Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD-ja do të kërkojë rritjen e numrit të bashkive, Çupi tregon çfarë synohet: Rajonet temë e hapur

11:08 / August 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dhurata Cupi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhjet lokale po afrojnë, dhe Partia Demokratike do të kërkojë rritjen e numrit të bashkive, nga 61 në 80 në ndryshimet e paketës ligjore dhe hartës territoriale që pritet t’i propozohet Kuvendit përpara 30 shtatorit. Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrativo-Territoriale, deputetja demokrate Dhurata Çupi shprehet se reforma e 2014 rezultoi e dështuar, pasi qytetarëve iu largua më shumë shërbimi publik, ndërsa financat e institucioneve të qeverisjes vendore u përkeqësuan me rritje të borxheve për shkak të përdorimit të tyre për punësime elektorale.

“Ekspertët e Partisë Demokratike kanë punuar intensivisht për të realizuar një projekt të paketës ligjore dhe të hartës territoriale. Po ne kemi një variant që do t’ua ofrojmë qytetarëve. Ne jemi për rreth 80 njësi të qeverisjes vendore. Vendet e rajonit dhe më gjerë i kanë të konceptuara njësitë e qeverisjes vendore si bashki. Njësi të qeverisjes vendore plotësisht urbane, njësi urbane dhe rurale dhe njësi plotësisht rurale për shkak të funksioneve që kanë. Ne do mundohemi t’u japim shqiptarëve rreth 80 njësi të qeverisjes vendore, por ne kemi shumë kërkesa për rishikim kufijsh të disa prej tyre”, tha Çupi për gazetën “Panorama”.

Nga ana tjetër, ajo pranoi se brenda PD-së ka një ngërç që lidhet me përfaqësimin e opozitës në këtë komision, po u shpreh se propozimi do të jetë unifikues dhe në interes të qytetarëve.

Në vitin 2014 maxhoranca nuk dëgjoi propozimet e opozitës dhe bëri fakt një reformë me efekte të pastra elektorale dhe që nuk ishte në shërbim të qytetarëve. Ekspertët tanë po përgatisin një material final të plotë dhe detajuar dhe besoj që të gjitha palët e opozitës do ta mbështesin këtë propozim që do të jetë më i miri për interesat e qytetarëve shqiptarë”.

Dhurata Çupi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.