Sali Berisha përshëndeti takimet e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha tha se këto tani janë të një rëndësie të lartë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. “Sot, Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, z. Jens Stoltenberg priti në takime të veçanta në selinë e Nato-s Kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. Këto takime u zhvilluan pas tensioneve në veriun e Kosovës nga kërcënimet dhe veprimet destabilizuese të Beogradit, përqendrimit të trupave ushtarakë të Serbisë në…
Author: tirana
Një video nga Spanja po bën xhiron në internet. Një zjarr është përhapur në veriperëndim të vendit, ku shihen flakët që i janë afruar trenit me njerëz. Ngjarja ka ndodhur në Valencia, ku drejtuesi i trenit u ka kërkuar pasagjerëve të qëndrojnë në vendet e tyre duke u kthyer mbrapsht. Shumë u kapën nga paniku, ndërsa disa filluan të thyejnë xhamat dhe të vrapojnë. Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë, në tentativë për t’u arratisur. Treni ia doli të largohet nga vendi i zjarrit dhe pasagjerët që mbetën brenda trenit nuk janë lënduar.…
Mediat botuani të martën një lajm se Monika Kryemadhi kishte shapka me vlerë 480 dollarë. Artikulli u bazua në një foto të publikuar nga vetë ish-kryetarja e LSI-së më 9 gusht, ku bie në sy modeli i shapkave. Nga një kërkim i thjesht në Google, shapkat e veshura nga Monika Kryemadhi rezultojnë të markës ‘Valentino’ dhe kushtojnë 480 dollarë. Referuar shkrimeve, deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar sot. “Një palë shapka 480 dollarë?! 480 dollarë?! 480 dollarë sa bëjnë? Sa litra naftë bëjnë 480 dollarë?!”, shkruan Braçe.
Në datat 18 – 25 Gusht 2022 do të mbahet pelegrinazhi në Malin e Tomorrit në Berat. Nisur nga kjo ngjarje, policia ka marrë masat për qarkullimin normal të automjeteve dhe të këmbësorëve. Konkretisht, në terren do të jenë 185 efektivë me rreth 42 mjete, të cilat do të mbështeten nga shërbimet e Repartit të FNSH-Fier, si dhe nga Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore, të cilat do të mbikëqyrin 24 orë dhe do të menaxhojnë çdo situatë të krijuar në akset rrugore, si dhe në ambientet rreth teqesë në Kulmak, ku dhe do të kryhen ritet fetare. Për zbatimin e…
Klodian Bakiaj është personi që ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin e Sarandës si pasojë e një konflikti të çastit që ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Shkak i sherrit ka qenë një vend parkimi pranë një hoteli në qytetin bregdetar. Sarandë/ Infromacion shtesë nga Policia “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas, si pasojë e dëmtimeve me mjete prerëse ka ndërruar jetë, në spitalin e Sarandës, ju informojmë se: Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit…
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim është takuar në ambasadën amerikane me vëllezërit Artan dhe Arnold Balla të cilët morën vëmendjen e të gjithëve me performancën në “American Got Talent”. Kim shprehet se si miliona njerëz kudo në botë edhe ambasada amerikane bën tifo për vëllezërit Balla, që t’u tregojnë të gjithëve se Shqipëria ka talent. “Ishte kënaqësi të takohesha me vëllezërit Balla, të cilët kanë magjepsur botën me talentin e tyre! Artan dhe Arnold Balla erdhën në Ambasadën Amerikane sot për të marrë vizat e tyre, që të shkojnë në Hollywood dhe të konkurojnë në Amerika Ka Talent.…
Dashi: Ka shumë mundësi në këtë periudhë. Por jo, jo mundësi pune. Keni mundësi dashurie. Duhet të filloni të hapni sytë nëse vërtet dëshironi që të keni dikë pranë jush. Demi: Po i merrni gjërat si të mirëqena, por në realitet ato nuk janë. Mundohuni të sqaroni dhe kthjellonu mendimet tuaja, mund të ketë gjëra të pazgjidhura ende. Binjakët: Duhet të filloni të dëgjoni më shumë, pa gjykuar. Vetëm kështu do të shmangni të gjitha streset dhe gërricjet që keni me partnerin/en. Gaforrja: Ka shumë gjëra që nuk i keni zgjidhur dhe kjo ndonjëherë ju çon paksa në krizë. Mendoni…
Policia e Shtetit në bashkëpunim me postën Shqiptare dhe autoritetet angleze goditën një rast të shitjes së kanabisit. Një 16-vjeçar me inicialet D.SH., është kapur nga policia, e cila qëndroi në pritje të të dyshuarit derisa ai u paraqit në postë për të marrë pakot. Autoritetet angleze bashkëpunuan me Policinë e Shtetit dhe arritën të identifikonin dhe kapnin 16-vjeçarin, që do të merrte dy pako me kanabis të cilësisë së lartë, nga shteti anglez.
Nga Preç Zogaj Për të shkuar në bregdetin jonian të Shqipërisë nuk ka më një e dy, por një hartë rrugësh me akse dhe degëzime të shumta. Bypass-i i ri i Vlorës, kalimi përmes fshatrave të hinterlandit të krahut verior që përfundon në Qeparo, rruga e re Kardhiq-Delvinë që shkurton me rreth 45 minuta shkuarjen në Sarandë-të gjithë këto dhe segmente të tjerë më të vegjël e kanë bërë më të shpejtë e më komod udhëtimin me makinë drejt Rivierës së Bregut, destinacioni turistik nga më të mrekullueshmit që ka Shqipëria, drejt Sarandës që nuk është më e largët, drejt…
Mes mijëra turistëve që kanë vizituar vendin tonë këtë verë ishte edhe një turist i veçantë. Thair Abud është inxhinier austriak që ka vendosur të vizitojë botën me këmbë. Thair Abud ka nisur maratonën e tij që nga prilli i vitit 2018-s. Synimi i tij është të përshkojë më këmbë distancën që bashkon dy hemisferat. Në prill të 2018-s u nis nga Nordkapp në Norvegji për të shkuar në Cape Town në Afrikën e Jugut. Pjesë e rrugëtimit të tij këtë vit ishte Shqipëria, ku për 2 muaj ai ka përshkuar rreth 800 km nga Veriu në Jug. Për Euronews…
Rritet sërish çmimi i naftës. Sipas Bordit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër. Kurse benzina është ulur me 1 lek. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN do të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër. Kurse çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66…
Një turist i huaj ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës këtë të mërkurë. Policia tha se një 33-vjeçar nga Italia, rreth orës 16:30, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore. Më pas ai ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.