Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në afërsi te “Kodra e Diellit”, në Tiranë.
Blutë bëjnë me dije se shtetasja me iniciale D.G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka përplasur këmbësorët B.H., 60 vjeç, V.H., 57 vjeçe dhe A.T., 27 vjeçe.
Si pasojë janë dëmtuar tre këmbësorët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.