Dashi Dashuri të reja po shfaqen në horizont? Kush e di, por me siguri do të njihni dikë që fjalë për fjalë do t’ju bëjë të ndjeheni kaq të ekzaltuar sa do t’ju shkojë mendja vërdallë. Eja, këtë të premte mos mendoni fort për punën. Demi Shefi juaj është me pushime. Merrini këto ditë si një mundësi për të riorganizuar idetë dhe për të kuptuar se çfarë dëshironi në të vërtetë. Binjakët Gjërat në punë janë vërtet mirë. Dhe, do të bëhen gjithnjë e më mirë. Nga ana tjetër mundohuni të besoni më shumë te partneri juaj, ndryshe mund të…
Author: tirana
Kjo e premte do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonën perëndimore dhe bregdet. Temperaturat në mëngjes do të luhaten 16-22 gradë, vlerat maksimale do të jenë me rritje 33-37°C në veri deri në 37-41°C në zonën e ulët. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 -4 ballë në det të hapur.
Aktorja Arjola Demiri iu është përgjigjur ndjekësve të cilët e akuzojnë se nuk kalon kohë mjaftueshëm me fëmijët e saj. Aktorja ironizon të gjithë kritikët e saj duke thënë: “Kur i zë halli njerëzit a kaloj kohë me fëmijët e mi ju them: Nga mami kthehem në baba, që mos të më duket e vështirë”, shkruan Demiri.
Dhimbje në shpinë dhe shpatulla Edhe pse është quajtur si një simptomë e rrallë, dhimbja e shpinës, shpatullës, apo edhe gjoksi mund të tregojë fillimin e kancerit të mushkërive që, nëse zbulohet në fazat e hershme, mund të shërohet. Nëse kjo dhimbje është më e fortë dhe zgjat më shumë se dhimbja e zakonshme e shpinës, ose nëse e përjetoni shpesh, shkoni vizitoni mjekun. Kollitje Një kollë mund të jetë tregues i diçkaje të thjeshtë, si një ftohje e zakonshme, por gjithashtu mund të jetë një simptomë e sëmundjeve kronike, prandaj ka rëndësi të dish të dallosh lloje të ndryshme…
Recep Tayyip Erdogan, presidenti turk si dhe shefi i OKB-së, Antonio Guterres ishin sot në Ukrainë, ku u takuan me presidentin Volodymyr Zelenskyy. “Ne shprehëm shqetësimin tonë për konfliktin e vazhdueshëm rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Ne nuk duam të përjetojmë një Çernobil të ri”, tha Erdogan në një konferencë shtypi pas një takimi trepalësh me Zelenskyn dhe Guterresin. Ata u takuan sot në qytetin Lviv për të diskutuar hapat që mund të ndërmerren për t’i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi përmes mjeteve diplomatike dhe për të mbajtur një mekanizëm të krijuar së fundmi për eksportin e grurit ukrainas në tregjet botërore.
Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të enjten Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun, pasi takimi mes palëve në Bruksel përfundoi pa rezultat. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha në konferencën e përditshme për shtyp se Uashingtoni po e ndjek me vëmendje dhe përparësi situatën. “Nga ajo që dimë është se bisedimet po vazhdojnë. Ne, në partneritet me BE-në po e ndjekim me kujdes dhe inkurajojmë të dyja palët që të shfrytëzojnë dialogun në mënyrë efektive dhe u sugjerojmë palëve që të vazhdojnë dialogun”, tha zoti Price. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit shtoi se Uashingtoni e përkrah…
Një shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në Pisa të Italisë, pas një konflikti me disa bashkëkombës të tij. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj dhe ndalimin e personave të përfshirë në përplasjen që solli një viktimë. Ende nuk dihet shkaku i përleshjes, as identiteti i viktimës.
Një 51-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shullaz. 51-vjeçari dyshohet se ka pësuar atak kardiak dhe për pasojë ka rënë në një kanal vaditës, ku edhe ka humbur jetën.
Fifi ka reaguar pas lajmit që qarkulloi në rrjetet sociale, ku u hodhën aludime se është ndarë nga Adisi. Ajo deklaroi se ata janë bashkë dhe të lumtur, duke mohuar zërat për krisje të marrëdhënies së tyre. Më pas ka reaguar edhe Adisi, duke postuar një foto të tyre me mbishkrimin “Unë veç kom me i knu dashnisë për ty…”
Kur udhëtoni në avion edhe nëse shihni një vend bosh, është më mirë të mos ndërroni vendet. Me siguri ju ka ndodhur të paktën një herë të shihni një vend të zbrazët, për shembull, pranë dritares, por stjuardesa nuk ju ka lejuar të ndërroni vendin. Arsyeja nuk është se ajo thjesht po tregohet e rreptë me ju, por diçka krejtësisht tjetër. Sipas pilotit amerikan, Darren Patterson shpërndarja e peshës së pasagjerëve është vendimtare edhe gjatë fluturimit, sepse ndikon në stabilitetin e aeroplanit. Kjo është veçanërisht e vërtetë për avionët më të vegjël. “Që avioni të qëndrojë në ekuilibër, nga momenti…
Petrit Vasili shprehet se vendimi për shitblerjen e pasaportave iu heq të drejtën shqiptarëve të lëvizin pa viza. Sipas tij, kryeministri Edi Rama po bën pazarin e radhës me pasaportat. Postimi: Shitblerja e pasaportave nga Rama ju heq te drejten shqiptareve te levizin pa viza. Ky sharlatani Rama me pazarin e pasaportave po ben çdo gje qe tu heqe te drejten e levizjes pa viza shqiptareve. Mire qe Liberalizimin e levizjes dhe heqjen e vizave per shqiptaret nuk e beri ky Rama se e beri Qeveria Meta Berisha. Ky Rama ishte kunder liberalizimit dhe paguante edhe eurodeputete, qe te votonin…
Një tjetër depo armësh e ushtrisë ruse është shkatërruar thuajse plotësisht, këtë herë brenda territorit rus. Shpërthimi ka ndodhur në fshatin Timonovo të rajonit të Belogrodot në Rusi, pranë kufirit me Ukrainën, ndërsa shkaqet nuk janë bërë të ditura. Kjo është depo e 6-të e madhe me municione ruse që hidhen në erë. Dy shpërthime të forta goditën pak ditë më parë Krimenë, ndërsa pamundësia e Ushtrisë ukrainase për të goditur me raketa me rreze të gjatë, ka nxitur spekulimet se shpërthimet mund të jenë kryer nga ekipe sabotatorësh. Ammunitions depot in #Belogrod #Russia explodes – currently conflicting reports as…