Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në Vlorë. Zjarri ka rënë në një apartament në katin e tetë.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar autoritetet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.