Prodhuesit dhe konsumatorët amerikanë tani kanë më shumë arsye për të përdorur panelet diellore për energji, pas miratimit të paketës së re ekonomike që synon të ulë inflacionin. Në këtë paketë ofrohen stimuj financiarë për zhvillimin e një industrie më të fuqishme në Amerikë për prodhimin e paneleve diellorë. Përveç kazinove, në Las Vegas ka më shumë se 300 ditë me diell në vit. Kjo ka një ndikim të madh tek faturat e energjisë për banorët. “Në një shtëpi si e jona, dykatëshe me pishinë, shpenzon 800-900 dollarë në muaj energji elektrike”, thotë Jason Livingston, banor në Las Vegas. Për të…
Author: tirana
A e dini sa shpesh duhen larë çarçafët? Një eksperte e lavanderisë ka zbuluar se fjetja në çarçafë të pistë mund të jetë e dëmshme për shëndetin. Mary Marlowe Leverette, duke folur për ATTN shpjegoi se: “Ne djersisim edhe gjatë gjumit dhe trupi lëshon vajra dhe sekrecione të ndryshme. Nëse çarçafët nuk lahen rregullisht, ato mund të kthehen në një burim infeksionesh, sidomos nëse keni ndonjë plagë ose gërvishtje në trup.” Sipas saj, pëlhurat janë në gjendje të transferojnë infeksione të ndryshme dhe mos larja e tyre shpesh bën që mikrobet e depozituara në to të kalojnë në jastëk e…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të statusi në “Facebook”, ka paralajmëruar protesta të fuqishme Sipas tij, këto protesta do të rrëzojnë qeverinë që “nuk dëgjon qytetarët të cilët po vidhen çdo ditë”. “Shqiptarët po vidhen papushim dhe pamëshirë. Është e qartë që çmimet do të bien, kur populli të ngrihet. Dhe populli do të ngrihet shumë shpejt në protesta të fuqishme”, shkruan Meta.
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka reaguar ndaj akuzave të ngritura ditët e fundit. Përmes një deklarate për mediat, OST sqaron se tenderi i hapur ka si objekt sigurimin e punonjësve të këtij institucioni në rast aksidentesh dhe dëmtimesh gjatë punës, dhe jo për kozmetikë estetike, ashtu sikundër është spekuluar ditët e fundit. DEKLARATË PËR MEDIA Procedura 130 mijë euro është për aksidentet dhe dëmtimet e punonjësve në punë dhe jo për kozmetikë estetike Nisur nga spekulimet disinformuese të ditëve të fundit, mbi një procedurë tenderimi të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sqarojmë opinionin publik se: OST ka hapur një…
Psikologët tregojnë se ka disa shenja të sigurta që tregojnë se partneri juaj ju përshtatet vërtet dhe se mund të krijoni një marrëdhënie të gjatë me të dhe të martoheni. 1. Arrin të pajtoheni shpejt Është shumë e vështirë të imagjinohet një marrëdhënie pa konflikt, por nuk është gjithmonë e lehtë të pajtohesh dhe të vazhdosh përpara. Një shenjë e sigurt që ju dhe personi “dëgjoni” njëri-tjetrin dhe, më e rëndësishmja, e kuptoni njëri-tjetrin, është aftësia për të gjetur shpejt një kompromis dhe pranim të shpejtë. Kur një person është shumë i përqendruar te vetja, e ka të vështirë të…
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul përgjatë lutjeve në mbrëmje më 17 gusht, kanë thënë dëshmitarët dhe zyrtarët. Policia afgane ka thënë se ka viktima, por ende nuk dihet numri i saktë. Një zyrtar i inteligjencës së talibanëve i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se 35 njerëz mund të jenë plagosur apo janë të vdekur, dhe se shifra mund të rritet edhe më shumë. Mediumi Al Jazeera ka cituar një zyrtar të paidentifikuar, i cili ka thënë se 20 persona kanë vdekur. Dëshmitarët i kanë thënë Reuters-it se shpërthimi i fuqishëm është…
