Author: tirana

Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Në një intervistë për gazetën “SOT”, lidhur me presionin e bërë ndaj SPAK për të arrestuar ish-kryeministrin Sali Berisha, ai u shpreh se është e garantuar se provat për të janë. Ai tha se nëse ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë më deputet në Parlament shqiptar ai beson se do të fillojë procesi penal si gjyq. I pyetur lidhur me vizitën e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në Uashington pak ditë më parë nëse do të sjellë arrestime në nivele të larta në politikën shqiptare,…

Read More

Është bërë e ditur data e hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Champions League. UEFA njoftoi se eventi do të mbahet më 25 gusht në Turqi në qytetin e Stambollit, ku do të zhvillohet edhe finalja e turneut në fund të sezonit të ardhshëm. Kujtojmë se ndeshja vendimtare e Ligës së Kampionëve në Stamboll do të mbahej në vitet 2020 dhe 2021, por në të dyja rastet ajo u zhvendos në qytete të tjera për shkak të koronavirusitm shkruan albeu.com. Shorti do të përcaktojë edhe lojtarin më të mirë në Evropë në vitin 2022. Lista e aplikantëve ende…

Read More

Rreth 2 mijë mësues të rinj cdo vit do i nënshtrohen testimit psiko-social nga një komisioni AD HOC i ngritur në çdo shkollë. Drejtoresha e politikave në Ministrinë e Sporteve, Zamira Gjini thotë se një rol të rëndësishëm në këtë komision merr punonjësi social dhe psikologu. Por çfarë ndodh me një mësues i cili për një priudhë tre-mujore nuk kalon testimin psiko-social? “Nëse komisioni do të vendosë që ky mësues nuk i plotëson kriteret, atëherë do fillojë procedurat administrative që këtë vit të ri do të zbatohet vlerësimi psiko-social”, thekson Gjini për TV Klan. Ministria e Arsimit ka bërë gati…

Read More

Të rritesh në një botë digjitale nuk do të thotë thjesht të ndihmosh prindërit të përdorin teknologjinë. Kjo bën edhe që t’i përjetosh thuajse çdo sekondë në celularin tënd inteligjent fatkeqësitë e kësaj bote. “Ne jetojmë në një vend të pasur me shumë mundësi. Shumë kriza nuk na prekin aq afër sa mendojmë ndonjëherë. Por gjithçka që ndodh, ne mund ta shohim në kohë reale. Është një përmbytje që bie mbi ne, me të cilën shumë janë të mbingarkuar “, thotë Konstantin Knorr. 17-vjeçari është e përfshirë në këshillin rinor të Fondacionit Brezat. Ai e ndalon me vetëdije vërshimin dërrmues…

Read More

Një grua nga Hungaria është rrëmbyer, droguar dhe dhunuar nga një bandë mafioze shqiptare.Mediat hungareze raportojnë se gruaja është rrëmbyer me qëllim shfrytëzimin për prostitucion në Milano. Ajo ka mundur që të kërkojë ndihmë përmes një postimi të bërë në “Facebook”, në një faqe të hapur për hungarezët që jetojnë në Milano, duke shkruar se është rrëmbyer, droguar e dhunuar, dhe se ndodhet e mbyllur në një banesë. Pas kësaj, një bashkëkombëse e saj ka arritur që të sinjalizojë policinë, duke bërë të mundur lokalizmin dhe shpëtimin e saj. Nëna e katër fëmijëve ishte detyruar të prostituonte nga një trafikant…

Read More

Nuk është vetëm monedha e 𝙀𝙩𝙝𝙚𝙧𝙚𝙪𝙢 që pritet të përfitojë nga lëvizja e Ethereum nga ‘Proof of Work’ në ‘Proof of Stake’.Pas vitesh pritjeje, 𝙀𝙩𝙝𝙚𝙧𝙚𝙪𝙢 më në fund është gati për t’u transferuar në një blockchain më të lirë dhe më miqësor për mjedisin pasi monedhat e reja nuk do të krijohen duke hargjuar rrymë.Kriptomonedha e dytë përfundoi me sukses të gjitha testimet e fundit para transformimit zyrtar. Transformimi i 𝙀𝙩𝙝𝙚𝙧𝙚𝙪𝙢, pritet të ndodh drejtpërdrejt më 19 shtator.A do të vazhdojnë këto tokena të tejkalojnë çmimin e 𝐄𝐓𝐇 deri në shtator? Le të hedhim një vështrim më të afërt.Ndërkohë, disa…

