Insider përpiloi një listë me gjashtë qytete ku mund të jetoni rehat me 1000 dollarë në muaj , duke përdorur të dhënat nga faqja e krahasimit Numbeo, e cila ofron një përmbledhje të kostos së jetesës në qytetet kryesore anembanë botës. Buenos Aires, Argjentinë Buenos Aires, kryeqyteti i Argjentinës, ofron ushqim të jashtëzakonshëm, jetë nate të gjallë dhe kënaqësi të panumërta kulturore. Dhe është gjithashtu një nga vendet më të lira në listë, me një apartament në qendër të qytetit dhe shpenzimet e jetesës që vijnë në rreth 730 dollarë në muaj. Santiago, Kili Santiago ofron pamje panoramike të jashtëzakonshme…
Author: tirana
“Vdekja është sigurisht një kalim i vështirë në jetë. Të gjithë ne duhet të shkojmë atje, por nuk është e lehtë. Por është pikërisht ky kalim që mbyll kohën e pasigurisë. Sepse bukuria e jetës, e cila nuk skadon më, argëtimi fillon pikërisht atëherë.” Kështu u shpreh Papa Françesku gjatë një komunikimi me audiencën e përgjithshme. “Ky njerëzim, i cili me gjithë përparimin na duket si një adoleshent i lindur dje, a do të jetë në gjendje të rifitojë hirin e një pleqërie që mban të qëndrueshme horizontin e destinacionit tonë?”, pyeti Papa, shkruan Ansa. “Dëshmia e të moshuarve, shtoi…
Kultura e mbajtjes pastër të mjedisit ende nuk është në nivelet që duhet. Në faqen e vet në facebook Autoriteti Rrugor publikoi pamje të hedhjes në pushimet e akseve kombëtare dhe në anë të rrugeve të tjera, të mbeturinave të shumta deri orendi shtëpiake si divanët e prishur dhe karriget. ARRSH kërkon kujdes dhe apelon qytetaret dhe drejtuesve të mjeteve që të mbajnë pastër mjedisin. “Gjatë punës për mirëmbajtjen rutinë u konstatua se në shesh pushimet e akseve nacionale ishin hedhur mbeturina të shumta deri në orendi të vjetra shtëpiake. Autoriteti Rrugor Shqiptar ju bën apel të gjithë përdoruesve të…
Floresha Rasha një prej grave që u riatdhesua nga kampi Al Hol në Siri ka pranuar të bashkëpunojë me SPAK. Rasha ka rrëfyer mënyrën sesi i rekrutuan shtetasit shqiptar për t’iu bashkuar ISIS. Kush është Floresha RashaFloresha Rasha shkoi në Siri 6 muaj pas bashkëshortit të saj Diamant Rasha, i cili iu bashkua ISIS dhe më pas u vra duke e lënë të vetme gruan me djalin Amarin dhe vajzën adoleshente. Më pas ajo u martua me Lavdërim Muhaxherin, i njohur si “Kasapi i Kaçanikut”. Kryeterroristi shqiptar i ISIS u vra me dron nga forcat amerikane në 2017. Përgjatë tri…
Ndryshe nga presidenti Bajram Begaj që tregoi një mbështetje për nismën rajonale “Open Balkan”, Ilir Meta e quajti Serbinë një vend grabitqar dhe u shpreh kategorikisht kundër përfshirjes së Shqipërisë. “Reagimi im ka qenë pak më i përmbajtur në të kaluarën, për shkak të detyrës si President. E dini shumë se cili është qëndrimi i Presidentit të Malit të Zi (Gjukanoviç) i cili e njeh më mirë se kushd tjetër fqinjin e tij verior dhe grabitqar të pandryshueshëm, për fat të keq. Edhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka shprehur rezerva. Të gjithë e dimë që kjo është një nismë…
As kjo e mërkurë nuk kaloi pa akuzat nga ana e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilët para gazetarëve tha së është objektivi i tyre për ta rrëzuar. Sipas Metës, ora e llogariedhënies përmes referendumit po vjen, dhe se sipas tij qytetarët do të vendosin sistemin e kablur politik para drejtësisë. Po ashtu ai theksoi edhe se Partia e Lirisë do të bëjë çdo gjë. “Objektivi ynë është vetëm një, Edi Rama. Ai është kryeoligarku i Shqipërisë, të tjerët janë nënkontratorë të Edi Ramës. Ora e shtetit po vjen, ora e ligjit…
