Nga Dorian Koçi-Drejtor i Muzeut Kombëtar
Romantizmi ishte kohë revolucionesh dhe klithmash për liri njerëzore,vetjake dhe të përbotshme. Për herë të parë liria njerzore fitoi dimensione të përbotshme dhe inspiroi gjenerata të tëra njerzish nga Amerika Latine me revoltat kundër spanjollëve nën udhëheqjen e Simon Bolivarit, në Evropë me lëvizjen karbonare në Itali, revolucionin grek dhe lëvizjet për pavarësi të Armenisë dhe popujve të Ballkanit.
Lord Byron ishte një dishepull i shpallur i ndryshimit dhe i së bukurës sublime. Ai krijoi nëpërmjet krijimtarisë së vet një model të veçantë krijimtarie të njohur si Bajronizëm. Bajronizmi përmbante pikëllimin e shekullit, pikëllimin që mbartnin vetë poetët, krijesat etyre, heronjtë e veprave letrare, pikëllimin e mbartnin me mijëra lexues, që aq shpejt e bënë pikëllimin modelin e jetesës së tyre. Ata ishin të pakënaqur sidomos me padrejtësitë shoqërore. Jetonin të vetmuar në melankoli për çka kishin humbur, të delizionuar për çka nuk kishin arritur në jetë. Por ata shpesh kishin një shpirt rebel, kryengritës, kishin respekt e dinjitet për veten po vuanin se ndesheshin e po humbininnë kotësi. Heronjtë e tyre zakonisht ishin figura të mëdha që kishin dryshuar rrjedhën e histories së botës duke nisur që nga Prometeu i Shellit e deri te Napoloni i Bajronit që nëpërmjet një epigram të thjeshtë përshkroi gjithë shpirtin e gjeniusë dhe epokës Napoloniane. Më poshtë një poezi që ia kushton Napolonit, një gjeniu të politikës, artit ushtarak por dhe të drejtësisë. Kodi i tij juridik është në themel të së drejtës civile të ditëve tona.