Author: tirana

Moderatorja Arbana Osmani i është përgjigjur interesimit të ndjekësve, të cilët e pyetnin në postimin e saj të fundit në Instagram për mungesën e aktorit Donald Veshaj dhe Beatriks Ramosaj në foto-albumin me momentet më emocionuese në “Big Brother Vip.”. Një komentues e ka pyetur Arbanën pse nuk e ka përfshirë edhe Donald Veshajn në postimin e saj, duke shtuar me ironi se: “Ndoshta në foto dalin vetëm ata që kanë raporte të mira me ty!” Pikërisht këtij komenti moderatorja ka vendosur t’i përgjigjet, duke sqaruar se fotot e përzgjedhura janë rastësore. “Fotot janë rastësore, ato që kisha në këtë celular…

Read More

Zjarrfikësit polakë raportuan se kanë hequr 100 tonë peshq të ngordhur nga lumi Oder. Shkaku është i paqartë, megjithëse zyrtarët besojnë se peshqit ishin helmuar. “Ne kurrë nuk kemi pasur një operacion të kësaj shkalle në lumë më parë”, tha Monika Nowakowska-Drynda nga zyra e medias e shërbimit kombëtar të zjarrfikësve. “Sasi të mëdha mbetjesh kimike ndoshta janë hedhur në lumë, me njohuri të plotë të rreziqeve dhe pasojave”, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki. Mostrat e ujit u dërguan në laboratorë në Republikën Çeke, Holandë dhe Britani me shpresën për të zbuluar shkakun e helmimit.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të takohet të enjten në Ukrainë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i OKB-së, i cili tha gjithashtu se të premten Guterres do të vizitojë portin e Detit të Zi të Odesa-s, ku eksportet e grurit kanë rifilluar sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja. Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha të martën se Guterres do të takohet me Zelenskiyn në Lviv në Ukrainën perëndimore ku do të diskutojnë mbi situatën e tensionuar në centralin bërthamor të…

Read More

Përfitimet shëndetësore që kemi prej dhallës janë të larta, pasi është i pasur në proteina, forcon sistemin imunitar, ka kalcium, çka ndikon në shëndetin e kockave. Gjithashtu, ndihmon të biesh nga pesha, të mbron nga i ftohti dhe virozat, por mbi të gjitha, përmirëson sistemin tretës. Dhalla ka probiotikë, baktere të mira, aq jetike për mirëqenien e zorrëve. Nëse vuani diarreja apo fryrja e barkut, është një “ilaç” natyral i përkryer. Përmban gjithashtu vitaminën B12, e cila ruan nivelin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndihmon sistemin nervor të funksionojë si duhet. Me një përqindje të lartë proteinash dhe…

Read More

KPërmes një mesazhi që ndërthur krishtërimin, patriotizmin dhe të qënit nënë, Giorgia Meloni ka fituar një mbështetje kaq të madhe saqë muajin që vjen, ajo mund të bëhet gruaja e parë në postin e kryeministrit të Italisë dhe udhëheqësja e parë e ekstremit të djathtë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Edhe pse partia e saj “Vëllezërit e Italisë” ka rrënjë neofashiste, zonja Meloni është përpjekur ta largojë vëmendjen nga e kaluara e saj, duke u shprehur se votuesit janë lodhur nga diskutime të tilla. Zgjedhjet e 25 shtatorit do të përcaktojnë nëse 45 vjeçarja Giorgia Meloni do të bëhet…

Read More

Ilir Meta ka paralajmëruar zgjedhje parlamentare të parakohshme. Pavarësisht se qytetarët do të zgjedhin drejtuesit e tyre vendorë vitin tjetër, për kreun e Partisë së Lirisë, “parlamentaret” mund të zhvillohen më parë. “Zgjedhjet lokale janë afër, nuk i shtyjmë dot siç i shtymë ato që nuk u regjistrua as Luli, edhe pse mund të ndodhë të mbahen përpara ato të përgjithshmet. Duhet bërë që tani puna dhe oponenca për çështjet lokale sepse nuk ka asnjë përfaqësues opozitar në këshilla”, deklaroi ish-Presidenti.

Read More

Deputeti demokrat, Luan Baçi beson se opozita do të arrijë të bashkojë shqiptarët. Sipas tij, mazhoranca është e trembur nga kampi i ri opozitar, nën drejtimin e Sali Berishës. “Do ta quajta të turpshme nëse ka deputetë që do të bashkonin votat me PS për një propozim të PS që bëhet për të goditur PD. Ramës i janë tundur themelet, nga shtatori e në vazhdim opozita do të jetë në mbrojtje të qytetarëve, do t’i bëjë opozitë qeverisë, gjë që nuk ka ndodhur deri tani”, tha Baçi.

Read More

Koncertin “Alpha Show” mbajtur dy ditë më parë në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, Noizy e cilësoi një ëndërr të bërë realitet. Në një intervistë për “Euronews Albania”, reperi tha se kostoja e koncertit ku ishte i vetmi sponsor gjeneral ishte mbi 500 mijë euro. “Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj. E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajtura…

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka folur këtë të martë në lidhje me propozimin e bërë nga homologia Vjosa Osmani për nënshkrimin e një traktati mes Shqipërisë dhe Kosovës për mbrojtjen e njëra-tjetrës në rast rreziku. Kreu i shtetit deklaroi se do të punojë intensivisht për të çuar përpara kërkesën e homologes Vjosa Osmani. Megjithatë, ai shtoi se për këtë çështje do jenë Kuvendet e dy vendeve që do të vendosin. “Është një ide fillestare që duhet trajtuar me kujdes nga institucionet përkatëse, e mirëkuptoj Presidenten Osmani  dhe do të punoj intensivisht që ky traktat bazuar në dritaren ligjore të…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen të enjten më 18 gusht në Bruksel, pas më shumë se një viti nga takimi i tyre i fundit, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Takimi i nivelit të lartë mbi dialogun Prishtinë-Beograd do të mbahet në Bruksel ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak. Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian bëhet e ditur se takimi do të nisë të enjten në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara…

Read More

Një makinë BMW që po bënte testin autonom të drejtimit, doli nga sistemi autopilot, duke humbur kontrollin në një kthesë në qytetin jugperëndimor të Reutlingen dhe përplasi 4 automjete të tjera. Nga aksidenti humbi jetën një grua 33 vjeçe, ndërsa mbetën të plagosur 9 pasagjerë të tjerë, në gjendje të rëndë për jetën. Zëdhënësi i policisë së Reutlingen, Michael Schaal tha se katër helikopterë u përfshinë në operacionin e shpëtimit dhe se të plagosurit u dërguan në disa spitale në rajon. Nga ana tjetër, BMW nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar.

Read More