Author: tirana

William Ruto, zëvendëspresidenti aktual i Kenya-s, është zgjedhur si kreu i ri i shtetit pas votimeve të zhvilluara dhe pas një gare të ngushtë me rivalin e tij, Raila Odinga. Vetëm 50.5% e votave shkuan për Ruto-n, por mjaftueshëm sa për ta projektuar atë si president i ardhshëm i vendit afrikan. Kjo fitore është në një lloj mënyre e veçantë edhe për Shqiptarët, pasi Ruto e ka vizituar më herët Kosovën dhe njihet si mik i ngushtë i biznesmenit Behgjet Pacolli. Ruto, 55 vjeçar, garonte për herë të parë për postin e lartë. Ai shërbeu si zëvendëspresident për 10 vjet,…

Read More

Basketbollistja amerikane, Brittney Griner, ka apeluar në një gjykatë ruse dënimin ndaj saj me nëntë vjet burgim për posedim droge. Sipas mediave ruse, avokatët e saj kanë thënë se ajo është duke kërkuar që të falet apo që t’i zvogëlohet dënimi. Ndërkohë ka raportime se Uashingtoni dhe Moska janë duke diskutuar mundësinë e këmbimit të saj me të burgosur rusë në Shtetet e Bashkuara. Griner, 31-vjeçare, ka qenë në mbajtje në Rusi prej kur policia i ka gjetur vaj kanabisi në valixhen e saj në aeroportin e Moskës në muajin shkurt. Griner e ka pranuar në gjykatë atë që e…

Read More

Shumica socialiste nuk ia doli këto 9 vinte t’i kthente në prova për drejtësisë demoncimet kur ishte në opozitë për korrupsion, vrasjet në Gërdec dhe të katër personave në 21 Janar ndaj Sali Berishës. Ndaj ajo ka nisur një përpjekje tjetër për ta nxjerrë në pension politik, ish presidentin dhe kryeministrin demokrat, këtë radhë me ndihmën e ndërkombëtarëve. Plani socialistëve me mbështetjen edhe të fraksionit Alibeaj në PD, synon shtimin e një neni në ligjin e dekriminalizimit për të ndaluar nga kandidimi, personat e shpallur non grata nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar apo vende të tjera perëndimore. Shënjestra është qartë,…

Read More

Policia në Angli ka arrestuar një shqiptar, pasi u kap në një fermë kanabisi. Bëhet fjalë për Kristian Zefin, i cili tentoi që të arratisej nga dritarja e ndërtesës dykatëshe, por nuk iu shpëtoi autoriteteve. 28-vjeçari i cili me profesion ishte mësues fiskulture, pranoi para policëve se u kujdes për bimët narkotike me një vlerë rreth 275,000 £. Pasi pranoi fajësinë, policia britanike e dënoi Zefin me nëntë muaj burg.

Read More

Stilistja Stela Sallaku kritikoi veshjet e disa moderatoreve të cilat janë çdo ditë në ekran. Sipas saj, disa zonja ekrani ngatërrojnë pasarelat me ekranin, ndërkohë që janë përballë një publiku të larmishëm, përfshi edhe fëmijë, ndaj është shumë e rëndësishme të ruhet etika e veshjes. “Zonjat e ekranit ndonjëherë ngatërrojnë pasarelat e modës dhe dasmat me emisionet. Në botë respektohet kodi i etikës dhe audiencës. Moderatoret i kam parë të jenë më të zhveshura se sa do zbuloheshin në një event sheikësh”, tha stilistja në një intervistë për Euronews Albania.