Read More

Institucionet arsimore në Bashkinë Mat janë gati për të pritur nxënësit këtë shtator. Kryebashkiaku Agron Malaj siguron prindërit se fëmijët kanë vëmendjen dhe përkushtimin maksimal të Bashkisë Mat. “Si gjithmonë në Gusht, Bashkia Mat kujdeset që të përgatisë institucionet arsimore në vend për nisjen e vitit të ri shkollor. Ndërhyrjet tona fokusohen te lyerja dhe sistemi i godinave, klasave, ambienteve rrethuese, sistemi dhe rregullimi i nyjeve sanitare dhe atyre elektrike. Fëmijët kanë vëmendjen dhe përkushtimin tonë maksimal”, thekson kryebashkiaku Malaj.

Read More

“Punoj në doganë” është një frazë që në Shqipëri ndonjëherë ka efektin e çelësit magjik. Me të mund të fitosh simpatinë apo edhe përkujdesin dhe “respekt” të befasishëm nga ata që ke përballë. Pikërisht me këtë shprehje është prezantuar një 25 vjeçare në Tiranë. E reja me inicialet M. C e moshës 25 vjeç u paraqit e veshur serioze në një butik të njohur në kryeqytet, dhe mbasi ka zgjedhur veshjet më të mira ka treguar se i duheshin për një punë, aty ku ajo këmbëngulte se ishte e angazhuar si zyrtare e doganave. “Më duhen për përditshmërinë në dogana,”…

Read More

Qeveria e Greqisë po përshpejton vendimet për rritjen e tretë të pagës minimale në 751 euro dhe për heqjen ose të paktën përgjysmimin e tarifës së shërbimit që rëndon mbi bizneset, raporton Protothema. Nga kjo rritje e pagës pritet të përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Greqia këtë vit ka rritur dy herë pagat, e para u njoftua vitin e kaluar në korrik dhe hyri në fuqi në janar të këtij viti. Ishte rreth 2% dhe paga minimale arrinte në 663 euro . Pak muaj më vonë, në maj, këtë herë ka ndodhur një rritje e…

Read More

Një implant korneal, i krijuar nga lëkura e derrit, ka rikthyer me sukses shikimin tek 20 persona të verbër ose me shikim të dëmtuar, si pjesë e një prove premtuese. Implanti është bërë nga proteina e kolagjenit, dhe i ngjan kornesë së njeriut, pjesa transparente e syrit që mbulon irisin dhe bebëzën. Shkencëtarët në Universitetin Linkoping dhe dhe LinkoCare Life Sciences AB kanë zhvilluar implantin si një alternativë ndaj kornesë së dhuruar njerëzore, si dhe një operacion më pak invaziv për implantim. Shkencëtarët besojnë se kjo do të sjellë shpresë për personat që kanë probleme me shikimin. Mehrdad Rafat, që…

Read More

Një 38-vjeçare për pak sa nuk ra viktimë e përdhunimit në Kretë. Më 15 gushtit, një 45-vjeçar me origjinë nga Shqipëria e ftoi 38 -vjeçaren në shtëpinë e tij për të pirë një kafe. Gruaja ka shkuar në shtëpinë e tij në Ammoudara në orën 9 të mëngjesit, por gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë tjetër, raporton Protothema. Sipas denoncimit, në një moment 45-vjeçari e ka hedhur me dhunë drejt shtratit të tij dhe e ka kapur nga qafa, ndërsa ka tentuar ta përdhunojë. Ajo, fatmirësisht, ia doli dhe shpëtoi nga duart e tij.

Read More