Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Qani Muçën, 55-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri tre ditë më parë punonjësin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ilirjan Gavelli. Ngjarja ndodhi më 12 gusht rreth orës 17:30 në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo” në Astir. Konflikti erdhi si pasojë e një vendimi të firmosur nga punonjësi i IMT-së për shembej e shtëpisë së 55-vjeçari Qani Muça. Ndërkohë në dëshmi, Ilirjan Gavelli është shprehur: Po largoheshim kur Qemali më shau dhe nxori pistoletën. U hodha për t’ia marrë armën dhe më qëlloi dy herë. Kur u…
Author: tirana
Edhe pse kanë kaluar mëse 80 vite nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, vijon debati mes pasardhësve të partizanëve dhe ballistëve. Kryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së veteranëve të LANÇ Odhise Porodini, i është përgjigjur akuzave të bëra nga kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi për partizanët. Përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, pak ditë më parë Alimadhi i cilësoi partizanët dhe komunistët kriminelë që i kanë duart e lyera me gjak, ndërsa theksoi se këto krime sipas tij, duhet të ndëshkohen me ligj, si e vetmja mënyrë që siç thotë ai do të…
Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një konferencë të përbashkët në Prishtinë me homologen Vjosa Osmani. Begaj siguroi Osmanin për mbështetjen e plotë të Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO, ndërsa tha se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar. Presidenti theksoi se është i lumtur që viziton shtëpinë e Shqiptarisë. “Jam shumë i lumtur për ftesën tuaj. Vij në shtëpi. Në shtëpinë e shqiptarisë. Aty ku shtëpia është e zotit dhe e mikut. Dy dialekte dhe një gjuhë. Dy republika dhe një komb. Kjo është harta jonë patriotike për rrugën drejt…
Zbardhet dëshmia e gruas së autorit që plagosi punonjësin e IMT-së. Në dosjen e prokurorisë, Sose Muça ka folur rreth krimit në fjalë duke treguar se nuk ishte në banesë në ato momente. Ajo ka sqaruar para hetuesve se nuk ishte në dijeni që burri i saj dispononte armë.“Rreth orës 17:00 kam qenë te halla e burrit që është pranë banesës tonë. Në banesë erdhi halla tjetër e burrit dhe tha se burri im Qani kishte qëlluar me armë një punonjës të policisë. Kam dalë me vajzën e vogël nga banesa dhe i jam drejtuar shtëpisë që ishte prishur. U…
Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun nga Shqipëria, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ndër të tjera tha se duhet nënshkuar me Shqipërinë traktati për të mbrojtur dy vendet në rast rreziku. “Fakti që Shqipëria është në NATO, rajoni është më i sigurt. Një traktat për mbrojtje të ndërsjellë që të reagojmë për mbrojtjen e dy shteteve tonë, është në harmoni me praktikat ndërkombëtare, ndaj është koha që të bëjmë hapat e duhur në këtë drejtim. Presim që BE të jetë më i zëshëm karshi tendencave të prishjes së qetësisë, Serbia është agresioni dhe ajo nxit përçarje dhe presim…
Një mashkull rreth vjeç është gjetur i pajetë në fshatin Lanabregas në Tiranë. Sipas raportimeve të para, viktima dyshohet se është mbytur në liqenin e këtij fshati. Policia nuk ka gjetur shenja dhune, ndërkohë që mësohet se policia po punon për të zbuluar identitetin e tij.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pas pritjes zyrtare nga ana e homologes nga Kosova, Vjosa Osmani, dolën në një konferëncë të përbashkët. Në fjalën e tij, Begaj theksoi se asnjë raport i trilluar për UÇK-në, nuk do të njollosë gjakun e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë. Thirrja që Begaj bëri, është që të vijojë dialogu me Serbinë, “të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm”. Fjala Begaj e ka për raportin nga eurodeputeti Dick Marty. “UÇK-ja përbën një faqe të ndritur të historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar. Asnjë raport i trilluar…
Remo Freuler është zyrtarisht lojtari më i ri i Nottingham Forest. 30-vjeçari do të luajë për herë të parë në Premier League, ndërsa “The Reds” shpenzuan plot 8 milinonë euro për kartonin e tij. Zviceriani ishte pjesë e Atalanta-s nga vera e vitit 2015, ndërsa me bergamaskët zhvilloi 260 ndeshje dhe realizoi 21 gola në total, ndërkohë në CV ka edhe 4 gola në 46 ndeshje me Zvicrën.
“Marrëdhëniet bilaterale konstruktive” me Korenë e Veriut,janë synimi i radhës nga presidenti rus Vladimir Putin. Forcimi i lidhjeve do të do të ishte në interes të të dyja vendeve dhe do të ndihmonte në fuqizimin e sigurisë dhe stabilitetit në gadishullin korean dhe në rajonin e Azisë juglindore. Lideri i shtetit të izoluar komunist, tha se miqësia mes dy kombeve ishte farkëtuar në Luftën e Dytë Botërore me fitoren ndaj Japonisë dhe ishte konsoliduar shekull pas shekulli. Diktatori korean thotë se bashkëpunimi strategjik dhe taktik, mbështetja dhe solidariteti mes dy vendeve kishte arritur në nivele edhe më të larta në…
Në këtë të hënë, kryeministri Edi Rama ka treguar shifrën e turistëve nga Gjermania. Sipas kreut të qeverisë, mbi 100 mijë turistë gjermanë kanë vizituar vendin tonë në këto 7 muaj. Po ashtu Rama thotë se mediat gjermane vijojnë traditën e mirë të promovimit të Shqipërisë, ku gjiganti “Die Zeit” i kushton një artikull rivierës shqiptare, florës e faunës. “Mbi 1000.000 turistë gjermanë e kanë vizituar në këta shtatë muaj vendin tonë, përkundrejt 52 mijë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Mediat gjermane vijojnë traditën e mirë të promovimit të Shqipërisë, ku këtë herë gjiganti “Die Zeit” i kushton…
5 pyetjet publike sa i takon çështjes së inceneratorëve, nuk kanë munguar as këtë të hënë nga ana e Partisë Demokratike. Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi, përmes një deklarate nga selia blu, i drejtoi disa pyetje SPAK-ut, mes të cilave dhe për një shtetase me inicialet A, Jangildina, qytetare e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike. Pyetjet A ju thonë gjë kompanitë e mëposhtme (I) Integrated Energy, (Ii) Geogenix, (iii) Almares Management dhe (iv) Residence Corporate Services?Dini gjë sa buxhet ka secila nga këto kompani?Dini gjë sa punonjës ka secila nga këto kompani?A ju thotë gjë emri A.…
Zgjedhjet lokale po afrojnë, dhe Partia Demokratike do të kërkojë rritjen e numrit të bashkive, nga 61 në 80 në ndryshimet e paketës ligjore dhe hartës territoriale që pritet t’i propozohet Kuvendit përpara 30 shtatorit. Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrativo-Territoriale, deputetja demokrate Dhurata Çupi shprehet se reforma e 2014 rezultoi e dështuar, pasi qytetarëve iu largua më shumë shërbimi publik, ndërsa financat e institucioneve të qeverisjes vendore u përkeqësuan me rritje të borxheve për shkak të përdorimit të tyre për punësime elektorale. “Ekspertët e Partisë Demokratike kanë punuar intensivisht për të realizuar një projekt të paketës ligjore…