon hakerët që të marrin kontrollin e iPhone-ve, iPad-ëve dhe kompjuterëve Mac, duke u bërë thirrje përdoruesve që të instalojnë një përditësim emergjent të softuerit. Ky përditësim u lëshua në mesin e javës nga gjiganti i teknologjisë, me qëllim që të rregullohej një dobësi që hakerët po e shfrytëzonin. “Apple është në dijeni për këtë problem që mund të jetë shfrytëzuar në mënyrë aktive”, tha kompania amerikane. Megjithatë, Apple nuk tregoi nëse kishte informacion lidhur me shkallën e kësaj ndërhyrjeje nga hakerët. E meta e gjetur nënkuptonte se hakerët kishin mundësi të merrnin…

Read More

Pas deklaratës së bërë më herët ditën e sotme nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili bëri të qartë se do të ketë një koalicion me Partinë e Lirisë, kreu i kësaj të fundit, Ilir Meta tha se kjo është çështje me rëndësi, sidomos në kushte të një pushteti vendor ilegjitim. Ai ka përshëndetur idenë e primareve që ka futur Berisha, “dhe në rastin e një koalicioni do ishte ide e mrekullueshme për të zgjedhur kandidatët më të mirë”, tha ai. “Kjo është çështje me rëndësi, në kushte të një pushteti vendor ilegjitim, ku opozita s’ka asnjë këshilltar…

Read More

”Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar]. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme”, ka thënë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në seancën ku po votohet një mocion mosbesimi ndaj tij. Seanca ka filluar pak minuta pas orës 11:00, kur është paraparë të mbahet. ”Jam kryeministër që merr vendime të vështira. Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Heren tjeter bashkohuni ne dashuri. Le të flasim për gjëra reale jo halucinacione…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë me gazetarët, ku që në nisje shprehu shqetësim për situatën ekonomike në vend. Meta tha se tashmë kemi hyrë në krizë të konsumit, ndërsa ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama, teksa shtoi më tej se “ka angazhime të fshehur të qeverisë nga institucionet në vend që kanë të bëjnë me borxhe për të ndërtuar porte të reja, dhe aktivitete të tjera, që do rëndojnë më tepër situatën”. “Kemi paralajmëruar që papërgjegjshmëria e menaxhimit të borxhit publik po çon drejt kolapsit të plotë të situatës ekonomike dhe sociale.…

Read More