Në një nga komisariatet e Tiranës, është denoncuar zhdukja e një 16-vjeçare. Kallëzimi është bërë nga babai i saj. 59-vjeçari me iniciale I.K, i cili thotë se vajza e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Policia informon se kanë nisur kërkimet. “Më datë 16.08.2022, shtetasi I.K, 59-vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e tij e mitur, shtetasja E.K, 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”,-njofton policia.
Postime te ngjashme
Add A Comment
