Author: tirana

Në mbikalimin e Panajasë, në Vlorë, dy persona u ekzekutuan me breshëri plumbash, teksa ishin në lëvizje me makinë. Viktimat udhëtonin me një mjet tip “Ford”, dhe janë ndjekur nga autorët teksa kanë qenë në lëvizje. Atentati ka qenë i mirëorganizuar dhe është bërë nga tre persona, të cilët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash, mbi 60 të tillë. Dyshohet se autorët kanë qenë një në rolin e shoferit dhe dy në rolin e qitësit. Pak minuta pas ngjarjes, në afërsi të Levanit është gjetur…

Read More

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka dhe anëtari i Komitetit Organizator, Faik Basha, përmes një konference për mediat dhanë mbështetjen ndaj protestës së zhvilluar ditën e djeshme nga punonjësit e Policisë së Burgjeve. Basha si një ish-anëtar i trupës së policisë së Shtetit ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë të përmbushë kërkesat e protestuesve, që janë pagimi i orëve shtesë të punës dhe pajisja me uniforma të reja. “Partia e Lirisë mbështet protestën e policëve të burgjeve. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se në datën 1 korrik policët e burgjeve do të kishin paga…

Read More

Madrit Ulqinaku, baba i dy fëmijëve u vra mbrëmë në Elbasan nga 20-vjeçari me inicialet K.SH., sapo tentoi të hipte në makinën e tij pranë stadiumit. E gjitha ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, por familja Ulqinaku që humbi djalin mbrëmë, ka pësuar edhe një tragjedi 25 vite më parë. Në vitin 1997, Madrit Ulqinakut iu vra vëllai nga trazirat e asaj kohe. Autori i vrasjes së mbrëmshme, vetëm 20 vjeç ende vijon në arrati, pavarësisht se vrau një person në mes të Elbasanit. Policia thotë se po kreh zonën për kapjen e tij.

Read More

41-vjeçari Klodian Bakiaj humbi jetën nga godtija me xhikë. Mësohet se ky i fundit ka tentuar të parkojë mjetin përballë një hoteli në Sarandë, ku ishin të punësuar dy vëllezërit Xhanielo dhe Xhoi Tarja, 24 dhe 18-vjec. Fillimisht me Bakiajn është konfliktuar 18 vjeçari, verbalisht e më pas fizikisht. 24 vjeçari ka parë skenën ku i vëllai po zihej me grushte, dhe ka shkuar në kuzhinën e hotelit dhe ka marre një thikë dhe e goditi në zemër 41 vjeçarin. Dy vëllezërit kishin ardhur nga Laçi dhe punonin kamerierë tek hoteli në pronësi të burrit të vajzës së dajës së…

Read More

Këngëtari shumë i dashur nga rinia, Butrint Imeri, ka qenë mjaft i angazhuar gjatë kësaj vere me projekte muzikore dhe koncerte. Këngëtari ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, fotografi nga disa prej mbrëmjeve më të suksesshme të verës. Ai e nisi prezantimin e këtyre pamjeve me një postim të errët, mbi të cilin shkruhej “Vera 2022”. Më pas, i njëjti vendosi që të ironizojë me shprehjen e famshme të popullit, e cila citon: “Kjo dynja e askujt”. Butrinti eliminoi me vizë fjalën “dynja (botë)”, duke e zëvendësuar atë me fjalën “verë” dhe ka ironizuar me kolegët nga estrada,…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe deputet në qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi thekson se Shqipëria nuk ka qetësi nga vrasjet, dhe se kjo e fundit është muzika që shoqëron jetët tona. Nisur nga vrasja që ndodhi mbrëmë në Elbasan, deputeti shkruan në një postim në facebook se shoqëria jonë ka humbur ekuilibrat socialë dhe psikologjikë. Për të është koha për përmbysje dhe për të shembur rregjimin. “Nga banditizmi qeverisës që mbyt çdo qelizë jetëdhënëse në shoqëri, që PADREJTËSINË e ka ngritur në kult, që GRABITJEN e ka shndërruar në meritë, që pasurohet mbi vdekjen, mbi vuajtjen dhe mjerimin e njerëzve…

