Author: tirana

Portali më i rëndësishëm i turizmit në vendet e Gjirit Persik ka përcaktuar Shqipërinë si thesari që po zbulohet dita-ditës nga turistët, duke përshkruar plazhet e kaltra, ushqimin shumë të mirë dhe qytetet në UNESCO. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndau sot në rrjetet sociale shkrimin e publikuar në portalin “Gulf Tourism News”, i cili i shtohet artikujve të tjerë të publikuara në mediet ndërkombëtare që promovojnë vendin tonë. “Shqipëria po promovohet çdo ditë në rrjetet sociale duke përhapur fjalën e mirë që përkthehet në më shumë turistë, të ardhura, ekonomi”, u shpreh Balla. Më herët,…

Read More

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masat e dhëna më herët për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka e cila do të qëndrojë në arrest shtëpie. Dy avokatët e tjerë të arrestuar bashkë me gjyqtaren një muaj më parë, Ilir Pashaj dhe Taulant Ramollari janë lënë në masën “arrest me burg”. Gjyqtarja tha se hetimi është i montuar, ndërsa në përfundim të seancës, ajo tha se vendimi i apelit është i padrejtë. Gjithçka lidhet me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë, ku familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit…

Read More

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamjet e aksit Palasë-Dhërmi, ku po kryhen punime. Sipas Ramës kjo është një zonë ku do ndërtohen hotele me 5 yje dhe do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër. Rama shton se po punohet edhe për rrugën e re të lidhur me tunelin e Llogarasë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e do të rrisë cilësinë e shërbimeve në zonë. Postimi i Ramës: Në aksin Palasë-Dhërmi, ku po zhvillohet një program i tërë investimesh në hotele me 5yje që do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër, po punohet…

Read More

Dosja e atentatit të Milotit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi është marrë në dorë nga SPAK. Edhe pse fillimisht ishte Prokuroria e Kurbinit ajo që nisi hetimet duke e klasifikuar atë si një atentat të kryer nga një grup kriminal, tashmë dosja është marrë në dorëzim nga Prokurori i SPAK Altin Dumani. I plagosuri Brahimi është një emër i njohur dhe për policinë, ndërsa njihet si mik i Ervis Martinajt. Bashkë me mikun e tij, ai udhëtonte me një makinë të blinduar, ndërsa ra pre e atentatit, por fatmirësisht arriti t’u mbijetonte plumbave. Dy…

Read More

Organizata joqeveritare “Krimet e Luftës në Gjakovë” më 16 gusht dorëzoi në Prokurorinë Speciale të Kosovës kallëzim penal për krime lufte ndaj tashmë nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliç. Shkëndije Hoda, përfaqësuese e kësaj organizate, tha se kanë mbledhur dëshmi civile për, siç tha ajo, krime që dyshohet se Deliç i ka kryer ndaj civilëve shqiptarë në luftën e fundit në Kosovë. “Në fakt janë tri kallëzime penale të bashkëngjitura me disa dokumentacione faktike, një lloj ditari i operimit të brigadës”, tha Hoda. Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, Bozhidar Deliq ishte komandant i Brigadës së 549 të…

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në Korçë. Një makinë ka përplasur një motor në zonën pranë Pazarit të Vjetër të qytetit.Për pasojë drejtuesi i motorit është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.

Read More

Një incident ka ndodhur mes flotës ruse dhe asaj të NATO-s në brigjet e detit Adtriatik. “La Repubblicca”, shkruan se më 22 korrik flota ruse bllokoi rrugën hyrëse dhe dalëse për në Adriatik. Një lëvizje e guximshme, e bërë për të penguar lëvizjen e aeroplanmbajtëses amerikane “Truman”. Sipas gazetaës italiane, anija ruse “Ammiraglio Tributs” ka lundruar deri në Adriatik për të arritur në brigjet e Abruzzos. Më në jug, në Salento është vendosur kryqëzori “Varyag” ndërsa anija spiune “Vasily Tatishchev” po kërkonte komunikime në radio në zonë

Read More

Prokuroria e Kurbinit ka regjistruar procedimin penal si një rrëmbim i mundshëm i Ervis Martinajt, pasi nuk ka asnjë të dhënë për të, i cili është edhe person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas gazetares Klodiana Lala, prokuroria nuk e ka të qartë nëse Martinaj e ka inskenuar apo mund të ndodhen para një ngjarje kriminale. “Ditët e fundit një grup i posaçëm i hetimit, ku janë përfshirë ekspertët më të mirë janë duke u zhvilluar kontrolle në disa baza në Fushë-Kuqe, Fushë-Krujë, Durrës dhe Vlorë, aty ku mendohet se Martinajt kishte njerëz që mund ta strehonin. Po ashtu janë…

Read More

“Gjuetarët” e hajdutëve filluan ta vinin re ndryshimin pak kohë më parë. Në goditjet e fundit ndaj mafiozëve të grabitjes së shtëpive, kishte gjithnjë e më shumë të arrestuar në moshë, por pa precedentë penalë dhe të përkushtuar për më shumë detyra dytësore në misione kriminale. Policët që shkojnë pas këtyre bandave pyetën drejtuesit se cilët ishin këta të rinj. “Ata na thanë se shumë janë njerëz që në vendet e tyre kanë një punë normale, por me paga të ulëta dhe vendosin të bashkohen me këto bandat për të bërë disa goditje dhe për të marrë pagesë shtesë verore,”…

Read More

Përfaqësues të Partisë së Lirisë paraqitën edhe këtë të martë për mediat disa dokumente, që sipas tyre provojnë se kompanitë e inceneratorëve nuk kanë përfunduar punën, por viojnë që të paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë. “Grupi i strukturuar kriminal ka në kokë vetë Kryeministrin”, tha deputeti Petrit Vasili. “SPAK është para provës së pakapërcyeshme për të zbatuar ligjin deri në fund. Denoncimet do të vazhdojnë dhe janë po kaq komprometuese. Do ta vazhdojmë deri në fund angazhimin për ta zbërthyer këtë aferë deri në fund”.

Read More

“Osum” është anija më e madhe në historinë e Shërbimit Detar të “Guardia di Finanza”. Është anije rreth 500 ton, me gjatësi rreth 60 metra, gjerësi 9.5 metra dhe do të shërbejë për të koordinuar aktivitetet e parandalimit dhe luftimit të imigracionit të parregullt dhe trafikimeve të tjera të paligjshme. Kjo “bishë” gjigande e “Guardia Di Finanza” ka të veçantë edhe emrin që mban emrin Osum, njësoj si lumi në Shqipëri, por në fakt e merr emrin nga betejat e zhvilluara në Itali në Luftën e II Botërore.

Read More