Author: tirana

Mëngjesin e sotëm, Policia e Elbasanit finalizoi një aksion në një prej serviseve të qytetit, ku si përfundim është sekuestruar një automjet i vjedhur, 2 targa të vjedhura, fishekë luftarakë dhe një kapele si e Policisë. Sipas njoftimit për shtyp, pronari i servisit është arratisur, dhe policia po punon për kapjen e tij. “Shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit F. Ç., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe vijon puna nga ana e strukturave…

Read More

Rikthimi i gjuhës së luftës, ka rikthyer edhe frikën e një lufte në Ballkan. “Tensionet në Ballkan mund të përshkallëzojnë nëse nuk adresohen mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë”,-thotë ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters. “Jemi marrë mjaftueshëm me problemet e Ballkanit për të ditur se ekziston gjithmonë rreziku për përshkallëzimin e tensioneve. Prandaj mendoj se detyra e kujtdo, duhet të jetë zbutja e tensioneve. Për të zbehur rrezikun të gjithë duhet të inkurajojmë palët te fokusohen tek ajo që do të ndodhë në negociatat aktuale”. Tensionet mes dy vendeve u rindezën…

Read More

Gjermania dhe Norvegjia do të zgjerojnë bashkëpunimin në sektorin energjitik. Por kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Störe nuk shikon aktualisht mundësi për të transportuar më shumë gaz drejt Gjermanisë dhe Europës. Norvegjia e ka rritur prodhimin e gazit pas sulmit rus në Ukrainë gati me 10%, theksoi kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Störe pas një takimi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Oslo. Aktualisht po “furnizojmë maksimalisht sa mundemi”, thotë ai, dhe nuk e vendos qeveria, nëse prodhimi i gazit mund të zgjerohet. “Ne nuk mund të vendosim politikisht, se tani do të furnizojmë më shumë.” Ky është vendim i sipërmarrjeve. Për…

Read More

Disa shtete të SHBA-së dhe Meksika do të detyrohen të reduktojnë konsumin e ujit për të shmangur efektet “katastrofike” në lumin Kolorado, pasi po rajoni përballet me një thatësirë ​​të paprecedentë, shkruan The Guardian. Pas më shumë se dy dekadash reshjesh të reduktuara, niveli i ujit të lumit Kolorado – jetik për shtetet perëndimore të SHBA-së ka rënë në një nivel alarmues. Ciklet e thatësirës po përkeqësohen për shkak të ndryshimeve klimatike. Pavarësisht paralajmërimeve prej vitesh, shtetet që varen nga lumi nuk e kanë ulur mjaftueshëm konsumin e ujit, duke bërë që autoritetet federale të vendosin kufizime ditën e djeshme. Arizona,…

Read More

Dashi Do të bënit mirë të disiplinoni veprimet tuaja sot. Mos nxitoni në përfundime gjithëpërfshirëse. Sigurohuni që të mblidhni faktet para se të veproni. Kjo është një ditë e mrekullueshme për t’u njohur me një person interesant. Demi Mbajtja e gjërave të ekuilibruara sot do të jetë sfiduese. Përdorni fuqitë tuaja komunikuese për të ndihmuar në tejkalimin e hendekut sentimental. Sa i përket aspektit financiar, do t’ju duhet të shpenzoni një shumë parash për shëndetin. Binjakët Edhe pse ndjenjat mund të ndizen dhe fiken si një trokitje e lehtë në rastin tuaj, sot ende mund të zbuloni diçka shumë interesante.…

