Author: tirana

Zbardhen detaje nga ngjarja në Vorë se si u zbuluan dy pako me kanabis brenda, që vinin nga Britania e Madhe, ndërsa në pranga ranë dy persona. Pas hekurave përfunduan Mariglen Vata, 18 vjeç dhe David Shehu, 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Këta të fundit dolën sot para gjykatës, ndaj të cilëve u caktua masa ‘arrest me burg’. Në dosjen e rokurorisë specifikohet se në datën 15 gusht nga shërbimet e Postës shqiptare në qendrën tranzit me seli në Vorë, u sinjalizua për mbërritjen e dy pakove, ku dërguesi ishte Alari…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në lidhje me faktin nëse do shkarkohet apo jo kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj. “A do ketë në shtator vendim për kreun e ri të grupit parlamentar të PD sa kohë nuk e njihni Enkelejd Alibeajn si kreu i grupit dhe a keni biseduar me deputetët e tjerë të PD?”, ishte pyetja e një prej gazetarëve, ndërsa Berisha iu përgjigj shumë shkurtimisht, duke shtuar se; “Ka një komunikim për të gjitha problemet me deputetët e PD të cilat do t’i mësoni dora-dorës, sipas produktit dhe rezultatit.”, tha ai.

Read More

Një stuhi e fuqishme vrau 5 persona, mes të cilëve dy fëmijë, dhe plagosi dhjetëra të tjerë në 24 orët e fundit në Austri. Fëmijët, dy vajza të mitura, u vranë nga rënia e një peme. Ato dyshohet se janë 5 dhe 8 vjeç dhe ndodheshin pranë një liqeni të vogël në lokalitetin Karinthia, ku pemë të shumta u çrrënjosën si pasojë e erës së fortë. Erërat e fortë me shpejtësi deri në 224 km/orë shkulën nga vendi pemë dhe dëmtuan shtëpi edhe në ishullin francez të Korsikës, ku 6 persona mbetën të vrarë dhe 45 mijë banesa pa energji…

Read More

Pak ditë më parë u mbajt një protestë që kaloi pothuajse në hije. Punonjësit e Policisë së Burgjeve protestuan, duke kërkuar rritje pagash dhe kushte më të mira pune. Një prej tyre, në kushtet e anonimatit pasi i druhet një mase disiplinore apo shkarkimi nga detyra, rrëfen për “Euronews Albania” peripecitë që përballen prej vitesh. Sipas tij, shumë policë burgjesh po mendojnë emigrimin në Gjermani. Punonjësi i Burgjeve tha më tej se kërkojnë rritje të pagës, pasi ndodhen në gjendje jo të mirë financiare. “Kemi një pagë minimale. 420 mijë lekë (të vjetra) sikur te jemi invalidë të punësuar. Stresi…

Read More

Deputeti socialist Nasip Naço dhe ish-ministri i Transporteve në kohën e LSI-së, Edmond Haxhinasto janë bërë gjyshër.Lajmin e ka dhënë vetë Nasip Naço përmes një postimi në rrjete sociale, i cili i uron mirëseradhjen në jetë mbesës së tij Victoria.“Mirëseerdhe mbesa ime Victoria Naço! Qofsh e shëndetshme dhe e lumtur gjithë jeten e rrethuar me dashurinë e prindërve Eliza & Franko dhe gjithë familjarëve”, shkruan Naço. Ndërsa krushku i tij, por njëherësh dhe miku i tij në karrierën politike pasi bashkë kanë qenë dikur tek LSI, Edmond Haxhinasto është treguar i rezervuar dhe nuk ka publikuar asnjë lajm. Më herët,…

Read More

Lufta ruse në Ukrainë është në ditën e 177. Forcat ruse kanë bombarduar qytete si Mykolaiv, në jugun e Ukrainës por edhe qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Karkiv, objektiv madhor për Moskën për të shpallur një përmbushje të objektivave të shpallura nga Putin natën e 24 shkurtit. Frika më e madhe e këtyre orëve përfshin centralin bërthamor në Zaporizhzhia, e madhja në Europë, seriozisht e rrezikuar nga dyluftimet midis palëve, që po zhvillohet në atë zonë. Mjete ushtarake ruse që kanë hyrë brenda turbinave që lidhen me reaktorin kryesor, me shërbimet sekrete ukrainase që flasin për një…

