Author: tirana

Gjatë takimit me fermerët këtë të enjte, kreu i PD-së Sali Berisha, e ka cilësuar Edi Ramën si kryeministrin më të dobët të Shqipërisë. Sipas tij, Rama vepron si Enver Hoxha dhe i bën thirrje bizneseve që të mbyllin aktivitetet dhe të ngrihen në grevë nëse po vuajnë për shkak të qeverisjes. “Ne duhet të ngrihemi. Unë e kuptoj sot janë me dhjetra mijëra biznese që po shkojnë drejt falimentimit. Ka vetëm një rrugë, mbyllje qepenash dhe grevë. Kjo qeveri është një qeveri e cila nuk i përfill qytetarët shqiptarë. Cilindo që të takosh, t’i pyesësh për ligjet që janë…

Read More

Parku i Liqenit të Farkës, i dyti më i madhi në Tiranë pas atij të Liqenit Artificial, i cili është kthyer në një atraksion të ri për turizmin në kryeqytet, do rivitalizohet përmes një projekti të ri transformimi nga Bashkia e Tiranës. Veç gjelbërimit dhe hapësirave çlodhëse e rekreative, projekti parashikon ndërtimin e një pistë vrapimi dhe korsie biçikletash që do të përshkojnë thuajse të gjithë vijën lineare buzë liqenit, duke e vënë kështu parkun në funksion edhe të aktiviteteve sportive. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar punimet që po kryhen, duke nënvizuar faktin se kjo hapësirë…

Read More

Kategoria Superiore ndez motorët këtë javë me superndeshjen Kukësi-Tirana. Një duel titulli pasi të dyja skuadrat kanë objektiva dhe ambicie maksimale këtë sezon. Tirana vjen si kampione në fuqi megjithatë sipas tekniku Orges Shehi, bardheblutë nuk do ta llogarisin këtë fakt por do të vlerësojnë çdo kundërshtar. Seferi mbetet në dilemë nëse do të jetë pjesë e skuadrës së Tiranës sezonin tjetër por sipas teknikut Orges Shehi, merkato e verës tek kryeqytetasit nuk është mbyllur ende. “Mos harrojmë që edhe ne kemi në gjirin tonë lojtare cilësorë që edhe mund të largohen. Taulantin e kemi këtu, por nuk dimë çfarë…

Read More

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, thotë se ky është sezon i përgjakur dhe sipas tij, shteti është dorëzuar përballë krimit. “Përgjegjësia kryesore për këtë situatë të kriminalizuar është e kryeministrit dhe e gjithë strukturës që nën drejtimin e tij është e përfshirë në botën e errët të krimit ose është e paaftë për të menaxhuar situatën e rënduar”. Postimi i plotë Dy vrasje brenda pak orësh dëshmojnë dhe njëherë se shteti është dorëzuar përballë krimit.Sezoni i përgjakur i kësaj vere, krimi që shëtit rrugëve i pashqetësuar e kanë bërë edhe më të vështirë jetën për qytetarët. Përgjegjësia kryesore për këtë situatë…

Read More

Ministrja e Arsimit, Evis Kushti thotë se praktika profesionale e kandidatëve për mësues shkurtohet nga 1 vit në 3 muaj. Përmes një postimi në Facebook, Kushi thekson se kjo do të shkurtojë kohën e pjesëmarrjes në portalin për punësimin si mësues. “Dëshiroj të informoj të gjithë studentët dhe të sapodiplomuarit për mësuesi se me Urdhër Nr. 437, datë 20.07.2022, me ndryshimet e reja në Rregulloren e Praktikës Profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit, periudha e praktikës pas studimeve master nuk do të zgjasë më 1 vit, por vetëm 3 muaj (një periudhë mësimore). Shkurtimi i kësaj periudhe vjen si…

Read More

Finalizohet nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare dhe Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Green mail 2”. Sillnin lëndë narkotike me postë, nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 2 pako me 5 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare dhe Prokurorinë e Tiranës,…

Read More

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, sot do të mbajë një vizitë zyrtare në Ukrainë. I shoqëruar nga delegacioni tij, Erdogan u nis me avionin presidencial drejt shtetit në luftë. Ai do të ndalojë në qytetin e Lviv, ku pritet të takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB Antonio Guterres dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Mediat turke thonë se gjatë vizitës së tij në Ukrainë, Erdogan do t’i propozojë presidentit Zelensky një takim me homologun rus Vladimir Putin. Në tryezë është edhe propozimi për një armëpushim pas marrëveshjes për zhbllokimin e grurit, të sigluar ne Stamboll mes Kievit dhe Moskës, me…

Read More

Napoli zyrtarizoi afrimin e sulmuesit Giovanni Simeone, i cili shkëlqeu sezonin e fundit me Hellas Verona në Serie A. Argjentinasi shënoi 17 gola në kampionatin italian dhe Napoli e kërkoi me ngulm, duke arritur edhe marrëveshjen. Verona do të marrë 3 milionë euro për huazimin, ndërsa Napoli do të jetë i detyruar ta blejë për 12 milionë euro.

Read More

Këngëtaret e njohura nga Kosova, Dafina Zeqiri dhe Orhidea Latifi e njohur me emrin e artit si Kida, u bënë bashkë këtë verë dhe sollën hitin “Luje belin”. Në një prej koncerteve të fundit, një video e tyre është bërë virale në rrjetet sociale. Dy artistet shihen teksa përqafohen me njëra-tjetrën, teksa Dafina nuk nguron t’i fërkojë edhe të pasmet Kidës.

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me fermerët këtë të enjte në Kashar, tha se fermat shqiptare do të vuajnë pasojat më të mëdha nga përfshirja e Shqipërisë në Ballkanin e Hapur. “Hapja e doganave në kuadër të “Ballkanit të Hapur” do të shënojë masivisht falimentimin e fermave tona. Vetëm brenda një viti janë rritur me 250% importet e prodhimeve bujqësore nga Serbia. Në një kohë kur subvencionet aktuale dhe në dekada për fermerët e ish-Jugosllavisë kanë qenë qindra herë më të mëdha se ato thërrimet që mund të kenë marrë fermerët shqiptarë”. Po ashtu Berisha tha…

Read More

Moderatorja Bora Zemani di si të marrë vëmendje me postimet e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka publikuar një video teksa ndodhet në aeroport, ndërsa në sfond dëgjohet një zë që thotë: “Kam 99 probleme por po i injoroj të gjitha dhe po hip në avion”. Por vëmendje ka marrë edhe seksioni i komenteve, ku përveç komplimenteve nga fansat, vihet re një koment i mikeshës së moderatores. “Vjen era tradhti”- thuhet në komentin e bërë në postimin e Borës, të cilit kjo e fundit i është përgjigjur duke shkruar: “Tradhtove ti që nuk na u bashkove! Mos vër…

Read More