Ministrja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel, ka paralajmëruar sot shtetasit e huaj ( kriminelët dhe shkelësit e rregullave të emigracionit) se Qeveria britanike nuk do të pushojë derisa ata të largohen.
Patel ka deklaruar se që nga fillim i vitit Britania ka dëbuar 1 mijë e 741 “shkelës” të huaj.
“Pothuajse 1 mijë shqiptarë në total janë kthyer në vendin e tyre”, tha ajo.
Sipas saj, fokusi i ripërtërirë në largimet, pjesë e Planit të Ri për Emigracionin, po përmbush angazhimin e qeverisë.
Vetëm ditën e djeshme Patel ra dakord për një marrëveshje historike me Pakistanin, për të hequr shtetasit pakistanezë pa të drejtë ligjore që qëndrojnë në MB, duke përfshirë kriminelët, azilkërkuesit dhe shkelësit e imigracionit.
“Kjo punë tregon se ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të hequr ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu dhe jam krenar që kemi larguar pothuajse 1 mijë ‘shkelës të huaj’ shqiptarë deri më tani, përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në MB”.
Sipas saj, ky është vetëm fillimi.