Author: tirana

Kompania Twitter ka pezulluar llogaritë e disa deputetëve dhe politikanëve të Partisë Përparimtare Serbe, e cila është në pushtet në Serbi, dhe të një zyrtari qeveritar. Në mesin e personave që u është pezulluar llogaria në rrjetin social Twitter është edhe Arno Gujon, drejtor i Drejtorisë për bashkëpunim me diasporën dhe serbët në rajon, i cili është emëruar në këtë pozitë më 2020 nga Qeveria e Serbisë. “Twitter sapo pezulloi llogarinë time ku kisha 34.000 ndjekës, pa dhënë asnjë shpjegim”, tha Gujon përmes një postimi në Facebook. Edhe pse Gujon është i njohur për publikun në Serbi si një humanist…

Read More

Ilir Toska, Manjola Xhaxho, Holta Zacaj. Njëri prej tyre do të jetë anëtari i fundit që do të zgjidhet për të plotësuar Gjykatën Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përcjellë në Gjykatën e Lartë më datë 15.08.2022, raportin e miratuar dhe listën me dokumentacionin shoqërues të kandidatëve që kanë konkurruar për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese. Për të zgjedhur anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, ditën e hënë, datë 12.09.2022, ora 10.00.…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar për Nënkomisaren e Policisë së Elbasanit, Anisa Kostani, e cila shpërtheu në rrjetet sociale me komente ofenduese ndaj punës së gazetarëve. AMP-ja thotë për “Abcnews Albania”, se ka filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ për Anisa Kostanin. Po ashtu Anisa Kostani ka qenë nën hetim edhe për daljet e saj publike në media, ku ka tërhequr vëmendjen e publikut në intervistat e saj me gjarprin e famshëm, që e mban në qafë. Reagimi i polices erdhi pas vrasjes së mbrëmjes së 17 gushtit në Elbasan, ku mbeti i vdekur 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.…

Read More

Investitorë të huaj të cilët mund të sjellin paratë e tyre në Shqipëri, do të përfitojnë shtetësinë shqiptare. Dy kompani të huaja do të ofrojnë 2 shërbime, atë të reklamimit të pasaportës shqiptare dhe kontrollit të figurës së personit që do të mund të kërkojë të marrë pasaportën shqiptare. Por këtë nismë të qeverisë, kryetarja e Komisionit të Integrimit, deputetja demokrate Jorida Tabaku nuk e mbështet. Ajo thotë se standartet dhe vlerat e Bashkimit Europian nuk mund të jenë për shitje. Përmes një shkrimi të publikuar në facebook, Tabaku nënvizon edhe se do të kthehet në një problem të madh…

Read More

Alina Fernández Revuelta mendon të kritikojë ashpër sistemin politik të krijuar nga i ati në ishullin e Karaibeve, pas revolucionit. Dikur Alina e adhuronte shumë të atin, heroin e revolucionit. Po le ta tregojmë historinë me radhë. E ëma e saj, Natalia “Naty” Revuelta Clews vinte nga familje e kamur. Ajo ishte grua e zgjuar dhe e njohur në qytet për bukurinë e saj, gjë që nuk duhet t’i ketë shpëtuar Fidel Castros së ri. Për herë të parë ata u takuan në nëntor 1952, gjatë një aktiviteti të organizuar në Universitetin e Havanës. Castro në atë kohë ishte ende…

Read More

Një aksion nga Policia e Shtetit, ka zbuluar medikamente mjekësore të kontrabanduara. Për këtë janë vënë në pranga administratori dhe farmacistja në Tiranë. “Në kuadër të operacionit policor të koduar “Medicaments”, u arrestuan në flagrancë: Ermir Haxhiaj, 44 vjeç, administrator farmacisë dhe Geriana Bendaj, 27 vjeçe, me profesion farmaciste. Ata akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale. Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në administrim të Haxhiajt dhe me farmaciste Geriana Bendaj, shërbimet e…

Read More

Në veri të Mitrovicës janë shfaqur grafitë e parulla me shkrimin “Mos u shqetësoni! Jemi këtu! Po presim”. Edhe pse politika e dy shteteve ulen në bisedime, në terren situata është e ashpër. Kaq ka mjaftuar për të panikosur qytetarët, shqiptarë e serbë që jetojnë në veri të Kosovës e që e presin me ankth, atë se çfarë do të ndodhë deri më 1 shtator. Për ekspertin i sigurisë, Agim Musliu kjo është vetëm një përpjekje e kriminelëve serbë për t’ia rritur vlerën presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Analistë e ekspertë të sigurisë në Kosovë thonë se pas…

Read More

Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të enjten Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun, pasi takimi mes palëve në Bruksel përfundoi pa rezultat. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha në konferencën e përditshme për shtyp se Uashingtoni po e ndjek me vëmendje dhe përparësi situatën. “Nga ajo që dimë është se bisedimet po vazhdojnë. Ne, në partneritet me BE-në po e ndjekim me kujdes dhe inkurajojmë të dyja palët që të shfrytëzojnë dialogun në mënyrë efektive dhe u sugjerojmë palëve që të vazhdojnë dialogun”, tha zoti Price. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit shtoi se Uashingtoni e përkrah…

Read More

Pista kryesore e vrasjes së Geno (Shpati) Lena dhe Hakim Xhezo është ajo e hakmarrjes për shkak të së shkuarës së viktimave. Hetuesit kanë edhe një pistë të dytë që lidhet me konfliktet e viktimave për shkak të dyshimeve për përfshirje në pazare droge. Nga kush u tradhtuan Hakim Xhezo dhe Shpati Lena? Ashtu sikurse edhe në atentatin e pak javëve më parë në Fushë-Krujë ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj, i cili atë ditë udhëtoi me një automjet të zakonshëm, edhe në atentatin e djeshëm, viktimat nuk ishin në automjete të blinduara dhe për pasojë, eliminimi i tyre është…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se është shumë i shqetësuar për luftimet pranë uzinës bërthamore të Zaporizhia në Ukrainën jugore dhe se ☼do dëm i mundshën në impiant, do të ishte vetëvrasje. “Çdo dëm i mundshëm në Zaporizhzhia është vetëvrasje”, paralajmëroi Guterres. Forcat ruse kanë pushtuar centralin bërthamor më të madh në Evropë, që nga fillimi i marsit, megjithatë, ai ende operohet nga teknikë ukrainas.

Read More

Media britanike “Daily Mail”, është bërë si portalet në Shqipëri, i është “qepur” shqiptarëve që vijnë në Angli. Së fundmi, në një artikull thuhet se “bandat” shqiptare krijojnë lidhje me firma ligjore që paguajnë profesionistë mjekësorë për të ndihmuar në pengimin e dëbimit përmes raporteve false. “Psikoterapistët dhe psikologët me kualifikime të dobëta, paguhen për të shkruar raporte që pretendojnë se shqiptarët, në veçanti, janë shumë të lodhur nga ana psikologjike, ndaj nuk janë në gjendje që të japin intervista. Zyrtarët po punojnë për të luftuar firmat, madje edhe për t’i mbyllur ato. Ka tendencë të jenë firma shumë më…

Read More