Read More

Të gjithë mësuesit e rinj që do të fillojnë punë do të duhet më parë të kalojnë një periudhë prove 3-mujore para se të nënshkruajnë kontratën e përhershme. Lajmin e bën të ditur ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila thekson se për të mbrojtur sigurinë e fëmijëve në shkolla dhe për të shmangur rastet e abuzimit, gjatë këtyre tre muajve do të bëhet edhe një vlerësimin psiko-social për mësuesit e rinj dhe të gjithë punonjësit e institucioneve arsimore parauniversitare. Postimi Duke marrë shkas nga rastet e konstatuara ndër vite të mësuesve që kanë ushtruar dhunë, abuzim apo vepra të…

Read More

I gjithë fshati në Itali i është vënë pas shqiptarëve të cilët tentuan që t’i arratiseshin policisë. Mediat italiane raportojnë se karabinerët gjatë kontrollit që po bënin në rrugë arrestuan në flagrancë tre shqiptarë të cilët akuzohen për vjedhje, rezistencë ndaj zyrtarit të Policisë si dhe për shuma parash të pajustifikuara që i kishin me vete. Në momentin që Policia ndërhyri, njëri nga shqiptarët u arrestua menjëherë ndërsa dy të tjerët u munduan të arratiseshin, por që u kapën nga policia dhe qytetarët pak metra më tutje në afërsi të fshatit. Hetimet e menjëhershme, të kryera pas marrjes së gjurmëve…

Read More

Ardit Gjebrea ka komentuar debatin për shaminë ne Kosovë dhe një protestë të organizuar në Himarë në greqisht, me në krye Vangjel Dulen dhe Fredi Belerin. Ai thotë se nuk duhet të alarmohemi pse protestohet greqisht në Himarë. “Tani që është kohë pushimesh, kemi edhe kohë te lexojmë lajme e komente, reagime për gjithçka ndodh rreth nesh. Sot më tërhoqën vëmendjen dy lajme me reagimet përkatëse: I pari bënte fjalë për një projektligj për lejimin e shamive për vajza dhe gra në shkolla dhe institucione, mesa kuptova në moshën mbi 16 vjeç, në Kosovë. Lajmi i dytë bënte fjalë për…

Read More

Profesori dhe eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka paralajmëruar Policinë e Shtetit, të bëjë kujdes, pasi krimi i organizuar dhe trafikantët e drogës tashmë po përdorin teknika të reja kriminale. Me anë të një postimi në Facebook, Karamuço thekson se sëfundmi platforma Netflix po përdoret nga ana e grupeve keqbërëse si mundësi komunikimi, duke dërguar mesazhe të koduara. “Policia e Shtetit të hapë sytë. Studimet e reja mbi taktikat kriminale kanë përfshirë edhe Netflix në llogaritë e komunikimit midis grupeve keqbërëse. Logove të një llogarie në Netflix nuk ju shkruhen emrat, por mesazhet e banditëve. Njëri në Ekuador, tjetri në…

Read More

Anija e parë me drithëra që u largua nga Ukraina sipas një marrëveshje lufte është rishitur disa herë dhe tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen dhe destinacionin e ngarkesave, tha ambasada ukrainase në Bejrut. Anija Razoni me flamur të Sierra Leone, e cila u largua nga Odesa më 1 gusht dhe u zhvendos përmes Detit të Zi duke transportuar misër ukrainas, më vonë kaloi inspektimin në Turqi. Fillimisht ajo ishte nisur për në Liban me 26,000 tonë metrikë misër, por blerësi refuzoi të pranonte ngarkesën pasi ajo u dorëzua shumë më vonë se sa ishte rënë dakord. “Ne nuk…

Read More

Një mësues shqiptar i edukimit fizik, i cili shkoi në Angli me kamion, është kapur me më shumë se 500 bimë kanabisi që kapnin vlerën prej 275,000 £. Emigranti i paligjshëm Kristian Zefi u përpoq të arratisej me shpejtësi nga një dritare, por u pikas nga policia. Zefi, 28 vjeç, pa adresë fikse, pranoi se prodhonte kanabis. Stephen Welch, hetues, tha se policia ekzekutoi një urdhër droge në ambientet në Popple Street, Hull, një ndërtesë e madhe industriale dykatëshe me rreth 12 dhoma. “Ndërsa policia u përpoq të hynte, i pandehuri doli nga një dritare e katit të sipërm në…

Read More