Author: tirana

Një vilë dy katëshe është goditur nga rrufeja, në fshatin Drenovicë në Dimal. Në momentin që ndodhi ngjarja, pjesëtarët e familjes Golemi kanë qenë në katin e parë të vilës, dhe të gjithë kanë dalë nga banesa pa lëndime, të ndihmuar edhe nga komshinjtë. Zjarri u lokalizua dhe flakët e zjarrit tashmë janë shuar plotësisht por shtëpia ka pësuar dëme të mëdha, sidomos në katin e dytë që është djegur plotësisht.

Read More

Një vajzë e re u dhunua dhe kërcënua, por arriti të shpëtojë shtëpinë nga dy fqinjët që u futën për të vjedhur. Ngjarja ndodhi në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person që hidhet nga penxherja. Shikoj se pas derës time ishte i vëllai dhe në momentin që panë se unë dola jashtë më kapën për flokësh, më tërhoqën zvarrë dhe më dhunojnë. Më dhunojnë dhe më kërcënojnë me kaçavidë në dorë, më thanë hiq telefonin ose të vramë”, u shpreh ajo. Edhe pse ishin…

Read More

Nga Dorian Koçi-Drejtor i Muzeut Kombëtar Romantizmi ishte kohë revolucionesh dhe klithmash për liri njerëzore,vetjake dhe të përbotshme. Për herë të parë liria njerzore fitoi dimensione të përbotshme dhe inspiroi gjenerata të tëra njerzish nga Amerika Latine me revoltat kundër spanjollëve nën udhëheqjen e Simon Bolivarit, në Evropë me lëvizjen karbonare në Itali, revolucionin grek dhe lëvizjet për pavarësi të Armenisë dhe popujve të Ballkanit. Lord Byron ishte një dishepull i shpallur i ndryshimit dhe i së bukurës sublime. Ai krijoi nëpërmjet krijimtarisë së vet një model të veçantë krijimtarie të njohur si Bajronizëm. Bajronizmi përmbante pikëllimin e shekullit, pikëllimin…

Read More

Alma Lama ish-ambasadore e Kosovës në Itali thotë se mbajtja e shamive nga gratë myslimane përfaqëson nënshtrimin. Gjatë një debati lidhur me kërkesën për rikthimin e shamive në shkolla për vajzat myslimane, ish-ambasadorja ka debatuar ashpër me avokaten Migena Balla, e cila e cilësoi një të drejtë të vajzave myslimane mbajtjen e shamisë. Sipas Lamës, shamia është simbol i islamit politik, që siç tha në Kosovë po financohet nga bota islame dhe po mbështetet nga një pjesë e politikës.

Read More

Gentian Zenelaj ka treguar gjithmonë se sa i lidhur është me familjen e tij, sa kohë kalon me ta dhe aventura të ndryshme që bëjnë të gjithë bashkë. Një ndër sportet e tyre të preferuara është zhytja dhe kjo jo vetëm në stinën e verës. Genti ka një numër të konsiderueshëm postimesh me djalin e tij Danjelin, teksa zhyten dhe madje së fundi ai është shprehur se argëtohen shumë. “O njeri të dua shumë. Argëtohem kaq shumë me ty”, ka shrkuar Genti krah fotos ku babë e birë edhe kanë peshkuar. View this post on Instagram A post shared by…

Read More

Aktorja Delinda Disha ka zbuluar sot se edhe bashkëshorti i saj do të jetë në të njëjtin vend pune me të. “Po Eldi s’do të punojë më në Klan apo do punojë në Mcn Tv?”- e ka pyetur së fundmi një ndjekës Delindën, e cila u përgjigj duke shkruar: “Po jemi bashkë në Mcn të dy.” Një tjetër ndjekës ka pyetur për arsyet pse Delinda ka vendosur të ndryshojë logo, ndërsa ishte kureshtar edhe për raportin e saj me bashkëshortin në ambientet e punës. “Pse ike nga Tv Klan? Si është të punosh e të jesh kudo me burrin?”. Delinda…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë njoftuar pasditen e sotme takime me qytetarët në kuadër të aksionit opozitar. Berisha shkruan në rrjetet sociale se në orën 19:00 do të zhvillojë një takim me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar mbi problematikat që hasin fëmijët në shkolla. “Ju ftoj të më ndiqni sot në orën 19.00 teksa bisedoj me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar mbi sfidat dhe problematikat e shkollave dhe stafeve pedagogjike shqiptare, politizimin e arsimit dhe rrezikun që droga paraqet për fëmijët në shkolla”, shkruan Berisha. Në të njëjtën orë, Ilir Meta…

Read More

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Smith Point Beach në Fire Island. Bëhet fjalë për një përleshje mes një pushuesi dhe një peshkaqeni, e cila është bërë virale në rrjetet sociale. “Oh dreqin”, dëgjohet ajo duke bërtitur, teksa plazhistët e tjerë u mblodhën për të parë spektaklin buzë detit. “Burri kishte qenë duke peshkuar dhe kapi peshkaqenin rastësisht,” shpjegoi Murray. “Ai po përpiqej ta lironte.” Video është bërë virale menjëherë në rrjet, ku ka patur komente nga më të shumtat, një ngjarje që na kujton “Plaku dhe Deti’, por këtë herë ngjarja ndodh në breg të detit.

Read More

Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit, ka bërë me dije se dy qytetarë, 73 dhe 77 vjeç, të infektuar me Covid 19, nuk kanë mundur ta fitojnë betejën. Sakaq, nga 1952 testime kanë rezultuar 712 qytetarë të infektuar, ndërsa 551 të tjerë janë shëruar. Ndërkohë, aktualisht në spital po marrin trajtim 21 pacientë. “Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 712 qytetarë, në këto bashki:237 në Tiranë, 38 në Vlorë, nga 33 qytetarë në Fier, Lushnje, 31 në Durrës, 25 në…

Read More

Rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në shkallët e Kuzum Baba-së, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije, se personi ka ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së martës në fshatin Barbullush në Vaun e Dejës, ku ka humbur jetën një i mitur. Sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi E.A. 14 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Read More

Shkolla e re “Kiço Blushi” që përfshin të gjithë ciklin e sistemit parauniversitar, nga parashkollori deri në gjimnaz, do të jetë gati në muajin shtator duke iu bashkëngjitur 12 shkollave të reja që hapen në Tiranë në nisje të këtij viti të ri arsimor. Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet e fundit përpara dorëzimit edhe të kësaj godine të re moderne të infrastrukturës arsimore në kryeqytet, tha se kjo shkollë bashkon zonën e vjetër të Tiranës në Njësinë 8 me lagjen e re të “5 Majit” duke i dhënë fund amullisë dhe ngarkesës që impononte mësimin me…

Read More