Author: tirana

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili kanosi për shkak të detyrës punonjësin e policisë. Gjatë kontrollit, 38-vjeçarit iu gjet një mjet prerës (thikë). Burime policore bëjnë me dije se në pranga ka rënë I.O, banues në Gjirokastër. “Ky shtetas më datë 15.08.2022, në fshatin Derviçan, Gjirokastër, ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, shtetasin H. H., pasi punonjësi i Policisë, në zbatim të detyrave funksionale, ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të vëllait të 38-vjeçarit, i cili ishte kapur më parë nga shërbimet e Policisë me një sasi të vogël lënde narkotike kanabis”, informoi…

Read More

Si është e mundur që argjendaritë nuk e kuptonin arin e rremë që blinin tek dy italianët? Policia dyshon se ka disa raste mashtrimi në Tiranë, por nuk janë denoncuar sepse tregtia është bërë në të zezë pa dokumentacion dhe tregtarët i druhet evazionit fiskal. 67-vjeçari Fortunato Maddaloni, banues në Napolit dhe 76-vjeçari Riccardi Gennario, banues në Milano, negocionin me tregëtaret duke u ofruar ar të pastër dhe më pas kur binin në ujdi ofronin metal të përzierë. 3 kilogramët e metalit të sekuestruar nga policia së bashku me 160 gr ar kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë. Përveç policisë,…

Read More

Arjan Çani do të largohet pas shumë vitesh nga TV Klan. Shkak për këtë duhet të jetë bërë ulja drastike e audiencës së emisionit “Zonë e Lirë” i cili mbijetonte me të ashtëquajturin treg të antivlerave. Duke qenë se tashmë rrjetet sociale numërojnë mijëra të tillë, audienca relativisht është ulur. Mësohet se ai është duke negociuar një kapërcim në ABC ku pritet të jetë dy herë në javë.

Read More

Me pushime është edhe deputetja e PD-së, Grida Duma. E njohur për stilin e saj në veshjet plot klas si në daljet e saj publike, por dhe në seancat plenare në Kuvend. Deputetja ka vendosur që të ndajë një “copëz” nga pushimet. Në profilin e saj në Instagram, Duma ka postuar një foto me mbesën e saj. “Duke ecur me mbesën time të bukur drejt detit! Zemra ime Illyria!”, shkruan Duma krahas fotos me vogëlushen. Edhe në plazh deputetja është plot e përplot me stil. Që nga aksesorët dhe veshja janë të gjithë të harmoni të plotë. Një veshje e…

Read More

Shifrat e turistëve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri që nga fillimi vitit, janë të preferuar e kryeministrit Edi Rama, i cili i tregon çdo ditë. Këtë herë, kreu i qeverisë teksa promovon Lumin e Shalës dhe liqenin e Komanit, thotë se 76 mijë turistë kanë ardhur nga SHBA-ja në Shqipëri në këto 7 muaj. Po ashtu 13 mijë turistë kanë ardhur nga Kanadaja. Postimi i plotë Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj. Dy blogerët kanadezë Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikane 🇺🇸…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi ka përgëzuar 17-vjeçarin Ertjan Kofsha, i cili mbrëmë mori 3 medalje të arta në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17, që po zhvillohet në Raszyn të Polonisë. “Si ministre e sportit, këto rezultate më bëjnë jo vetëm krenare, por më motivojnë për të punuar edhe më shumë për zhvillimin e mëtejshëm të sportit, si dhe mbështetjen, trajtimin dhe vlerësimin e sportistëve me dinjitet. Suksese Ertjanit dhe të gjithë sportistëve që lartësojnë flamurin shqiptar kudo në botë”,-shkruan Kushi në facebook. Postimi i plotë Ndjehem shumë krenare që sporti shqiptar si asnjëherë…

Read More

Fundjava e parë në Seria A nuk është se ka qenë shumë e mbarë për futbollistët shqiptarë. Lojtarët që janë pjesë e Kombëtares sonë nuk është se kanë patur shumë hapësira në ekipet e tyre përkatëse. Berat Gjimshiti dhe Nedim Bajrami janë të vetmet që ishin në fushë për 90 minuta respektivisht me Atalantën dhe Empolin. I pari arriti një fitore kundër Sampdorias 2-0, ndërkohë që i dyti u mund 1-0 nga Spezia. Elseid Hysaj luajti 7 minuta në fundin e takimit të Lazios kundër Bolognës. Fundjavë për t’u harruar ndërkohë për Asllanin, Ismajlin, Veselin dhe Kumbullën, që i ndoqën…

Read More

Nga: Bledi Lumani Që prej ditës kur Edi Rama përmendi emrin e tij, si presidenti i ardhshëm i vendit, Bajram Begaj u vu nën një sulm të egër, ende pa bërë apo thënë asgjë! I nxorrën një foto me brekë në plazh, e paraqitën si një njeri dede, si shërbëtor të Ramës dhe ushtar të bindur, paçka se më gradë ishte gjeneral. Pastaj sapo u zgodh president, turmat e Berishës dhe Metës i shkuan tek zyra e i kërkonin llogari për vdekjen e një vajze, a thua ai është kryepolici i vendit e jo president, dhe i kërkonin të dilte…

Read More

Një 58-vjeçar nga Vlora është shpallur në kërkim Burime nga policia bëjnë me dije se u referuan materialet në Prokurori dhe bën shpalljen në kërkim të shtetasit K. J., 58 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me kunatën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Prej kohësh përflitej se Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëheshin prindër për herë të parë. Mes thashethemeve, ishte Beatrix Ramosaj që shtoi dyshimet për një shtatzëni të mundshme, por nuk pati asnjë reagim publik. Vetëm një ditë më parë, Einxhel pranoi më në fund se është në pritje të ëmbël. Einxhel dhe Dagz morën një sërë urimesh nga miqtë dhe fansat e tyre. Shumë personazhe të famshëm reaguan për lajmin, mes tyre dhe Roza Lati. Ajo është është shprehur përmes rrjeteve sociale se Einxhel, i ka dalë shtatzënë në ëndërr që më 29 qershor, pra gati dy muaj…

Read More

Partia e Lirisë vijon të denoncojë fakte lidhur me aferën e infeneratorëve. Në një konferencë për mediet ditën e sotme deputeti Petrit Vasili së bashku me Koordinatoren Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit kanë bërë publike fakte që lidhen me inceneratrët. Shehaj tha se faktet kanë të bëjnë me tre kompani, të cilat kanë marrë kredi dhe garanci me pretekstin e pamundësisë për t’u dhënë pagat punonjësve në kohë Covid. Brisida Shehaj: Bëhet fjalë për tre kompani, e para kredimarrja që ka bërë kompania. Në datën 15 nëntor 2016 kompania merr një kredi 12.2 mln dollarë, por ajo që e bën edhe…

Read More

Salman Rushdie, novelisti i lindur në Indi kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke u fshehur pasi myslimanët iranianë e kërcënuan me vdekje pas shkrimeve të tij. Ai u qëllua me thikë në qafë dhe kraharor, para se të ngjitej në skenë për të mbajtur një leksion të hapur në Nju Jork më 12 gusht. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes, rrëfejnë momentin që tronditi jo vetëm të pranishmit në sallë por edhe opinionin publik ndërkombëtar. “Z.Rushdie po ecte ngadalë dhe u ul afër skenës. Ne po prisnim që ai të mbante leksionin e mëngjesit. Një njeri u…

Read More