Read More

Sherret dhe diss-et midis Stresit dhe Noizy-t i përkasin të shkuarës. Së fundmi, ata bënë paqe dhe madje performuan krah njëri-tjetrin në koncertin “Alpha Shoë”. Mirëpo, vite më parë ata ishin në konflikt të hapur me njëri-tjetrin. Nuk mungonin sherret banale, ku janë përfshirë dhe fansat e tyre. Rastet e dhunës mes të rinjve, ndjekës të dyshes, atë kohë ishin shtuar frikshëm. Në Prill të vitit 2010, një ngjarje e rëndë ndodhi pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, ku u masakrua me 11 thika në trup, Denis Dollapi, mbështetës i Stresit. Përplasja me grupin kundërshtar, rezultoi fatkeqe për 19-vjeçarin asokohe.…

Read More

Një emigrant shqiptar në Greqi është vënë në shënjestër të disa peronave të panjohur, të cilët kanë tentuar dy herë brenda 25 orëve ti djegin makinën, duke vendosur poshtë mjetit lëndë plasëse. Në datën 12 gusht, në orën 01:40, persona të panjohur i janë afruar makinës dhe i kanë vënë flakën, duke i shkaktuar dëme në pjesën e përparme të veturës. Policia gjeti në vendngjarje shishe butani dhe mbetje plastike, shkruajnë mediet helene. Rasti dytë i zjarrvënies i dytë u regjistrua në orën 03:05 të mëngjesit të 13 gushtit, kur sërish persona të panjohur i janë afruar makinës së emigrantit shqiptar…

Read More

Qeveria e Maqedonisë së Veriut urdhëroi dje masa për kursimin e energjisë elektrike për t’u përballur më lehtë me dimrin që vjen. Por, masat e kursimit detyrojnë në radhë të parë institucionet dhe agjencitë shtetërore, ndërsa atyre të pushtetit vendor dhe kompanive private u rekomandohet të kursejnë energjinë. Autoritetet synojnë uljen e konsumit të energjisë elektrike me 15 përqind në krahasim me muajt e njëjtë të dimrit të kaluar. Autoritetet qeveritare maqedonase synojnë të kursejnë energji elektrike në mënyrë që muajt e dimrit të kalohen më me lehtësi. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se dimri që vjen do të…

Read More

Nuk ka qetësi për Donald Trump. Pas kontrollit që FBI i bëri në banesë, tashmë edhe avokati personal i ish-presidentit ka probleme. Ai është nën hetim kriminal. Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani u përpoq ta ndihmonte Trump të sfidonte humbjen e rizgjedhjes në vitin 2020, u njoftua të hënën se ishte objektivi i një hetimi kriminal në shtetin jugor të Xhorxhias që shqyrton pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve. Avokati Robert Costello u tha mediave amerikane se prokurorët në Atlanta, kryeqyteti i këtij shtetit, informuan avokatët e zotit Giuliani se ai ishte nën hetim për rolin e tij në përpjekjen…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pret sot në Bruksel liderët e Kosovës dhe Serbisë, në kohën kur zyrtarët nga këto dy shtete kanë ashpërsuar retorikën, pas ngritjes së barrikadave në veri tri javë më parë. Stoltenberg do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pas secilit takim, është paralajmëruar se do të ketë konferencë për media. Fillimisht, Stoltenberg do të zhvillojë takim me Vuçiçin në orën 15:30, ndërkaq takimi me Kurtin do të zhvillohet në orën 17:00.

Read More

Dashi Për shkak se ju gjithmonë dëshironi t’i bëni gjërat, përfundoni duke marrë shumë përgjegjësi, deri në atë pikë sa arrini të neglizhoni veten, për të mos mërzitur të tjerët. E gjithë kjo mund të jetë e keqe për ju, nëse nuk jeni të kujdesshëm. Gaforrja Si Gaforre, dëshironi që të dashurit tuaj të jenë të lumtur, ndaj vështirë se do të thoni “jo” si përgjigje. Edhe nëse e dini se nuk keni kohë ose aftësitë e nevojshme, do të bëni gjithçka për të kënaqur njerëzit tuaj. Por ju gjithmonë prisni shpërblimin, për çdo vepër të mirë që bëni. Peshorja Këtë e tregon…

Read More