Author: tirana

Një në 3 mjete gjatë kontrollit teknik ngelin për shkak të problemeve me sistemin e frenimit, drejtimit apo tymrave që lëshojnë. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor vetëm në 7 muaj e parë të këtij viti janë paraqitur për kontrollin teknik 205 mijë mjete dhe prej tyre afro 30 % kanë ngelur. Shifrat zyrtare nga Drejtoria e Transportit Rrugor tregojnë se afro 62 mijë mjete kanë ngelur për shkak të problemeve të ndryshme. Mangësitë vizuale dhe funksionale janë arsyet kryesore të ngeljes së mjeteve në 49 % të rasteve, e ndjekur nga problemet e shkarkimit të…

Read More

Ministrit të Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës, Liburn Aliut i është vjedhur mbrëmë makina zyrtare model Audi A3. Ministri është pyetur paraditen e kësaj të mërkure në Polici, po ashtu dhe shoferi i tij, i cili ka thënë se mjeti ka qenë i parkuar në ambientet e Ministrisë. Zyrtarët policorë kanë insistuar që ai të jepte deklaratë për vjedhjen e makinës zyrtare, sepse fillimisht çështjen ia kishte deleguar shërbimeve që merren me sigurinë e tij. Mediat në Kosovë shkruajnë se sot në mëngjes është paraqitur vetë në polici shoferi i ministrit Liburn Aliu, shtetasi me inicialet P. Th., i cili…

Read More

Pas trazirave në Veri të Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleanca ka shtuar forca të saj të sigurisë në Kosovë. Në përfundim të takimit me Presidentin serb Vuçiç, Stoltenberg theksoi se forcat e KFOR-it do të veprojnë nëse do të jetë e nevojshme. “Ne kemi forcat gati dhe do veprojmë atëherë kur do jetë e nevojshme. E kemi shtuar praninë tonë në Veri. Jam informuar në detaje se si është vendosja e tyre. Lëvizja jonë do të reflektojë nevojën dhe sfidën që mund të na paraqiten në terren. KFOR punon edhe me aktorë të…

Read More

Një 27-vjeçar e përndoqi ish të dashurën e tij përmbi një vit, jo vetëm duke e kërcënuar, por njëherazi edhe duke i dërguar dhurata e lule me shpresën se duke u sjellë mirë, ajo do ndërronte mendim. E reja, me iniciale V.Y. kallëzoi në policinë e Tiranës se jeta e saj u vështirësua nga mesazhet e herëpashershme në të cilat J.M., e pyeste vazhdimisht se si ishte dhe se si po i shkonte jeta. E bindur se realisht pas interesimit ish i dashuri nuk po bënte gjë tjetër përveç se po e përndiqte, ajo shkoi në polici dhe rrëfeu historinë…

Read More

Të gjitha udhëzimet e deritanishme në fuqi, nga ndalimi i përdorimit të telefonave celularë në shkolla e deri te masat për kufizimin e braktisjes së shkollës janë përmbledhur në një paketë të vetme. Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit në bashkëpunim me atë të Financave që menaxhon arsimin profesional kanë hartuar një udhëzim të përbashkët për veprimtarinë në shkolla, të cilat duhet t’i zbatojnë të gjitha institucionet e arsimit 9-vjeçar e të mesëm përgjatë 2022-2023. RREGULLAT Ndonëse ka katër vjet që përdorimi i celularëve është bërë i ndaluar, qoftë nga nxënës edhe mësues në…

Read More

Një automjet tip “Benz Cls” ka përplasur dy turistë, të cilët po lëviznin me motor. Sipas raportimeve nga vendngjarja, gjendja shëndetësore e turisëve është e rëndë. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim lidhur me ngjarjen. Ndërkohë, turistët janë dërguar në spital me ambulancë.

