Author: tirana

Mohamed dhe Arash janë të parët që kanë mbërritur nga Afganistani në Shqipëri dhe janë vendosur në Shëngjin. Prej më shumë se 10 muajsh po mundohen të përshtaten me jetën në Shqipëri, ndonëse u është premtuar se nuk do të qëndrojnë gjatë. Mohamed është personazh i famshëm i komedisë në Afganistan. “Unë jam Mohamed dhe jam një komedian nga Afganistani. Kam punuar në disa emisione në televizionin kombëtar të Afganistanit . Kur talebanët sulmuan Afganistanin në gusht, ne po filmonin disa shfaqje dhe shumë nga kolegët e mi ishin të dëshpëruar, sepse u përhap lajmi që talebanët po sulmonin. Në…

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë. Burime bëjnë me dije se janë përplasur dy automjete. Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për viktima, ndërsa mjetet kanë marrë dëmtime të shumta si pasojë e përplasjes së fortë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Read More

Një tjetër ekzekutim mafioz ndodhi ditën e sotme në aksin Fier-Vlorë, ku u vranë Shpati Lena dhe Haki Xhezo, të cilët janë qëlluar brenda makinës së tyre nga një tjetër mjet në lëvizje. Gazetarja e kronikës Klodiana Lala duke folur në News 24 ka dhënë detaje të reja sa i përket ngjarjes. Sipas saj Shpati Lena dhe Haki Xhezo janë thirrur në një takim nga një person i tretë, dhe dyshohet se ky i fundit mund t’i ketë tradhtuar duke i lënë në dorë të ekzekutorëve. Nga ana tjetër një nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo e…

Read More

Janë të shumta gratë e moshuara nga Britania dhe Evropa të cilat shkojnë në Gambia në Afrikën Perëndimore për të kryer marrëdhënie seksuale me djem të rinj në këmbim të parave. Por autoritetet vendase kanë marrë vendimin që të “pastrojnë” reputacionin e vendit, duke shpresuar që turistët tashmë do të përqendrohen në disa nga atraksionet turistike, siç janë pasuritë e klasifikuara si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe kafshët e egra. Gambia ka 560 lloje zogjsh në hapësirën e saj. “Ajo që ne duam janë turistë cilësorë. Turistët që vijnë për të shijuar vendin dhe kulturën, por jo turistët…

Read More

Një artikull i gazetës britanike The Guardian ku vlerësohet turizmi në Shqipëri, natyra e mrekullueshme malore dhe plazhet me ujë të pastër në bregdet, ka ngjallur nostalgji për disa lexues britanikë, të cilët e kanë vizituar vendin tonë gjatë periudhës komuniste. The Guardian, ka vendosur të publikojë kujtimet e tyre gjatë vizitës në Shqipërinë e vitit 1972. Rrëfimi i Clive Downs nga Reading, Berkshire Artikulli për turizmin në Shqipëri në fund të viteve 1980 (12 gusht) më kujtoi paketat tona të pushimeve në fillim të viteve 70 atje. Me ardhjen me udhërrëfyes nga Jugosllavia e atëhershme, revista ime “The Guardian”…

Read More

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur një marrëveshje për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe gjatë raundit të ri të mbajtur më 18 gusht. Por, ai tha se palët janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet në ditët në vazhdim. “Nuk kemi një marrëveshje sot, por ky nuk është fundi i historisë. Të dy liderët janë pajtuar që procesi ka nevojë që të vazhdojë dhe se diskutimet do të rinisin në ditët në vijim. Ka ende kohë deri në shtator. Unë nuk heq dorë”, tha Borrell. “Nuk kemi një marrëveshje sot,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndau sot shkrimin e medias prestigjioze amerikane CNN e cila fton ndjekësit e vet të provojnë Ksamilin, Himarën, Dhërmiun, mes perlave të Evropës. Rama u shpreh se, ky është edhe sezoni turistik me mbulimin më të madh në mediet ndërkombëtare. “Edhe CNN fton ndjekësit e vet të provojnë Ksamilin, Himarën, Dhërmiun, mes perlave të Evropës. Ky është edhe sezoni turistik me mbulimin më të madh në mediet ndërkombëtare”, nënvizoi Rama. “Koha kur Shqipëria verore dilte tek-tuk në ndonjë media të huaj, si vend i mbushur me plehra i përket të kaluarës, tanimë kemi hyrë në një rrugë…

Read More

Edhe atentati i sotëm në autostradën Fier-Vlorë, ku u vranë me breshëri kallashnikovi në makinë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, është pasojë e vendimeve të dyshimta atë gjykatave. Shpati Lena, i cili dyshohet se ka qenë edhe objektivi kryesor i atentatit për shkak të të kaluarës së tij kriminale, është arrestuar për herë të fundit nga policia në 22 mars të vitit 2022, pra 5 muaj më parë, në zonën e Ujit të Ftohtë, me automjet të blinduar dhe armë. Tre ditë më vonë, gjyqtarja e Vlorës, Arbana Selmanaj, ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Shpati Lenës nga burgu, duke…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1661 testime, nga të cilat 547 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. “Në 24 orët e fundit janë kryer 1661 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 547 qytetarë, në këto bashki: 194 në Tiranë, 41 në Durrës, 31 në Fier, 23 në Vlorë, 19 në Sarandë, nga 17 qytetarë në Shkodër, Divjakë, 14 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Krujë, Kamëz,…

Read More

Nga Elkier Bushkolaj Ekzekutimet me pagesë të tipit mafioz, atentatet me tritol dhe shkëmbimi i zjarrit në zona të banuara kanë qenë kryefjalë e zhvillimeve të aktualitetit përgjatë këtyre 8 muajve të 2022, ku janë regjistruar 42 atentate dhe sulme me armë me një bilanc tragjik prej 24 të vdekurish dhe 23 të plagosurish. Ndër ngjarjet me të rënda janë vrasja e trefishtë në Fushë Krujë mesditën e 17 korrikut, ku u ekzekutuan Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklent Vata, ekzekutimi i dyfishtë në Vlorë paraditen e 18 gushtit ku vranë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, vrasja e efektivit të…

Read More

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, e ka gjetur veten mes polemikave. Shkak për këtë është bërë shpërndarja në rrjete sociale të disa materialeve të regjistruara në një festë private ku ajo shfaqet e shfrenuar në kërcime dhe këndime bashkë me personazhe të tjera publike. Marin, u kritikua nga disa parti të opozitës, me një prej politikanëve që kërkoi nga kryeministrja të kryente një test për drogë. Ajo u përgjigj duke mohuar të ketë marrë substance të paligjshme dhe tha se vetëm kishte konsumuar alkool dhe se kishte kërcyer në një mënyrë të zhurmshme. “Kërceva, këndova dhe festova, gjëra që janë…

Read More

Sali Berisha shkoi në Kashar për të dëgjuar shqetësimet e fermerëve të zonës, por u përball me ankesën e një ish-pronari. Por një prej pjesëmarrësve, i kujtoi Berishës përgjegjësinë e tij për ligjin e pronave 7501 që u përdor për të bërë rishpërndarjen e tokës së shtetëzuar nën regjimin komunist. “Më ka dhënë shteti 23 mije metra tokë bujqësore. Po kjo tokë nuk më ka dhënë dokumentet, as qeverisja jonë e PD, dhe është e grabitur sot në mbivendosje. Ne duhet t’i dalim Zot Shqipërisë zoti Berisha. Me ty në krye jam dakord të jesh kryeministër i ardhshëm por jo…

Read More