Këtë të martë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonat malore. Temperaturat në mëngjes do të luhaten nga 14-19 gradë. Vlerat maksimale do të jenë me rritje nga 28-31 gradë C në veri deri në 33-34 gradë C në zonat e ulëta. Era do të jetë më drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.
Author: tirana
Fitimi i parave mund të mos jetë një çështje fati në shumicën e rasteve, por duket se disa kanë më shumë gjasa të shohin të ardhurat e tyre të rriten, ndërsa të tjerët vetëm ankohen. Dashi Dashi dhe ata që kanë një ashendente apo Venus në Dash janë të apasionuar pas fitores dhe sigurisht fitimeve të larta. Ata nuk karakterizohen nga kompromis dhe përulësi dhe luftojnë fort për të imponuar vullnetin e tyre dhe për të provuar vlerën e tyre. Ata punojnë me entuziazëm dhe guxim për të pasur një të ardhme më të mirë dhe qëllimi i tyre përfundimtar është të arrijnë sukses…
Ministria e Punëve të Jashtme në Teheran deklaroi të hënën askush nuk ka të drejtë të bëjë akuza kundër Iranit për sulmin e së premtes ndaj Salman Rushdie. Shkrimtari, me origjinë nga India, me pasaportë britanike, ka jetuar nën kërcënimin e vdekjes për dekada që kur shkrimi i tij zemëroi autoritetet fetare në Iran, kështu që disa myslimanë besojnë se romani i Rushdie i vitit 1988 “Vargjet Satanike” përmban pasazhe blasfemuese. Rushdie po shërohet, pasi u godit disa herë me thikë përpara një daljeje publike në shtetin e Nju Jorkut.
Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë gazetari shqiptar nga Kosova, Mehmet Emerllahu. Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e gazetarit, të cilët njoftojnë se nesër ai do të përcillet për në banesën e fundit në orën 15:00, në varrezat e fshatit Ramjan, në Ferizaj. “Miq, me dhimbje të thellë u njoftojmë se sot pas një sëmundje të gjatë ndërroi jetë më i dashuri ynë, Mehmet Emerllahu. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më 16.08.2022 ora 15:00 në varrezat e fshatit Ramjan. Nisja e funeralit organizohet nga shtëpia e…
Ministrja zvicerane e Energjisë, Simonetta Sommaruga ka paralajmëruar një sërë opsionesh për reduktimin e energjisë elektrike. Kjo vjen mes kritikave se vendi nuk ka krijuar një plan efektiv të kursimit të energjisë. “Zvicra po bën gjithçka për të parandaluar një mungesë. Por të mos harrojmë se në Evropë ka luftë. Nuk ka siguri”, tha Sommaruga. Komentet e saj vijnë pasi kreu i komisionit të energjisë elektrike u kritikua pasi i bëri thirrje qytetarëve që të blejnë qirinj dhe dru zjarri përpara dimrit. Disa media dhe politikanë e morën këtë si një pranim se strategjia e qeverisë për energjinë ishte e…
Brandi luksoz i veshjeve te Victoria Beckam nuk po arrin rezultatet e dëshiruara dhe është në rënie për shkak të një borxhi të madh që shkon në 54 milionë paundësh. Sipas “The Mirror”, 34 milionë paundë të borxhit i detyrohen kompanive të tjera që lidhen me ndërmarrje të ndryshme tregtare të familjes Beckham. Sakaq një zëdhënës i Victoria Beckham Holdings dha fakte të brendshme për situatën financiare të kompanisë duke përgënjeshtruar të përditshmen britanike. “Ky grup iu përgjigj shpejt efekteve të pandemisë dhe kontrolloi paratë dhe shpenzimet e tij, duke çuar në një reduktim të ndjeshëm të humbjeve operative me 57%, falë efikasitetit…
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të hënën se ka rezultuar pozitiv për COVID-19 për herë të dytë këtë vit dhe po përjeton simptoma të buta. Shefi i Pentagonit tha në një deklaratë se do të vazhdojë të punojë me orar normal, por se punën do ta bënte nga shtëpia. Sekretari Austin tha se ai do të jetë në vetëizolim për pesë ditët e ardhshme në përputhje me udhëzimet e Qendrës së Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve dhe do “të mbajë të gjitha autoritetet” e parashikuara me ligj. Në janar, 69 vjeçari Lloyd Austin i infektua për herë të…
Në gjuhën mjekësore, ndjesia e mpirjes, si dhe djegia ose “gjembat” në trupin tuaj, quhet parestezi. Këtë ndjesi zakonisht e përjetojmë në dorë dhe këmbë, por edhe pjesë të tjera të trupit nuk janë të përjashtuara. Një studim tregon se kjo mpirje zakonisht shfaqet pa paralajmërim paraprak. Për më tepër, jo gjithmonë shkakton dhimbje, por kryesisht shqetësim. Miliona njerëz në të gjithë botën i nënshtrohen këtyre llojeve të shqetësimeve, veçanërisht te ata që punojnë më profesione pa lëvizje fizike, si puna në zyrë ku kalojnë orë të tëra ulur.
Shtëpia e këngëtares Mariah Carey ka rënë pre e një grabitjeje. Ndërsa Carey ishte me pushime në Capri të Italisë gjatë muajit korrik, shtëpia e saj në Atlanta u grabit. Policia e ka konfirmuar vjedhjen, por thotë se meqenëse “ky është ende një hetim i hapur, informacioni mund të jetë i kufizuar”. Nuk dihet se çfarë gjërash me vlerë grabitësit kanë arritur të marrin.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili denoncon korrupsionin në qendrën shëndetësore të Divjakës. Sipas mesazhit të qytetarit, aparati i grafisë në këtë qendër shëndetësore nuk punon, ndonëse paguhen dy mjekë. Postimi: Një “ kujtesë” për dy Deputetët e Divjakës dhe Ministren e Shëndetësisë Manastirliu: Përshëndetje Z. Myslim, Po ju jap një informacion për korrupsionin që bëhet në qendrën shëndetësore të Divjakës. Qendra Shëndetësore e Bashkisë Divjakë është kthyer në një institucion ku paguhen pa punuar fare militantë të partisë dhe ata që ndajnë pagën me kapot që i mbajnë në listëpagesë. Prej vitit…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në afërsi te “Kodra e Diellit”, në Tiranë. Blutë bëjnë me dije se shtetasja me iniciale D.G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka përplasur këmbësorët B.H., 60 vjeç, V.H., 57 vjeçe dhe A.T., 27 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar tre këmbësorët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Një makinë me targa të personalizuara ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve në mes të Tiranës. Nuk është një targë dosido, por që shkruhet me të mëdha fjala “DROGA”. Nuk dihet si e ka marrë personi në fjalë lejen për një targë të tillë të personalizuar që provokon hapur “blutë” e Tiranës.