Read More

Shkodra po përballet me një situatë kaotike në pastrimin e qytetit. Pirgje mbeturinash shfaqen në të gjitha rrugët e kryeqendrës së veriut. Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni i ka kërkuar bashkisë që të marrë masa të menjëhershme. Në këtë situatë të paprecedentë, Bashkisë së Shkodrës i është lënë afat 24 ore për zgjidhjen e problemit, e cila vjen ne kulmin e sezonit turistik. Ndërsa bashkia e Shkodrës pranon se shkak për këtë situatë është bërë përfundimi i kontratës me firmën e pastrimit, ndërsa pritet zgjidhja deri në lidhjen e një kontrate të re për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Read More

Policia Shqiptare dhe Shërbimi Informativ janë përfshirë në një hetim të përbashkët për gjetjen e Ervis Martinaj, për të cilin një javë më parë xhaxhai i tij e denoncoi si person që ka humbur kontaktet me familjarët. Në qytetin e Shkodrës, Laçit, Vlorës, Durrësit e Tiranës janë kryer mbi dhjetëra kontrolle, por në bazat e dyshimta nuk është gjetur asnjë gjurmë e Martinajt e as e ndonjë pjesëtari të grupit të tij. Ndër pistat e hetimit është ajo e rrëmbimit të personit nga grupet rivale kriminale të Ervis Martinaj, i njohur edhe si biznesmeni i lojërave të fatit.

Read More

Partia Socialiste kërkon rivlerësim të certifikatave të pastërtisë ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike zyrtare hapjen e të gjitha dosjeve me përjashtim të atyre që cënojnë sigurinë kombëtare. Në propozimet e dy forcave politike Simo Mirakaj dhe Nebil Çika të cilët janë angazhuar ndër vite në këtë çështje kanë rezervat e tyre. “Të bëhet një lustracion dhe një dekomunistizim i Shqipërisë, por jo i një pjesë siç duan këta. Në qoftë se bëjnë vetëm bashkëpunëtorët dhe mbrojnë punëtorët e partisë ku farkëtohëj lufta e klasave dhe për pasojë erdhi i gjithë ai krim në ndodhi në Shqipëri e kanë kot”,…

Read More

Kroacia e re, alternativa e Greqisë apo sekreti i fundit i Evropës janë disa nga epitetet me të cilat po fillon të njihet një nga zonat më pak të vizituara të Mesdheut, Shqipëria, shkruan sot Irene Martel për një nga gazetat e njohura spanjolle ”El Debate”. “Plazhet si në parajsë, pyje magjepsës dhe perëndimet të flakëruara janë disa nga gjërat e shumta që mund të shijoni në një destinacion që ka filluar të bëhet modë. Dhe po flasim për Shqipërinë. E vendosur midis Malit të Zi dhe Greqisë, Shqipëria ka më shumë se 300 kilometra vijë bregdetare në shkëmbinjtë e…

Read More

Edna dhe Simon Martin festoi përvjetorin e 17-të të martesës, pavarësisht se kanë një diferencë prej 40 vjetësh në moshë. Edna, 87 dhe Martin, 47 vjeç, u njohën kur ajo ishte 69 vjeçe dhe ai 31 në në koncert, një dashuri me shikim të parë. Çiftit nuk i intereson aspak mendimi i të tjerëve, ndërsa në këtë përvjetor kanë festuar jashtë dhe kanë shkëmbyer dhurata. Ata thonë se sekreti i një martese të lumtur janë aventurat. “Ne dalim ende bashkë dhe ecim për dore në karrocat tona sepse të dy kemi probleme me lëvizjen. Madje kemi frymëzuar njerëz të tjerë…

Read More

Izraeli dhe Turqia kanë rivendosur plotësisht marrëdhëniet e tyre diplomatike, duke kthyer ambasadorët dhe konsujt në të dyja vendet pas përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe, sipas një njoftimi të zyrës së kryeministrit Yair Lapid, shkruan Reuters. “Përmirësimi i marrëdhënieve do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve midis dy popujve, zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe kulturore dhe forcimin e stabilitetit rajonal”, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Kryeministrit izraelit. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha pas njoftimit të Izraelit se, pavarësisht rivendosjes së plotë të marrëdhënieve turko-izraelite, Turqia nuk do të braktisë kauzën palestineze. Izraeli dhe Turqia tërhoqën në…

Read More