Read More

Në konferencën e kësaj të premteje me gazetarët në selinë blu, kreu i PD-së Sali Berisha, u pyet ndër të tjera edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Pyetje: Në shtator PD do të nis procesi i primareve për zgjedhjet e ardhshme vendore. Do nisë pas një marrëveshje me aleatët tuaj? Berisha: Koalicion do ketë, koalicioni do përcaktojë rregullat e tij, por çfarë do të jetë në këtë koalicion për PD, ato të gjitha do të zgjidhen me primare, ne nuk heqim dorë nga primaret. I konsiderojmë si risinë e 2 më të madhe pas vendosjes…

Read More

Projektligjin e Partisë Socialiste për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, Sali Berisha e quan si ligj anti-Meta që bazohet në shpifje. Ndër të tjera, Berisha thekson se PD-ja është e gatshme që ta kthejë ligjin e lustracionit. “PD-ja gjatë periudhave të saj në pushtet ka miratuar 2 ligje për lustracionin. Në praktikën botërore dhe europiane, ligjet e dekriminalizimit janë tjetër, të lustracionit janë tjetër. Me lustracionin, PD përjashtonte nga funksionet publike të gjithë bashkëpunëtorë, agjentë dhe informatorë të Sigurimit të Shtetit. Ky ligj është vënë në zbatim në vitin 1996 dhe është kopje e plotë e ligjit të miratuar në…

Read More

Partizani zyrtarizon edhe Alfred Mensah, i cili vjen në kryeqytet pas aventurës me Skënderbeun, ekip në të cilin u transferua në janarin e vitit 2020. 23-vjeçari ganez luan në majë të sulmit, ndërkohë që ka firmosur deri në vitin 2025 me 16 herë kampionët e Shqipërisë. “FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Alfred Mensah. 23-vjeçari ka nënshkruar me klubin kontratën të vlefshme deri në vitin 2025. Sulmuesi nga Gana do të jetë pjesë e të kuqve, pas dy sezoneve me Skënderbeun”, lexohet në postimin zyrtar të klubit të kuq. Mensah është përforcimi i tetë i Partizanit,…

Read More

Investitorë të huaj të cilët mund të sjellin paratë e tyre në Shqipëri, do të përfitojnë shtetësinë shqiptare. Dy kompani të huaja do të ofrojnë 2 shërbime, atë të reklamimit të pasaportës shqiptare dhe kontrollit të figurës së personit që do të mund të kërkojë të marrë pasaportën shqiptare. Kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencën me gazetarët tha se Edi Rama kërkon që të krijojë një kanal të zi, kjo për të larë narko-eurot e trafikantëve të rajonit. “Jam sot për të deklaruar në emër të PD, se pasaporta e artë e Edi Ramës është thjesht një thirrje: narkotrafikant…

Read More

Shqiptari i vrarë në Itali është Elson Kalaveri, një emër i njohur i policisë në Shqipëri. Ai ka qenë i arrestuar në Shqipëri për një plagosje në Mamurras. Atentati është bërë për hakmarrje nga një tjetër shqiptar. Policia Italiane dhe ajo shqiptare kanë ngritur grup të përbashkët hetimor. Kalaveri u godit ndërsa ishte në një makinë të drejtuar nga një person tjetër, i cili përshkoi disa metra para se të arrinte në një vend publik për të kërkuar ndihmë. Prita dyshohet se ka ndodhur para darkës, rreth orës 19:30, përgjatë një rruge jashtë qytetit dhe ende nuk është e qartë…

Read More

Ukraina synon të krijojë kaos Brenda forcave ruse, të cilat në këtë fazë aktuale po tentojnë një kundërsulm. Sipas këshilltarit të presidenti ukrainas, Mykhailo Podoliak Ukraina po ndjek taktika dhe strategji të reja kundër forcave ruse. Në një intervistë për The Guardian, këshilltari i presidentit tha se ushtria ukrainase synon të godasë furnizimet e ushtrisë ruse në territoret e pushtuara, në mënyrë që trupat e Kremlinit të mos dobësohen, raporton abcnews.al. Gjithashtu ai tha se sulmet ruse në Ukrainë pritet të intensifikohen. Duke marrë shkasë nga shpërthimet e fundit në Krime, ai tha se në dy derti në tre muajt…

Read More