Author: tirana

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se 18 gushti ka qenë ditë e vështirë në Bruksel, por do të përmbahet nga çdo koment. Ai i është referuar takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. Ndonëse kanë biseduar për disa orë, Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur marrëveshje për targat dhe dokumentet serbe. Përmes një video-mesazhi në Instagram, ai ka paralajmëruar se do të deklarohet në 48 orët e ardhshme. “Një ditë e vështirë është prapa nesh, ishte një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët dhe për mbarë vendin tonë, nuk mund të them se…

Read More

Ministrja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel, ka paralajmëruar sot shtetasit e huaj ( kriminelët dhe shkelësit e rregullave të emigracionit) se Qeveria britanike nuk do të pushojë derisa ata të largohen. Patel ka deklaruar se që nga fillim i vitit Britania ka dëbuar 1 mijë e 741 “shkelës” të huaj. “Pothuajse 1 mijë shqiptarë në total janë kthyer në vendin e tyre”, tha ajo. Sipas saj, fokusi i ripërtërirë në largimet, pjesë e Planit të Ri për Emigracionin, po përmbush angazhimin e qeverisë. Vetëm ditën e djeshme Patel ra dakord për një marrëveshje historike me Pakistanin, për…

Read More

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në Vlorë. Zjarri ka rënë në një apartament në katin e tetë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar autoritetet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Read More

Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Elbasan. Ish-presidenti deklaroi se zgjidhja e vetme për të dalë nga “mjerimi që ndodhet vendi” është referendumi. Afrimin e shtatorit, Meta e ka konsideruar si një pranverë për demokracinë dhe përmbysje të këtij regjimi.   “Afera e Portit të Durrësit tregon se shteti ka rënë. Dhe shumë afera të tjera. Zgjidhja nuk është llogaridhënia dhe as pendesa. Zgjidhja është eliminimi i pluralizmit politik, i opozitës dhe mediave të lira dhe të pavarura. Në mënyrë që të përjetësohet ky sistem anti kombëtar. Ndaj unë besoj shumë se të gjithë ne…

Read More

Janë bërë virale shumë momente ku duken artistët duke u përqafuar, flirtuar madje dhe puthur me përkrahësit e tyre të zjarrtë. Së fundmi ka qenë Elvana Gjata që na ka dhuruar një moment të tillë. Këngëtarja teksa po performonte këngën e saj “Puthe”, është afruar tek një fans duke i drejtuar faqen, në momentin që thotë “1,2,3 puthe”. Djali nuk e ka humbur rastin sigurisht, duke i dhuruar një puthje Elvanës. Më pas këngëtarja është larguar duke vazhduar performancën e saj elektrizuese.

Read More

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka reaguar për vrasjet e regjistruara së fundmi në vend, ku në vetëm 12 orë mbetën 4 viktima. Në një postim në “Facebook”, Bylykbashi shkruan se në Shqipëri sot nuk ka siguri publike, ndërsa shton se kjo e fundit dhe shteti janë dy drejtëza të kithëta që nuk kryqëzohen fare me njëra-tjetrën. Postimi i plotë: Pasiguria publike që ulëret Shteti dhe siguria publike janë dy drejtëza të kithëta, që sot në Shqipëri nuk kryqëzohen fare me njëra-tjetrën. 4 të vrarë në 12 orë. Vrasje, jo aksidente. Kryeministrit i interesojnë pronat dhe paraja publike, jo siguria publike. Çdo gjë publike që…

Read More

Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme për gjaprin që mbante si kafshë shtëpiake ka reaguar ashpër ndaj mediave që sipas saj po nxijnë punën e policisë së këtij qyteti. Reagimi i polices erdhi pas vrasjes së mbrëmjes së djeshme në Elbasan ku mbeti i vdekur 33-vjeçari Madrit Ulqinaku. Ndërkohë, pasi e vrau në mes të qytetit, autori i dyshuar i vrasjes, 18-vjeçari Horgito Peqini iku në drejtim të paditur duke mos u kapur nga policia. Policja e famshme thotë se ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorave Don Zhuanë”.…

Read More

Biznesmeni bullgar, Kiril Domunchiev la bakshish 60 mijë euro, pasi i pëlqeu shërbimi në një resort në ishullin grek Mykonos. Multimiliarderi dhe president i klubit të futbollit Ludogorets ndodhej në ishull për të kaluar një pjesë të pushimeve verore. Në festë ishin të ftuar 150 persona, të gjithë miq të biznesmenit, ndërsa performanca live e këngëtarit Antonis Remos tërhoqi vëmendjen e të ftuarve, madje dhe të vetë Domunchievit, duke lënë dhe një bakshish prej 60,000 euro.

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar sot nga Elbasani se shtatori do të jetë pranvera e demokracisë që do të sjellë shtim të aksionit të përbashkët opozitar. Meta u shpreh se e vetmja zgjidhje për situatën e krijuar në vend është referendumi duke shtuar se ora e drejtësisë ka ardhur. “Afera e Portit të Durrësit tregon se shteti ka rënë. Dhe shumë afera të tjera. Zgjidhja nuk është llogaridhënia dhe as pendesa. Zgjidhja është eliminimi i pluralizmit politik, i opozitës dhe mediave të lira dhe të pavarura. Në mënyrë që të përjetësohet ky sistem anti kombëtar. Ndaj…

Read More

Ish-lojtari i kombëtares italiane, Giorgio Chiellini u largua nga Juventusi pas 18 vitesh dhe u vendos te Los Angeles. Chiellini është një nga emrat më të mëdhenj që performon aktualisht në MLS dhe si i tillë shpesh merr ftesa për t’u shfaqur në emision. Prej vitesh ai njihej si një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe njihet edhe si një nga shakaxhinjtë më të mirë në mesin e futbollistëve. Kështu e bëri publikun të qeshë gjatë një paraqitje të fundit të ftuar në një podcast. Domethënë, drejtuesi i emisionit e pyeti nëse është e vërtetë që futbollistët falë…

Read More

Autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti ka rikujtuar ata që duan të jenë pjesë e këtij programi të aplikojnë. Muhameti ka paraqitur në Instastoryn e saj një shembull formulari për aplikim, dhe ndërkohë që e shfleton një nga pyetjet ka marrë vëmendje të madhe. “A je gati të bësh gjithçka për show,” është një ndër pikat e formularit që duhet plotësuar nëse don të bëhesh pjesë e Për’puthen. Kujtojmë që nuk kanë qenë të pakta rastet kur programi i dashurisë dhe veçanërisht Olsa Muhameti janë akuzuar për skenare të parapërgatitura, vetëm për të bërë show. I fundit që provoi diçka të…

Read More

Moti i keq në Itali ka prekur pjesën veriore dhe qendrore, ku shkaktoi edhe dy të vdekur në rajonin e Toskanës, si dhe dëme të mëdha. Një grua dhe një burrë u goditën nga trungjet e pemëve gjatë reshjeve në zonat Lucca dhe Carrara. Në Lucca tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një pjesë e çatisë së një shtëpie private është shkëputur dhe ka rënë në trotuar nga era e fortë. Në të gjithë rajonin e Toskanës ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike, ndërsa edhe në rajonin e Ligurias, në Genova, shpejtësia e erës i ka kaluar…

Read More