Investitorë të huaj të cilët mund të sjellin paratë e tyre në Shqipëri, do të përfitojnë shtetësinë shqiptare. Dy kompani të huaja do të ofrojnë 2 shërbime, atë të reklamimit të pasaportës shqiptare dhe kontrollit të figurës së personit që do të mund të kërkojë të marrë pasaportën shqiptare. Kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencën me gazetarët tha se Edi Rama kërkon që të krijojë një kanal të zi, kjo për të larë narko-eurot e trafikantëve të rajonit.
“Jam sot për të deklaruar në emër të PD, se pasaporta e artë e Edi Ramës është thjesht një thirrje: narkotrafikant dhe kriminel të të gjithë rajonit, Evropës dhe botës ejani në Shqipëri. Pasaporta e artë, në vendet ku shteti ligjor funksionon është një mundësi e përdorur nga ato qeveri dhe vende për të thithur invesitme të huaja. Kurse pasaporta e artë në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, Shqipëri, është kanal i zi për të larë narko eurot e trafikantve të pashpirt të rajonit, Europës e botës në Shqipëri, një kanal i zi për paranë toksike të bosëve të drogës dhe krimit, para e cila me kullat monumente nacionaliste korruptive si i ka qujtur shtypi ndërkombëtar në Tiranë po shkatërron pamjen, urbanistikën trafikun e mjedisjin e saj”.
Poa shtu Berisha tha se përmes këtij ligji, kryeministri Edi Rama synon që të pengojë ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian. “Përshëndes qëndrimin e Komisionit Europian i cili është shprehur në mënyrë kategorike kundër këtyre praktikave. Dënoj me ashpërsinë më të madhe pasaportën e artë të Edi Ramës, si një thirrje për trafikantët, kriminelët, por edhe terroristët nga mbarë bota, paguani që të mblidheni në Shqipëri. Paralajmëroj Edi Ramën se këto praktika me sa duket kanë edhe një qëllim të dytë politik, bllokimin e procesit të negociatave me BE. Është e vërtetë që konferenca e parë është mbajtur, sikundër që negociatat nuk janë hapur në kuptimin që procesi do rifillojë pas disa shqyrtimeve që do të bëhen gjatë këtyre muajve në një konferencë të dytë. Ka një mënyrë për ta shtyrë në kalendar konferencën e dytë, është kjo që bën Edi Rama me pasaportën e artë dhe dhënien me koncesion të shtetësisë“.
