Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Po me Bajramin e shkretë çfarë patët?

12:58 / August 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bajram begaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga: Bledi Lumani

Që prej ditës kur Edi Rama përmendi emrin e tij, si presidenti i ardhshëm i vendit, Bajram Begaj u vu nën një sulm të egër, ende pa bërë apo thënë asgjë! I nxorrën një foto me brekë në plazh, e paraqitën si një njeri dede, si shërbëtor të Ramës dhe ushtar të bindur, paçka se më gradë ishte gjeneral.

Pastaj sapo u zgodh president, turmat e Berishës dhe Metës i shkuan tek zyra e i kërkonin llogari për vdekjen e një vajze, a thua ai është kryepolici i vendit e jo president, dhe i kërkonin të dilte e të fliste kundër Edi Ramës dhe Policisë.

Ndërsa tani, teksa ndodhet në Kosovë, në vizitën e parë të tij zyrtare, janë hedhur në sulm dhe i kërkojnë të flasë me gjuhën e Ilir Metës dhe Sali Berishës, kundër “Ballkanit të Hapur”, vetëm pse kjo është një nismë që mbështetet nga Edi Rama.

Epo ndoshta duhet të kuptoni, se Bajrami i shkretë nuk iu ndihmon dot në luftën tuaj kundër Edi Ramës.Nuk ju ndihmon dot, se as nuk mund të bëjë dot kamikazin, si paraardhësi i tij në Presidencë, por as ka ndonjë arsye ta bëjë këtë gjë.

Lufta juaj me Ramën, nuk është as arsye dhe as argument, që Bajram Begaj të dalë kundër atij, që në fund të fundit e zgjodhi president, ndërsa ju që i kërkoni “ndihmë”, as nuk e votuat fare.

Ndaj nëse prisni që Bajrami të bëjë luftën tuaj, keni ngatërruar njeri. Se jo për gjë, por nëse nuk i bëtë dot gjë Ramës këto 5 vite me këtë “çunin e Pazarit të Ri”, që të thyen në mes, mos prisni ta mundni me Bajramin nga Rrogozhina

bajram begaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.