Ka rënë në prangat e policisë një 65-vjeçar, pasi dyshohet se ka tentuar të fusë brenda institucionit të dënimit në Rrogozhinë lëndë narkotike. Ai së bashku me dy familjarë të tjerë M.Z dhe A.K është paraqitur në IEVP Rrogozhinë për të takuar shtetasin M.Z që vuan dënimin në këtë institucion. Gjatë kontrollit të ushtruar në një enë plastike me keçap dhe një enë plastike me majonezë u konstatuan 4 mbështjellëse me letër alumini në formë cilindrike brenda të cilave gjendej bimë me ngjyrë jeshile dyshuar si lëndë narkotike “canabis sativa”. Menjëherë kanë filluar veprimet e para proceduriale dhe bazuar në…
33-vjeçari Leli Alushaj u kthye në një ditë të zakonshme pune, në një hero. E diela e 14 gushtit ishte një ditë normale pune. Ishte njoftuar nga pronari i lokalit ku punon prej 9 vitesh si kamerier për mbërritjen e 30 turistëve spanjollë. “Një zonjë nuk po ndihej mirë në ato momente. E pashë që diçka nuk shkonte dhe ndërhyra menjëherë për të dhënë ndihmën e parë. Të gjithë njerëzit që u ndodhën aty pranë u hutuan komplet”, tregon Alushaj. Turistja nga Spanja ia ka shprehur mirënjohjen. “Më ka bërë ftesë. Më tha që ke shtëpinë tënde në Spanjë, mund…
Një argjendari në Lezhë është grabitur nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 20:45 në qendër të Lezhës. Mësohet se grabitja ka ndodhur 100 metra larg komisariatit të policisë. Grabitësi arriti të merrte disa sende me vlerë nga argjendaria. Gjatë gjithë ngjarjes ai mbante skafandë gjë që e vështirëson identifikimin e tij. Grabitësi është përleshur me pronarin e biznesit.
Xhanelo Tarja është 24-vjeçari nga Laçi që vrau një person në Sarandë pas sherrit për parkimin. I riu është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi qëlloi me thikë Klodian Bakiaj, banues në Tepelenë. Mësohet se Klodian Bakiaj, i cili mbeti i vdekur pasi mori dy goditje me thikë në kraharor, kishte parkuar para restorantit ku punonte Xhanelo Tarja. 24-vjeçari që punonte si kamarier në restorant nisi të debatonte me viktimën për lirimin e vendit të parkimit. Pas konfliktit ai e goditi dy herë me thikë. Vrasja ka ndodhur brenda ambienteve të hotelit në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Informacioni se Florenc Çapja është kthyer nga Dubai në vendlindje i ka çuar forcat RENEA në qytetin ku dhe jeton 40-vjeçari. Ata kanë nisur kontrolle për gjetjen e Çapjas e të babait të tij, Fejzullah Çapja që sot u shpall në kërkim nga policia e Shtetit. Ai dyshohet se po përgatitej të kryente një vrasje. Organi i akuzës arriti në këtë përfundim pasi në servisin e tij në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu” i është gjetur një makinë e llojit “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019. Brenda automjetit u gjetën…
Me daljen e fundit publike, Rihanna është bërë virale dhe ka krijuar një trend, duke kënaqur të gjithë të apasionuarit pas modës. Gjatë një darke në një restorant italian, në Nju Jork, ajo u shfaq e veshur me një fund xhins të shkurtër, me një bluzë të bardhë, ndërsa vëmendjen kanë tërhequr çizmet me të cilat këngëtarja kombinoi veshjen. Rihanna ka kompletuar veshjen me një palë çizme të gjera dhe të gjata mbi gjurin nga koleksioni Y/Project pranverë-verë 2023. Ky stil është komentuar shumë në rrjet, pasi ktheu në trend një palë çizme të frymëzuara nga moda e meshkujve të…