Kryeministri i Polonisë akuzoi sot Francën dhe Gjermaninë se po e drejtojnë Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus , raporton Al Jazeera. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin. Ata tani janë në shok”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. “Kthimi i imperializmit rus nuk duhet të jetë befasi për ne”, shtoi ai.
Author: tirana
Këngëtari dhe aktori Darius Campbell Danesh ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare. Shkaku i vdekjes nuk dihet ende, por familjarët e tij thanë se ai u gjet pa jetë në banesën e tij në SHBA. “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Darius Campbell Danesh”, thanë ata në një deklaratë. Darius, i cili u bë i famshëm në shfaqjet e talenteve të ITV Popstars dhe Pop Idol, u gjet pa shenja jete në shtrat në dhomën e tij në apartamentin që kishte në Rochester.
Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i PD Sali Berisha, ka kritikuar qeverinë për gjendjen e sistemit arsimor. Ai ka zhvilluar një takim këtë pasdite me ekspertë të arsimit dhe mësues nga gjithë vendi, të cilët i kanë shprehur shqetësimet që kanë në punë. Gjatë bashkëbisedimit, një mësuese nga Lezha është “përplasur” me Floriana Garon, pasi ka thënë se nuk u jepte njeri fjalën, ndaj dhe mikrofonin e mori “me forcë”. Për të zbutur disi debatin ndërhyri vetë Sali Berisha. Më poshtë, “përplasja” mes mësueses nga Lezha dhe Garos: Donika Haxhiaj: Jo në mungesë respekti, por desha të them diçka se desha…
Vala e thatësirës që ka goditur Bashkimin Evropian mund të jetë më e rëndë se ajo e vitit 2018-të, e cila tashmë ishte përcaktuar si “një nga më të këqijat e regjistruara ndonjëherë”. Kjo u bë e ditur nga një zëdhënës i Komisionit të BE-së, i cili specifikoi se mbledhja e të dhënave “është ende në progres” dhe se vlerësimet e sakta do të jenë të mundshme vetëm më pas. Shifrat e fundit nga Observatori Evropian i Thatësirës (EDO) tregojnë se rreth 45 për qind e territorit të bllokut është në kushte paralajmëruese – e dyta nga tre kategoritë e…
Tre muaj mbasi Klement dhe Eldi Cala u mbyllën në 41 biss, prokuroria i ka dorëzuar dy vëllezërit si të pandehur në gjykatën e kryeqytetit, si të akuzuar për futjen e sendeve të ndaluara. Tre telefonat celularë të zbuluar nga forcat operacionale të DAP sollën gjatë kësaj kohe një hetim të thelluar brenda 313, jo vetëm për lehtësinë si kishin depërtuar në qeli sendet e ndaluara por edhe për faktin që secili posedonte rrjete sociale si Instagram. Për vëllezërit Cala, të burgosur për supergrabitjen brenda areoportit të Rinasit, prokuroria thekson se dimensionet e telefoneve që ata posedonin nuk janë futur…
Pas koncertit që Noizy mbajti në Sheshin Nënë Tereza dy ditë më parë, ka folur edhe për marrëdhënien e tij me ish-rivalin e tij Stresin, të cilin tashmë e ka mik. Ai u shpreh për Euronews Albania se nuk është bukur të shohësh burra duke u zënë për muzikë, ndërsa ia vuri fajin moshës për raportin e dikurshëm. Noizy shtoi se konfliktet me Stresin janë pendesa e tij më e madhe në karrierë.
Eksperti i arsimit, Albano Zhapaj denoncoi drejtuesin e një shkolle në Lezhë, për të cilin tha se ka abuzuar me detyrën dhe ka ushtruar dhunë të nxënësit. Në një intervistë të dhënë për “Euronews”, Zhapaj tha se nuk mund ta nxjerrë videon në fjalë, por ka disa filmime të po të njëjtit person. “Ai vazhdon detyrën, është akoma drejtor shkolle”, u shpreh eksperti në Euronews Albania. Prindërit e nxënësve kanë bërë ankesa për këtë person deri në Ministrinë e Arsimit, por nuk ka ndodhur asgjë.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk i ka kursyer kritikat ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim të cilës tashmë i ndryshoi emrin. Gjatë një takimi me strukturat në Vlorë, teksa përmendi djegien e mandateve në vitin 2019, dikush nga salla i kujtoi Metës faktin se edhe LSI e ndërmori një hap të tillë. Ish-presidenti tha se ishte turp fakti që LSI dogji mandatet, ndërsa shtoi se vetë qëndroi në zyrë deri më 24 korrik “I keni djegur ju dhe turp të kenë ata që kanë djegur mandatet PD-LSI. Edhe miku im Petrit Vasili. Unë s’e kam djegur mandatin tim.…
Pas koncertit të tij “Alpha Show” në 14 gusht në sheshin “Nënë Tereza”, Noizy shprehet se “i ka hapur punë vetes”. Rreperi deklaroi se pas koncertit kanë vendosur që ftesat për të kënduar në vijim nëpër Europë t’i organizojë në salla të mëdha me bandë live. “Do të jetë një eksperiencë e re. Kjo në fakt duhet të bëhej shumë më përpara,” – u shpreh artisti. Noizy tha se ky vendim do të ndikojë 100% në rritjen e tarifës për të parë live atë.
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se në vendin tonë, mësuesit hiqen nga puna për një status në Facebook. Sipas Berishës, që nga viti 2013, Shqipëria ka 203 mijë nxënës e studentë më pak. Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar për problemet e edukimit, ku shtoi se figura e mësuesit është zhvlërësuar. “Nga viti 2013 deri sot, ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje dhe jemi dëshmitar të gjendjes reale të nxënësve tanë, gjendjes ekonomike, familjare të tyre dhe ka një thellim të tmerrshëm midis…
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pasditen e sotme, por fatmirësisht pa viktima. Drejtuesi i njërës prej autoveturave dhe dy të afërm të tij janë plagosur lehtë dhe po kurohen në spitalin rajonal të Shkodres. Ardhja e emigrantëve dhe e turistëve te huaj, ka shtuar ndjeshëm numrin e automjeteve në rrugët tona duke sjellë kaos dhe trafik.
Pajtimi mes dy reperëve, Stresi dhe Noizy, ka bërë bujë në “showbizz”-in shiptar. Tashmë ata kanë rregulluar raportet, pas një konflikti që kishin prej vitesh. Stresi ishte i ftuar edhe në koncertin që organizoi Noizy në Tiranë të quajtur “Alpha Show”, ku nuk munguan puthjet e përqafimet mes reperëve. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Kleviol Ahmeti, i cili ka pasur përplasje të ashpra me Noizyn, ndërsa ka qenë shok i ngushtë me Stresin. “Stresi me Noizyn, i pashë, shyqyr… Unë thashë se e puthi në buzë. Mirë që… Ishte e puthur e sinqertë nga ana e Stresit se unë…