Sezayir Arslan, sipërmarrës turk shrpehet se ai dhe turqit e tjerë ndihen të fyer nga veprimi i 48-vjeçarit në plazhin e Gjirit të Lalëzit i cili hoqi me forcë dhe hodhi në det flamurin turk. Arslan tha se nuk dëshironte kurrsesi të përgjithësonte të gjithë shqiptarët me veprimin e një njeriu sipas tij jo normal. “U mërzita jashtë mase shumë, sepse të gjithë janë besnik të flamurit të vet, ne nuk e lëmë në tokë që ta hedhim në det. Po për një idiot, që nuk është normal në trutë s’mund të bëjmë faj shtetin apo gjithë shqiptarët. Ai kush…
Author: tirana
Në Piken e Kalimit Kufitar Kakavijë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin italian G. L., 63 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë gjahu dhe fishekë, pa dokumentacionin përkatës. Në vijim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për 63-vjeçarin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për…
Gjatë javës së shkuar në Tiranë u arrestuan dhe u proceduan në gjendje të lirë gjithsej 18 drejtues mjetesh për kryerjen e shkeljeve të ndryshme. Policia, po ashtu goditi 5 raste të tentativës për të korruptuar policët më qëllim që të shmangnin gjobat. 109 persona janë raportuar duke tentuar tu japin ryshfet policëve. Që prej fillimit të vitesh 707 drejtues mjetesh kanë marrë gjobë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 291 drejtues mjetesh kanë marrë gjobë për mosvendosje të rripit të sigurimit. Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar…
Presidenti Bajram Begaj, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Kosovë, ka takuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, agresionin rus në Ukrainë dhe themelimin e bashkëpunimit dhe shtimin e intensitetit të aktiviteteve ndërinstitucionale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. “Kryetari Konjufca ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Shqipërisë ndaj Kosovës, si dhe në veçanti për mbështetjen gjatë kohës së luftës. Me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë, presidenti Begaj e ka falënderuar kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe ka konfirmuar mbështetjen…
Klea ka zgjedhur ta tregojë shkurt, pastër dhe qartë si ja ka marrë zemrën Elgiti. Megjithatë, le ta nisim nga fakti që ata janë një ndër të çiftet më të pëlqyer dhe më të komentuar të showbiz-it, prej më shumë se 1 viti prindër të një djali, Krid, dhe që duken më të dashuruar se kurrë. Por si ka nisur historia tyre e dashurisë dhe cili ka qenë sekreti që Elgiti e ka bërë për vete Klean. Epo mesa duket kjo do të qëndrojë ende sekret në njëfarë mënyrë, pasi në përgjigjen e fundit që ka dhënë pikërisht për këtë…
Edhe pse femrat janë përgjithësisht euforike dhe nervoze para dasmës, hulumtimet e reja shkencore kanë treguar se meshkujt janë akoma më të shqetësuar. Një ekip shkencëtarësh nga Amerika zbuluan se për meshkujt, vetëm planifikimi i dasmës, dhe më pas vetë dita, është shumë më stresuese se sa gratë. Në anketë morën pjesë 160 persona. Problemi më i madh për ta është shqetësimi për ftesën e të afërmve dhe miqve, pastaj pjesa financiare dhe deri te muzika, ushqimi dhe pijet. Rreth një e treta e meshkujve, pak ditë para dasmës, kanë probleme serioze me pagjumësinë dhe më shpesh nervozizmi çon në…
Flogert Muça Energjia vijon të mbetet një shqetësim serioz në të gjithë botën. Kriza botërore që ka përfshirë këtë sektor jetik ka vënë në lëvizje thuajse të gjitha shtetet. Rritja e çmimit është vetëm njëra anë e kësaj krize e cila rrezikon të thellohet edhe më shumë duke kërcënuar me mungesë të produktit në treg çka do të sillte pasoja të rënda. Në tregjet ndërkombëtare të energjisë elektrike çmimet vijojnë të jenë të larta. Sot çmimi është në nivelet mbi 400 euro/MWh, ndërkohë që sipas parashikimeve në shtator pritet të arrijë 500 euro për megavat. Planet e vendeve të BE…
Gina Lollobrigida njoftoi të shtunën se do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit si kandidate nën flamurin e aleancës së sapoformuar Euroskeptike ISP (Italia Sovrane dhe Popullore). Ajo do të përfaqësojë distriktin e Latinas, i cili ndodhet në jug të Romës. ISP, e cila e përcaktoi veten si “alternativa e vetme”, mbështetet nga Partia Komuniste, Atdheu Socialist, Ancora Italia dhe Riconquistare Italia. Grupi duhet të marrë 3% të votave për të hyrë në parlament. Platforma e grupit kundërshton rritjen e shpenzimeve ushtarake, globalizimin ekonomik, privatizimin e shfrenuar dhe “diktaturën shëndetësore”. Lollobrigida ka luajtur në dhjetëra filma, duke përfshirë…
Një nga gjërat e para që bëjmë në verë kur hipim në makinë është ndezja e kondicionerit. Megjithatë, ka diçka, për të cilën shumica prej nesh nuk janë të vetëdijshëm. Nuk duhet ta ndizni asnjëherë kondicionerin direkt me xhamat e mbyllur sidomos kur makina ka qenë në diell. Ndaj, duhet të keni kujdes që të mos e bëni këtë lëvizje sepse niveli i benzenit rritet shumë. Duke qenë i bllokuar në automjet, mund të dëmtojë shëndetin tuaj dhe të fëmijëve pasi është një lëndë toksike. Herën tjetër, së pari hapni dritaret dhe më pas ndizni kondicionerin.
Vijon të mbetet i lartë fluksi i emigrantëve që vijnë nga Greqia përmes Pikës Doganore të Kapshticës. Në 24 orët e fundit kanë hyrë nga kjo doganë 6630 shtetas dhe kanë dalë 4444 persona. Pala shqiptare po punon me 5 sportele në hyrje dhe 2 në dalje duke bërë të mundur kalimin pa vonesë të udhëtarëve. Ndërsa Policia Kufitare greke punon me 2 sportele. Në Qafë Thanë, kanë hyrë 4487 dhe kanë dalë 3035 shtetas.
Çmimet e naftës ranë me më shumë se 3 dollarë për fuçi të hënën, si pasojë e shqetësimeve për kërkesën në Kinë, importuesi më i madh i naftës së papërpunuar në botë, dhe përpara përgjigjes së Iranit ndaj një propozimi për një marrëveshje bërthamore që mund të rrisë eksportet e naftës të vendit. Ekonomia e Kinës u ngadalësua papritur në korrik, ndërsa prodhimi i rafinerisë ra në 12.53 milionë fuçi në ditë, më i ulëti që nga marsi 2020, treguan të dhënat e qeverisë. Banka ING uli parashikimin e saj për rritjen e PBB-së së Kinës për vitin 2022 në…
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se është koha për një traktat me Shqipërinë për të reaguar në rast të cënimit të dy shteteve. “Është me rëndësinë që me Shqipërinë, siç e diskutuam, të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë, me të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në rast të cenimit të dy shteteve tona”, tha Osmani në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Presidentja tha se kjo praktik “është në harmoni me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë shtete”. “Është koha që të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim”,…