Author: tirana

Një 5-vjeçar ka ndërruar jetë në një spital në Spartë të Greqisë. Sipas medieve helene, fëmija ishte zgjuar sot rreth orës 07:00 me dhimbje të forta koke. Ndërsa pak më vonë e ëma vuri re se fëmija po nxirrte shkumë nga goja. Për rrjedhojë ajo e çoi menjëherë në spital. Por për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 5-vjeçari vdiq sot rreth orës 9 të mëngjesit.

Read More

Duke u nisur nga fakti që njerëzit filluan të shpërndanin në Facebook, statuse që pretendonin se të dhënat dhe të gjitha mesazhet do të bëheshin publike, vitin e kaluar “Meta” u tha përdoruesve se do të kishin një mundësi që mesazhet e tyre të ishin tërësisht private, sipas CNN. Pra të mos jenë të arritshëm as nga vetë punonjësit e “Facebook”, por kjo gjë nuk u realizua madje u shty, sipas tyre deri në vitin 2023. Vonesa u vu sërish në qendër të vëmendjes së re këtë javë pasi u publikua lajmi se mesazhet në Facebook të dërguara përmes Messenger dhe…

Read More

Liz Truss ruan një epërsi në dukje të padiskutueshme në garën për të qenë kryeministrja e ardhshme. Një sondazh iri tregon se ajo renditet 32 pikë përpara Rishi Sunak në mesin e anëtarëve konservatorë. Ndërsa fushata e tij lëkundet, ish-kancelari e përshkallëzoi sulmin e tij ndaj Truss mbrëmë duke paralajmëruar se planet e saj për të trajtuar krizën e kostos së jetesës do të çonin që miliona njerëz “të përfundonin në varfëri”. Dy kandidatët për të pasuar Boris Johnson do të përplasen sërish sot në një takim në Belfast. Mbrëmë Truss, sekretari i jashtëm, ndërmori hapin e parë drejt veprimit…

Read More

Një astrogfar amerikan, Andrew McCarthy ka arritur të kapë një imazh mbresëlënës të Saturnit duke u ngjitur në çatinë e një parkingu. “Fotografia është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga çatia e një parkingu në Kaliforninë Jugore”, tha McCarthy. Astrofotografi i njohur ndërkombëtarisht, ndau këtë imazh të bukur të Saturnit me mbi 550 mijë ndjekësit e tij në Instagram dhe 95 mijë ndjekësit e Twitter-it duke marrë mijëra pëlqime dhe komente. Thjerrëza e McCarthy arriti të kapte tërësinë e formës së “planetit të unazave”, siç quhet shpesh Saturni, duke i dhënë imazhin që të gjithë kemi…

Read More

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Autoriteti për Informim i Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, të cilat janë pjesë e një dosje ku bëhet fjalë mbi historinë e rrallë dhe të panjohur të Ilia Lekës me origjina nga fshati Glinë i minoritetit grek të Gjirokastrës, familja e të cilit nga viti 1945-së jetonte në internim në fshatrat e Myzeqesë dhe babai i tij, Theodhoriu, ishte arrestuar që në vitin 1951 dhe vuante dënimin në kampe dhe burgje, i akuzuar si “agjent i Zbulimit Grek”. Përpjekjet e Sigurimit…

Read More

Humbje e rëndë për kundërshtaren e Donald Trumpit, Liz Cheney: Në zgjedhjet paraprake ajo humbet para rivales Harriet Hageman. Kritikja më e shquar brenda partisë republikane e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Liz Cheney, nuk do të jetë më anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve. Republikanja humbi zgjedhjet paraprake për kandidate në shtetin e saj të Wyoming nga kundërshtarja brenda partisë Harriet Hageman. Hageman do të jetë kandidate e republikanëve në zonën elektorale të Wyoming në zgjedhjet e Kongresit të nëntorit. Kandidatja Harriet Hageman, e mbështetur nga ish-Presidenti Donald Trump, hyri në zgjedhjet paraprake me një avantazh të qartë. Në sondazhet e…

