“Në vjeshtë nuk ka para për rrogat e pensionet, qeveria po mbush arkën me gjoba”, shkruan kryetari i PD-së Sali Berisha në rrjete sociale, ku thotë se ka marrë një mesazh nga një emigrant shqiptar që jeton në Itali, dhe që posedon një banesë në Malin e Robit, i cili thotë se ka paguar gjoba që nuk justifikohen. Sipas Berishës, qeveria do të nisi një operacion i madh gjobash për të mbushur buxhetin. “Sezoni turistik nuk është aq i pasur sa të mbushë arkën sipas planifikimeve, ndërkohë që në shtator do duhet të paguhet kësti i borxhit të tmerrshëm që…
Author: tirana
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, këtë të martë ka vizituar edhe bazën e NATO-s në Kosovë, si edhe ka zhvilluar një takim me komandatin e KFOR-it.
Mesfushori i Juventusit, Nicolo Rovella është huazuar te Monza. Mediet italiane bëjnë me dije se ndeshjen kundër Sassuolos, 21-vjeçari u fut në fushën e lojës në minutën e 75’, duke luajtur 15 minuta. Zyrtarizimi i transferimit të tij në formë huazimi te Monza, pritet të bëhet ditën e sotme.
Lidhja Demokratike e Kosovës, thonë se Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka refuzuar t’i takojë drejtuesit në selinë e partisë. Po ashtu LDK-ja ka shprehur keqardhje për morealizimin e takimit zyrtar me presidentin e ri të Shqipërisë. “Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë. Për dallim nga krerët insitucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeminisrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qëndrore të saj”. Presidenti…
Edhe këtë të martë Partia Demokratike ka vijuar me akuzat për aferën e inceneratorëve. Në një dalje për mediat, anëtari i Këshilli Kombëtar, Jamarbër Malltezi thotë se kompanitë e inceneratorëve janë guacka, pa staf dhe pa eksperiencë pune, por janë krijuar vetëm për të vjedhur 430 mln euro. Po ashtu ai tha se SPAK-u ka mbyllur gojën dhe “nuk e di se ku po shkojnë miliona euro që Edi Rama ia transferon në mënyrë bujare atje në drejtimin e paditur Zotos dhe Gugalles që janë me urdhër arresti ndërkombëtar”. Deklarata e plotë Dje nga kjo foltore, si çdo ditë prej…
Pas 10 ditësh, në Tiranë do të mbahet për tre ditë “Sunny Hill Festival”. Dua Lipa pas festivalit që mbajti në Prishtinë, ndodhet në jugun e Shqipërisë, për të kaluar disa ditë pushime. Artistja me famë botërore, ka publikuar sot në rrjetin social Instagram, disa fotografi përmes së cilave ka bërë me dije se ndodhet në Shqipëri. “Vajza shqiptare në Shqipëri”, ka shkruar këngëtarja. View this post on Instagram A post shared by DUA LIPA (@dualipa)
Në një nga komisariatet e Tiranës, është denoncuar zhdukja e një 16-vjeçare. Kallëzimi është bërë nga babai i saj. 59-vjeçari me iniciale I.K, i cili thotë se vajza e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Policia informon se kanë nisur kërkimet. “Më datë 16.08.2022, shtetasi I.K, 59-vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e tij e mitur, shtetasja E.K, 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”,-njofton policia.
Një depo armësh në fshatin Mayskoye në Krime, ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të marte. Ministria e Mbrojtjes në Rusi, thotë se po punon për të zbardhur shkaqet, ndërsa deklaroi edhe se nuk ka viktima apo të plagosur rëndë. Ky është shpërthimi i dytë që godet gadishullin e pushtuar nga rusët. Vëmendja është rreth centralit të Zaporizhias në Ukrainë, ndërsa Moska dhe Kievi vijojnë të akuzojnë njëra tjetrën për bombardimet pranë zonës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky paralajmëroi se bota do të humbasë ndaj terrorizmit dhe do t’i dorëzohet shantazhit bërthamor, nëse nuk vepron për të parandaluar një aksident në…
Akademiku Artan Fuga ka shkruar për personat e korruptuar në vendin tonë. Për të, këta jo veç që duhet të përbuzen, por edhe duhet të izolohen nga shoqëria. “Çfarë humbje kohe të kotë që bëjnë në vend të pasurojnë shpirtin! Harxhojnë jetën, për të fituar atë që do t’u marrin me dhimbje edhe po qe se i shpëtojnë SPAK-UT, e SPATËS! Të vdesësh gazit nga keqkuptimet e tyre, nga fakti si e harxhojnë kot jetën e tyre, preh e ambicjeve, iluzioneve, budallallikut. Çfarë përgjegjësie shkolla shqiptare që i ka lënë injorantë në gormarllikun e tyre. Qesh, qesh, qesh”,-shkruan Fuga. Shkrimi…
Nga: Edi Oga Koncert madhështor i Noizy-t në Tiranë. U kënaqën fansat. U kënaqën pushtetarët që shtuan vota. U kënaq Noizy dhe organizatorët. Ata që e zbresin nivelin e diskutimit tek personazhi ‘Noizy’, e kanë gabim. Djaloshi është një biznesmen i cili ka aftësinë të mbushë një boshllëk, të plotësojë nevojat e fansave të tij për zbavitje dhe ‘role model’. Noizy nuk përcakton me paramendim sisteme vlerash moralo-estetike, ai shet ofertën e tij artistike e cila absorbohet nga masat. E vetmja gjë që bën Noizy, është tejkalimi i vazhdueshëm i vetes dhe konkurrencës së tij. Konkurenca është gjithmonë e më…
Kreu i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar sërish takimin me presidentin shqiptar Bajram Begaj, i planifikuar tu mbante këtë mëngjes. Abdixhiku thotë se kreu i shtetit duhet të shkonte në selinë e partisë së tyre, dhe jo që takimi të bëhej në Kuvend. Axhenda, e martë, 16 gusht 2022 Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.11:15-11:45 Takim…
Të moshuarit Fortunato Maddaloni dhe Riccardi Gennario, të dy shtetas italianë, janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi janë kapur duke shitur flori të rremë. Sipas informacionit të Policisë, për 2 muaj e gjysëm, ata fituan 200 mijë euro nga shitja e arit të rremë në Tiranë dhe Podgoricë. “Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shitur ar (metal) në formë kokrrizash, me vlerë 200 000 euro, në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022. Materiali që keta shtetas kanë shitur ka rezultuar më pas, i përzier me metale të tjera”,-informon Policia e Shtetit. Njoftimi…