Author: tirana

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën për shtyp, tha se synimi i qeverisë “Rama 3” është që të largojë shqiptarët nga vendi dhe të sjellë shtetas të huaj. Reagimi vjen pas vendimit të Këshillit të Ministrave që tregon se qeveria vendosi zbatimin e procedurave të koncesionit/partneritet publik privat në sektorin e programeve të shtetësisë. “Nëse do të merremi me të gjitha skandalet që prodhon çdo ditë kjo qeveri, merremi. Por është edhe dëshira e kësaj qeverie që të zhvendosim vëmendjen nga prioritetet më të mëdha të vendit tonë. Kjo është një aventurë, siç është aventurë e shpallur…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla paralajmëroi zhvillime në adresë të Sali Berishës me nisjen e sesionit të ri parlamentar në muajin shtator. Teksa postoi një foto të Berishës në anë të Enver Hoxhës, Balla e quan absurde dhe të papranueshme faktin që sipas tij një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij. “Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e…

Read More

Bashkia e Korçës, në vijim të traditës tashmë shumë vjeçare do të organizojë edhe këtë vit festën e Birrës. Ajo fton të gjithë dashamirësit e birrës te jenë në Korçë në 17-21 gusht. “Ështe Festa e Birres, festa qe kulmon verën dhe që vjen madheshtore në edicionin e saj të 16-te në qytetin e Korçës. Për here te pare ne Shqiperi, te shtune, 20 gusht, do te jete ne nje koncert madheshtor në Korçë, ne skenën e festës se birrës këngetari grek Kostantinos Argiros, një nga emrat më të njohur ne Greqi. Emrat më te njohur te muzikes shqiptare Aurela…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se partia e tij do të vijojë të mbështesë çdo kauzë opozitare sa i takon lëvizjes për protesta. Në një konferencë për mediat ai tha se Rama dhe shpura e tij do të paguajnë çdo ‘borxh’, ndërsa i bëri thirrje punonjësve të administratës mos të firmosin asgjë në shkelje pasi do të duhet të japin llogari. “Ne do dalim në përkrahje të çdo iniciativë të qytetarëve. Një popull që fle në demokraci, zgjodhët në diktaturë. Kjo është zgjidhje e pandalshme. Ne si PL do të bashkëpunojmë me çdo forcë politike opozitare, me…

Read More

Pse po vonohet formimi i qeverisë së re serbe, kush do të jetë në të përveç SNS-së së Vuçiçit dhe përfaqësuesve të pakicave dhe çfarë politike do të ndjekë qeveria e re? Pyetje ka shumë, përgjigjet i di vetëm Vuçiçi. Zvarritje, oferta për emrat e kandidatëve të mundshëm, konflikte reale apo të rreme mediatike brenda koalicionit të ardhshëm dhe përpjekje të ngathëta të presidentit të Serbisë, Aleksand;r Vuçiç për t’u paraqitur si dikush që nuk vendos për përbërjen e qeverinë së ardhshme. Formimi i qeverisë së re serbe po bëhet sipas një recete të parë edhe pas zgjedhjeve të mëparshme.…

Read More

Hong Kongu po fillon të braktiset, pasi janë më shumë se 140 mijë persona që kanë braktisur qytetin shtet vetëm gjatë këtij viti, ashtu si dhe shumë kompani të huaja. Ja pse ish-kolonia britanike që cilësohej si “porta e Azisë” ka humbur statusin e dikurshëm dhe kush po e zëvendëson sot. Sipas Statistikave zyrtare, viti 2022 ka qenë vit rekord për sa i përket personave që kanë lënë, ndoshta për gjithmonë, qytetin-shtet që deri më 1997 ishte ende një koloni britanike. Bëhet fjalë për gati 140 mijë të tillë që kanë preferuar rrugën plot të panjohura të emigrimit. Një trend…

Read More

U konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen 2 të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 23 vjeç dhe A. D., të dy banues në Durrës, pasi 23-vjeçari ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. D., me vetëgjyqësi, pasi ky i fundit ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. P. Në konflikt janë përfshirë edhe shtetasit R. D. dhe E. P., të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke marrë dëmtime të lehta. Për të dy këta shtetas janë referuar materialet…

Read More

Pista Olimpike e vrapit dhe kërcimit është drejt përfundimit të punimeve për të pritur sportistët profesionistë në mes të Parkut të Liqenit të Tiranës. Pista me 6 korsi është realizuar sipas standardeve të atletikës dhe është në pritje të certifikimit për t’u përdorur edhe si hapësirë për aktivitete ndërkombëtare. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet në Pistën Olimpike, u shpreh se Tirana po bën çdo përpjekje që edhe vitin e ardhshëm të jetë kryeqytet i Europës, këtë herë për Sportin, dhe se investime të tilla janë një pajë e vyer për evente që afrojnë të rinjtë me sportin dhe…

Read More

Ashtu si Sali Berisha edhe Ilir Meta në një konferencë me gazetarët ditën e sotme ka hedhur akuza ndaj qeverisë për sa i përket ndërtimit të portit turistik në Durrës dhe porit të ri tregtar. Ish-Presidenti Meta, ka ngritur disa pyetje që sipas tij i janë dorëzuar Ministrisë se Infrastrukturës dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkohet të zbardhen detajet e plotë të projektet. Meta hodhi akuza ndaj Ramës duke thënë se ai kërkon që të lë peng Shqipërinë edhe 50 vite të tjera, pasi sipas tij janë 3 miliard euro për tokën në portin e Durrësit që rrezikojnë. Kreu i…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijon që të akuzoje kryeministrin Edi Rama në lidhje me projektin e Portit turistik të Durrësit, ku këtë herë pohon se i ka dhënë një kompanie private 1,5 milionë metra katrorë truall për të ndërtuar aty një pronë personale. “Ligji i parë i çdo hajduti është se ai kërkon të vjedhë sa më shumë. Rasti më tipik është Edi Rama, i cili pasi është kapur në flagrancë me vjedhjen e 420 milionë euro për djegësat, gjithçka me firmën e tij, vrapon të vendosë harresë këtë vjedhje, me dy megaafera të mëdha, që janë 10fishi…

Read More

Arjola Demiri dhe Monika Lubonja ishte një ndër emrat më të komentuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy aktoret krijuan një miqësi të mirë që dukej se do të vazhdonte edhe jashtë. Mirëpo, shumë shpejt gjërat ndryshuan dhe pas daljes nga shtëpia e famshme, raporti i tyre u lëkund. Megjithëse, ishte më se e qartë që gjërat mes tyre nuk ishin si më parë, u duk sikur Monika dhe Arjola i sheshuan mosmarrëveshjet e tyre. Por së fundmi, Monika ka lënë të kuptohet se nuk ka miqësi mes tyre. Një ndjekës e ka pyetur Monikën nëse flet me të,…

Read More

Janë të shumta emrat e vajzave që janë përfolur për një lidhje me Flori Mumajesin. Edhe pse tepër i suksesshëm në jetën profesionale, ai është munduar që të ruajë një profil të ulët në publik sa i takon jetës personale. Prej disa vitesh ai thuhet se është në një lidhje me moderatoren nga Kosova, Liberta Spahiu. Kjo është arsyeja, që thuhet se e shtyu atë të transferohej në Prishtinë, ku jeton fare pranë shtëpisë së Libertës. Por pas një marrëdhënie plot ulje-ngritje, thuhet se për momentin ata janë ndarë, për të kaluar një periudhë reflektimi. E pyetur kohë më parë…

Read More