Read More

Një 38-vjeçar është arrestuar në Tepelenë, pasi ka goditur punonjësit e policisë, të cilët ndaluan mjetin e tij për kontroll. “U kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe goditi punonjësit e Policisë gjatë intervistimit, vihet në pranga 38-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”, Tepelenë, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 38-vjeçari gjatë intervistimit, ka ofenduar dhe ka goditur për shkak…

Read More

Akuzat e hedhura ndaj Rusisë për krime lufte kanë qenë të shumta që prej fillimit të luftës, por së fundmi këto krime po pranohen nga ushtarë rusë të penduar që po kërkojnë dorëheqjen. Reagimi ka ardhur nga një ushtar i ri, i cili ka rrëfyer hapur se si qëlloi për vdekje civilët dhe plaçkiti pasuritë e tyre ndërsa trupat e Vladimir Putin-it pushtonin Ukrainën. Ai tregoi gjithashtu se si komandantët e tij të fushëbetejës e urdhëruan atë dhe të tjerët të masakrojnë ukrainasit e pafajshëm dhe të plaçkitnin pasurinë e tyre. Daniil Frolkin, 21 vjeç, një ushtar rus, i cili kaloi…

Read More

Dy vite pas riatdhesimit të saj nga Siria, Floresha Rasha ka vendosur që të flasë dhe të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare. Dëshmitë e saj konsiderohen si pikë kyçe për hetimet e SPAK, për të zbardhur mënyrën se si rekrutohen dhe dërgohen shqiptarët drejt Sirisë, ku i bashkohen luftëtarëve të ISIS. Floresha Rasha, e veja e Lavdërim Muhaxherit, i njohur si ‘Kasapi i Kaçanikut’ ka rrëfyer dramat e përjetuara nga ajo dhe familje të tjera shqiptare, raporton BW. Pasi qëndroi për gati 2 vite në një qendër në Durrës, Floresha dhe 3 fëmijët e saj të mitur janë transferuar në një…

Read More

Ish-Presidenti Rexhep Meidani feston sot 78-vjetorin e lindjes. Ai u lind në vitin 1944. Detyra më e lartë që ka ushtruar është ajo e Presidentit të Republikës së Shqipërisë (1997–2002), në kryerjen e së cilës u shqua për ekuilibër. Në jetën profesionale si fizikan ai ka fituar të gjitha gradat shkencore dhe titujt akademikë, që nga doktorata tek titujt “profesor” dhe “akademik”. Meidani kreu shkollën e mesme dhe studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës (1966). U emërua pedagog në katedrën e fizikës në Universitetin e Tiranës (1966). Kreu studimet pasuniversitare në Francë, në Universitetin…

Read More

Drejtoria e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor materialet e arrestimit në flagrancë të shtetasit K.D., 33 vjeç, me detyrë punonjës civil me pozicionin Specialist në Sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi në datë 16.08.2022, është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor në rrugën “Sulejman Delvina” ndërsa drejtonte mjetin tip “Mercedes Benz” nën efektin e pijeve alkoolike. Veprimet proceduriale u referuan për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe “Dëmtim e shkatërrim…

Read More

Ilir Meta ka lëshuar një akuzë të fortë për kryeministrin Edi Rama. Në konferencën me gazetarët këtë të mërkurë në selinë e Partisë së Lirisë, Meta nënvizoi se kreu i qeverisë në momentin që vihet nën presion për zbulimin e një afere korruptive, nxit grupet kriminale që të kryejnë vrasje e akte. E gjitha kjo sipas Metës bëhet për të evituar që vëmendja të fokusohet tek korrupsioni i Edi Ramës dhe që kronika e zezë të jetë në faqe të parë të të gjitha mediave. “Në bashkëpunim me grupet kriminale, kur ka ngjarje, kur dalin gjëra në lidhje me korrupsionin.…

Read More