Shumica socialiste i ka gati ndryshimet e disa neneve në ligjin e dekriminalizimit përmes të cilave synohet ndalimi nga funksionet publike apo kandidimi për deputet i bashkëpunëtorëve të ish sigurimit të shtetit. Sipas draft-projektligjit i cili do të depozitohet në Kuvend në Shtator, në nenin 1 parashtrohet qëllimi dekriminalizimit, ndalimi mbajtjes të posteve publike krahas personave ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie ose janë dënuar me vendim jo përfundimtar për kryerjen të krimeve shkohet edhe ky paragraf. I njëjti ndryshim shtohet edhe në nenin dy të ligjit ku sanksionohet se ky ligj synon mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik…
Author: tirana
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i është drejtuar sot komunitetit të futbollit me një mesazh në prag të nisjes së sezonit të ri. Superiorja starton e para me sfidën e së premtes Kukësi-Tirana. Kreu i FSHF-së ka theksuar në fjalën e tij se ky sezon vjen me projekte konkrete dhe risi nga ana e institucionit që ai drejton. Duka veçoi mbështetjen e veçantë që do të ketë sektori i të rinjve, konkretisht me financim ‘cash’ për të rinjtë nga mosha 16 vjeç. Për përmirësimin e nivelit dhe masivitetin në futboll, FSHF do të vazhdojë të investojë në infrastrukturë. Sipas Dukës,…
Dy shtetas grekë dhe një shqiptar kanë rënë në prangat e policisë greke. Kjo pas zbulimit të një plantacioni me kanabis dhe armatimeve të tjera të rënda në Krapsit të Greqisë. Mediat greke raportojnë se pas hekurave përfunduan një 52-vjeçar dhe një 29-vjeçar grek dhe një shqiptar 50-vjeçar, ndaj të cilëve është ngritur akuza për kultivimin droge dhe shkeljet e legjislacionit për armët. Po ashtu policia sekuestroi 2 granata, 7 detonatorë dhe një fitil me djegie të ngadaltë, 3 bajoneta, 2 thika, 2961 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, 10 karikatorë dhe një shumë prej 1710 eurosh. Aktualisht policia greke vijon…
Mediet greke shkruajnë se dy gra shqiptare janë zënë me njëra-tjetrën në Selanik të Greqisë. Protothema.gr. raporton se një 27-vjeçare goditi me thikë bashkëkombësen, pasi sipas saj ajo frekuentohej me bashkëshortin e saj. Aktualisht e lënduara e cila ka marrë dy goditje në bark dhe një në krah, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autorja pritet të dalë para drejtësisë greke për t’u gjykuar.
Alketa Vejsiu ka ndarë me ndjekësit e saj një foto me djalin, Lionel. Një moment i këndshëm, ku duket sikur ai po e mban Vejsiun në krahë. Po aq special ishte edhe përshkrimi që Alketa i ka bërë fotos ku shkruan: “Çuni që do më mbajë në krah gjithë jetën.” Gjithsesi, moderatorja u kujdes që të mos e bënte publik imazhin djalit të saj, duke ia mbuluar fytyrën me një emoji. Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Alketa Vejsiu poston të birin në Instagram. Hera e parë ishte para një muaji, ku djali e kishte vizituar në puntatën…
Shefi i Organizimit i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka zbuluar në rubrikën “Opinion” hapat e radhës që do të ndjekë selia blu për t’u përballur me qeverinë e Edi Ramës. “Protestat do të jenë në të gjitha format në të gjithë vendin. Këtu nuk është çështja se ça do bëjë PD, por çfarë do bëjmë të gjithë bashkë. Cenimi i fjalës së lirë, zërit ndryshe, cenimi i xhepit të shqiptarëve. Çmimi i naftës vazhdon të rritet. Varfëria po tejkalon limitet. Rrogat dhe pensionet nuk rriten, rinia po ikën në emigrim sepse nuk shohin shpresë. Po ikin të rinjtë në me…
