Nuk është vetëm monedha e 𝙀𝙩𝙝𝙚𝙧𝙚𝙪𝙢 që pritet të përfitojë nga lëvizja e Ethereum nga ‘Proof of Work’ në ‘Proof of Stake’.
Pas vitesh pritjeje, 𝙀𝙩𝙝𝙚𝙧𝙚𝙪𝙢 më në fund është gati për t’u transferuar në një blockchain më të lirë dhe më miqësor për mjedisin pasi monedhat e reja nuk do të krijohen duke hargjuar rrymë.
Kriptomonedha e dytë përfundoi me sukses të gjitha testimet e fundit para transformimit zyrtar. Transformimi i 𝙀𝙩𝙝𝙚𝙧𝙚𝙪𝙢, pritet të ndodh drejtpërdrejt më 19 shtator.
A do të vazhdojnë këto tokena të tejkalojnë çmimin e 𝐄𝐓𝐇 deri në shtator? Le të hedhim një vështrim më të afërt.
Ndërkohë, disa asete digjitale që mund të përfitojnë shumë nga një transformim i suksesshëm po pësojnë lëvizje pozitive dhe madje kanë tejkaluar 𝐄𝐓𝐇 në muajin e kaluar.
- 𝐋𝐢𝐝𝐨 𝐃𝐀𝐎 (𝐋𝐃𝐎)
‘Transformimi’ do të zëvendësojë minatorët e 𝙀𝙩𝙝𝙚𝙧𝙚𝙪𝙢 me ‘validator’, të cilëve do t’u kërkohet të vëndojnë 32 monedha të 𝙀𝙩𝙝𝙚𝙧𝙚𝙪𝙢.
Kjo kërkesë e madhe e aksioneve ka hapur mundësi për platforma ndërmjetësuese, platforma që mbledhin 𝐄𝐭𝐡𝐞𝐫 dhe bashkojnë të ardhurat për t’u bërë validator në zinxhirin e bllokut Ethereum. 𝐋𝐢𝐝𝐨 𝐃𝐀𝐎 është një prej tyre. - 𝐄𝐭𝐡𝐞𝐫𝐞𝐮𝐦 𝐂𝐥𝐚𝐬𝐬𝐢𝐜 (𝐄𝐓𝐂)
Ethereum Classic (ETC) është një tjetër aset që ka tërhequr vëmendjen e investitorëve javët e fundit. Kjo është kryesisht për shkak të potencialit të tij për të ofruar një strehë për minatorët që dalin nga rrjeti Ethereum.
Meqenëse 𝐄𝐭𝐡𝐞𝐫𝐞𝐮𝐦 𝐂𝐥𝐚𝐬𝐬𝐢𝐜 është blockchain i ndarë nga 𝙀𝙩𝙝𝙚𝙧𝙚𝙪𝙢 në vitin 2016, ai shfaq pothuajse të gjitha cilësitë teknike të rrjetit aktual duke e bërë atë një strehë natyrale për minatorët e 𝙀𝙩𝙝𝙚𝙧𝙚𝙪𝙢. - 𝐎𝐩𝐭𝐢𝐦𝐢𝐬𝐦 (𝐎𝐏)
Optimism është një shërbim në sistemin e 𝙀𝙩𝙝𝙚𝙧𝙚𝙪𝙢. Me fjalë të tjera, ai grumbullon të dhënat e transaksioneve masive jashtë ‘blockchainit’ dhe lëshon rezultatet përsëri në rrjetin kryesor të Ethereum kur arrihet një konsensus.
Perspektivat e vendosjes së Optimism në rrjetin e 𝙀𝙩𝙝𝙚𝙧𝙚𝙪𝙢 pas transformimit mund të shërbejnë si një katalizator rritës për çmimin e 𝐎𝐏.