Read More

Shkencëtarët kanë dhënë alarmin: Shumë sëmundje bëhen më rezistente kur moti kalon në ekstreme si nxehtësia dhe përmbytjet. Imuniteti bie dhe sëmundjet përhapen më shpejt nëpër botë. Ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu favorizon shumë përhapjen dhe shpërthimin e sëmundjeve infektive. Në këtë përfundim kanë ardhur autorët e një studimi të Universitetit të Havajit, botuar në revistën shkencore “Nature”. “Ishte e tmerrshme të shikoje çfarë rreziku përbëjnë emisionet e dioksidit të karbonit për shëndetin,” thotë Camillo Mora, profesor në shkollën College for Social Science në Universitetin e Havajit dhe autori kryesor i studimit. Studiuesit panë gjatë vlerësimit të më…

Read More

Shoqëria jonë ka humbur ekuilibrat socialë dhe psikologjikë. Konflikt i çastit, thotë Policia e Shtetit për vrasjet e fundit që kanë tronditur vendin. Mbrëmë në Elbasan, një 20-vjeçar vrau një 33-vjeçar pas një sherri të çastit. Sipas uniformave blu, ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes Madrid Ulqinakut dhe një 20-vjeçari. Mësohet se 20-vjeçari K.Sh e ka qëlluar Ulqinakun me armë zjarri pasi doli nga lokali ku po pinte kafe. Ulqinaku nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Po mbrëmë edhe në Sarandë për një vend parkimi iku një jetë. 41-vjeçari Klodian Bakiaj u vra nga një kamarier 24…

Read More

Mbrëmë në Sarandë për një vend parkimi iku një jetë. 41-vjeçari Klodian Bakiaj u vra nga një kamarier 24 vjeçar nga Laçi, i cili i nguli thikën në zemër. Personi që mbeti i vdekur kishte parkuar makinën para restorantit ku punonte kamarieri laçian, por ka ndeshur në kundërshtimin e djaloshit të ri. Mëngjesin e sotëm Policia e Sarandën ka vënë në pranga pronarin e hotelit Genci Ahmeti, pasi tentoi që të fshihte ngjarjen. Po ashtu në pranga kanë rënë edhe autorët, vëllezër Xhanelo Taraj e Xhoi Taraj. Njoftimi i plotë nga Policia e Sarandës Goditën me thikë 41-vjeçarin, i cili…

Read More

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin nuk harron kurrë që krah postit, të shijojë jetën si të ishte një qytetare, edhe pse me pasoja. Por asaj i ka ardhur radha të përballet me reagimet në rritje, pas një video që po qarkullon në rrjet prej të mërkurës, ku shfaqet duke kërcyer e duke pirë alkool në një festë private me miqtë. Disa e kanë konsideruar sjelljen e kryeministres 36-vjeçare si të pahijshme për një udhëheqëse shteti, në një kohën kur Finlanda po përballet me çmimet në rritje dhe krizë të energjisë elektrike. Sanna Marin është kritikuar edhe një herë tjetër pasi…

Read More

Një mjek roje në spitalin e Bulqizës është vënë nën hetim. Një 74-vjeçare humbi jetë pas shpërthimit të bombulës së gazit në banesën e saj. Pas ngjarjes, policia ka vënë nën hetim mjekun roje S.L, pasi nuk ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen. Sipas policisë 74-vjeçarja është djegur aksidentalisht në banesën e saj, nga bombula e gazit që e përdorte për gatim. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin S.L, banues në Tiranë, mjek në Spitalin Rajonal Dibër, pasi më datë 11.08.2022, ky shtetas, gjatë kryerjes…

Read More

Shuhet në moshën 82-vjeçare pedagogu dhe personaliteti i Shkencave Veterinare në Shqipëri, Haxhi Aliko. Ish-ministri i Bujqësisë, Aliko ka pasur një karrierë të spikatur si në fushën akademike ashtu dhe në atë politike. Po ashtu, Aliko është angazhuar edhe në politike, ku është zgjedhur deputet, e më pas është emëruar ministër i Bujqësisë, në qeverinë e Bashkim Finos në vitin 1997. Jeta e profesor Haxhi Alikos ishte e lidhur ngushtë me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, në të cilin u shkollua dhe zhvilloi një karrierë të shkëlqyer akademike 35-vjeçare, duke e filluar si asistent lektor dhe duke vijuar si titullar i…

Read More