Si është e mundur që argjendaritë nuk e kuptonin arin e rremë që blinin tek dy italianët? Policia dyshon se ka disa raste mashtrimi në Tiranë, por nuk janë denoncuar sepse tregtia është bërë në të zezë pa dokumentacion dhe tregtarët i druhet evazionit fiskal.
67-vjeçari Fortunato Maddaloni, banues në Napolit dhe 76-vjeçari Riccardi Gennario, banues në Milano, negocionin me tregëtaret duke u ofruar ar të pastër dhe më pas kur binin në ujdi ofronin metal të përzierë.
3 kilogramët e metalit të sekuestruar nga policia së bashku me 160 gr ar kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë. Përveç policisë, në gjurmim të të moshuarve italiane ishin edhe tregtarët që kishin rënë pre e mashtrimit. Njëri prej tyre udhëtoi nga Podgorica drejt Elbasanit, ku kreu denoncim për mashtruesit pasi ata u kapën nga policia.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë shitur ar (metal) në formë kokrrizash, me vlerë 200 000 euro, në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022.