Një inspektim hapësinor nga dy kozmonautë rusë të mërkurën përfundoi papritur për shkak të një problemi me baterinë në kostumin e Oleg Artemyev, megjithëse në asnjë moment ai nuk ishte në ndonjë rrezik, thanë agjencitë hapësinore amerikane dhe ruse. “Oleg, duhet të kthehesh në bllokun e ajrit sa më shpejt të jetë e mundur,” urdhëruan kontrollorët e misionit rus me bazë në Tokë, më shumë se dy orë pas udhëtimit të tij jashtë Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). “Lini gjithçka dhe kthehuni”, iu tha disa herë, kozmonautëve nga baza. Urdhrat erdhën menjëherë pasi Artemyev raportoi lexime jonormale të tensionit për…
Dy avionë luftarakë rusë besohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze, tha ministria e mbrojtjes e Finlandës, pasi vendi nordik kërkon anëtarësimin në NATO pas luftës së Moskës kundër Ukrainës. “Dy avionë luftarakë rusë MIG-31 dyshohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze në Gjirin e Finlandës pranë Porvoo”, tha ministria në një deklaratë. Forcat Ajrore Finlandeze dërguan “një mision fluturimi operacional” për të identifikuar avionin, tha ajo, duke shtuar se Roja Kufitare Finlandeze kishte nisur “një hetim paraprak”. Incidenti ndodhi në orën 9:40 dhe zgjati rreth dy minuta ndërsa avionët fluturuan drejt perëndimit për rreth një kilometër, tha një zëdhënës…
Pothuajse të gjithë Android-ët mund të kenë një radio, por “Apple” e la jashtë iPhone-ve, edhe pse mund ta prezantonte me një lëvizje të thjeshtë. Arsyeja qëndron në mënyrën se si “Apple” zgjedh veçoritë e telefonave. “Apple” nuk pyet nëse mund të bëhet diçka, por pse duhet bërë. Pra, ai vlerësoi se përvoja e radios nuk i plotësonte standardet e saj. Disponueshmëria e stacioneve radio varet nga vendndodhja e përdoruesit dhe “Apple” nuk ka kontroll mbi cilësinë e marrjes së sinjalit. Për më tepër, shumica e stacioneve radio transmetojnë audio 128 kb/s, ndërsa “Apple Music” ofron 256 kb/s. Le të mos harrojmë…
Ish partneri i Kylie Jenner dhe Selena Gomez ndezën thashethemet për një romancë pasi u panë duke vizituar të njëjtin restorant në Los Angeles. Sipas mediave të huaja, dyshja u panë duka dalë veçmas në të njëjtën kohë ndërsa fansat nisën të spekulonin nëse diçka po ndodhte mes tyre. Sipas TMZ, Selena dhe Tyga mbërritën në “The Nice Guy” veç e veç, dhe më pas përfunduan duke u bashkuar në të njëjtën tryezë. Ndërsa situata mund të duket romantike, një burim thotë për HollywoodLife se nuk është kështu. “Kjo nuk është e vërtetë. Asgjë nuk po ndodh mes tyre”, konfirmon…
Në periudhën prej 17 qershorit, kur u regjistrua rasti i parë në Serbi, deri më 17 gusht 2022, janë konfirmuar 31 raste me linë së majmunëve. Të gjithë personat e infektuar janë meshkuj, të moshës 21 deri në 44 vjeç, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik në Serbi, më 18 gusht. Në Beograd janë regjistruar 27 nga 31 rastet me linë e majmunëve. Tre persona kanë pasur nevojë për trajtim spitalor, ndërsa pjesa tjetër janë trajtuar në shtëpi, shkruan REL. Në përgjithësi lia e majmunëve shkakton simptoma të lehta, përfshirë: ethe, dhimbje dhe puçrra në lëkurë të mbushura me qelb. Sipas…
Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, duke sqaruar se vrasja është kryer nga 18-vjeçari Horgito Peqini, ndërsa pjesëmarrës në konflikt kanë qenë 18-vjeçari Ejdin Dino (i arrestuar) dhe 33-vjeçari Klaudjan Sallufi, i cili është shpallur në kërkim nga policia së bashku me autorin e ngjarjes. Ndërkohë, mësohet se Horgito Peqini është nipi i Eduard Peqinit, personazhit të njohur si “Mandela i Elbasanit”, kreu i bandës më të rrezikshme të Elbasanit në vitin 1997. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit H. P., 18 vjeç, E. D., 18 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, janë konfliktuar fillimisht verbalisht me shtetasin M.…