Shkodra po përballet me një situatë kaotike në pastrimin e qytetit.
Pirgje mbeturinash shfaqen në të gjitha rrugët e kryeqendrës së veriut.
Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni i ka kërkuar bashkisë që të marrë masa të menjëhershme.
Në këtë situatë të paprecedentë, Bashkisë së Shkodrës i është lënë afat 24 ore për zgjidhjen e problemit, e cila vjen ne kulmin e sezonit turistik.
Ndërsa bashkia e Shkodrës pranon se shkak për këtë situatë është bërë përfundimi i kontratës me firmën e pastrimit, ndërsa pritet zgjidhja deri në lidhjen e një kontrate të re për menaxhimin e mbetjeve urbane.