Gazetari Ora News, Elton Qyno informon se makina tip Alfa Romeo e cila është gjetur në servisin e Çapjave besohet se do perdorej nga Çapjat dhe Nuredin Dumani për të vrarë, Sokol Sanxhaktarin. Makina rezultonte e vjedhur më 8 prill 2019 dhe në dëshminë e Nuredin Dumanit është folur për një makinë të vjedhur që i është vënë në dispizicion grupit që do të merrte pjesë në vrasjen e Sokol Sanxhaktarit. Babai i tij, Fejzulla Çapja është shpallur në kërkim nga policia,ndërsa më parë 64 vjeçari rezulton i kallëzuar në polici edhe nga vellai i Bledar Muçes, Gentian Muça. Ndërsa…
I ndodhur përballë presionit të socialistëve të cilët po eksplorojnë çdo rrugë për të përjashtuar Sali Berishën dhe Ilir Metën nga skena politike, dy drejtuesit e opozitës në këtë pikë janë bashkë. Ish-presidenti Meta i kujtoi ish-kryeministrit Sali Berisha se kur vjen puna tek dosjet e ish-komunizmit janë në të njëjtin krah, pasi të dy janë nën akuzë publike për të shkuarën e tyre. “Paniku i tyre i qartë e thonë do bëjmë ligje për sekretar partie e budalliqe tjera. Janë tregues të frikës se iu ka rënë skema. Se nuk e dinin këto para ca vitesh çfarë ishte Berisha”.…
Që prej muajt shkurt kur nisi lufta ruse në Ukrainë, çmimi i naftës në tregjet globale ka arritur në nivelin më të ulët. Bursa e Londrës është hapur këtë të mërkurë me çmimin 92 dollarë për fuçi, nga 98 dollarë që ishte një javë më parë, ndërsa në bursën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 1 fuçi kushton 86 dollarë. Rënie ka patur edhe në bursën Platts, ku shiten produktet e përpunuara që janë direkt për konsum. Një javë më parë, çmimi për 1 ton gasoil të përpunuar ishte 930 dollarë, ndërsa këtë javë 1 ton shitet me 900 dollarë.…
Florian Marku po vijon me intensitet stërvitjen për duelin e 25 gushtit në stadiumin “Air Albania”. Boksieri shqiptar do të ketë përballë një rival të fortë meksikan. Ai kërkon edhe ndihmën e publikut. Së fundmi ai shkruan në rrjetet sociale: “Jam gati! Edhe 8 ditë kanë ngelur për ndeshjen më të madhe të historisë të boksit në Tiranë. Ju pres të gjithëve në stadiumin Air Albania, merrni me vete flamujt që të krijojmë një atmosferë e cila do të mbahet mend gjatë!”
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën me gazetarët nuk ka pranuar që të komentojë mendimin e Presidentit Bajram Begaj në lidhje me “Open Balkan”, ku ky i fundit u shpreh se Kosova duhet të bëhet pjesë. Në përgjigjen e shkurtër, Meta tha se beson se mendimi i Begajt është i pavarur dhe ai është plotësisht i ndërgjegjshëm për atë që thotë. “Unë nuk kam bërë ende asnjë muaj nga largimi i detyrës si president dhe s’më duket etike të që të komentoj qëndrimet apo vlerësime e presidentit të ri. Është i pavarur besoj dhe plotësisht i ndërgjegjshëm…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se çmimet do të bien kur populli të ngrihet. Në konferencën e kësaj të mërkure me gazetarët, Meta theksoi edhe se çdo denoncim është bërë me fakte, jo thjesht për qëllime politike. “Është në interesin më të lartë publik. Do të vazhdojmë çdo ditë. Objektivi ynë është Edi Rama. Ai është oligarku i Shqipërisë. Të tjerët janë nënkontraktorë të tij. Ora e shtetit, ligjit dhe qytetarëve të lirë po vjen”, tha Meta. Po ashtu Partia e Lirisë kërkoi që qeveria të shfuqizojë bordin e transparencës së karburanteve. Sipas deputetit Petrit Vasili, përmes…