Është arritur marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre. Marrëveshja hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre. Po ashtu Shqipëria ka disa marrëveshje të nënshkruara për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit. Kërkesa e vazhdueshme e qytetarëve shqiptarë është kryesisht për vendet e Bashkimit…
Author: tirana
Inspektori të IMT-të u plagos nga pronari i një godine të sapo shembur në Tiranë, dhe ngjarja e së premtes është cilësuar nga prokuroria si një tentativë vrasjeje ndaj një funksionari publik. Për këtë akuzë dhe për “armëmbajtjen pa leje”, prokurorët e Tiranës i kërkuan gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të akuzuarin për ngjarjen, Qani Muça. Tentativa e vrasjes së zyrtarit të IMT, Ilirjan Gavelli ka ndodhur gjatë një përleshjeje mes tij dhe Muçës. Inspektori i plagosur ka dëshmuar se po fotografonte objektin e shembur nga IMT kur është përballur me fyerje të 55-vjeçarit dhe…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon me postimet kundër Edi Ramës. Këtë herë në facebook ka postuar një video nga koncerti që mbajti mbrëmë reperi Noizy, ku dëgjohet thirrja e preferuar e opozitës “Rama Ik”. Teksa thotë se janë thirrje frymëzuese, Meta thekson se “Armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit”. Postimi i plotë Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të…
Pushtimi i Afganistanit nga talebanët, sot shënon 1 vjetorin. Shqipëria hapi dyert për strehimin e afganëve që kishin punuar për SHBA-së, pasi u rrezikohej jeta në atdheun e tyre. Që nga kthimi në pushtet në gusht 2021, talebanët kanë kufizuar të drejtat themelore të grave dhe kanë shtypur ata që kanë protestuar kundër saj. Asnjë vend nuk e ka njohur deri më tani qeverinë de fakto të talebanëve. Ekspertët thonë se kërcënimi më i madh për talibanët është përçarja në rritje. Përçarjet janë zgjeruar ndërsa fraksionet rivale luftojnë për fuqinë politike dhe burimet ekonomike. Asnjë shtet nuk i ka njohur…
Mëngjesin e kësaj të hëne, një aksident me vdekje është regjistruar në hyrje të qytetit të Kuçovës. Një 31-vjeçar që ishte duke qarkulluar me automjetin e tij, tip Fiat Punto, ka përplasur një burrë rreth 70-vjeç që po udhëtonte me biçikletë në rrugë. Aksidenti është regjistruar në orën 06:30 minuta në vendin e quajtur “Meteor”. Trupi i pajetë i të moshuarit ka qëndruar për disa minuta në rrugë, në pritje të ambulancës dhe më pas është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit. Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe vendbanimi i tij, ndërkohë që në morg nuk ka…
Vendet e BE edhe në debatin mbi vizat turistike për rusët po bëjnë atë që dinë më mirë, të mos veprojnë në unitet, kritikon Miodrag Soric. Ai kërkon një qëndrim i njësuar, edhe pse duhet të ketë përjashtime për vizat. Diskutimi sapo është ndezur: A është e mundur që qytetarët rusë si turistë të bëjnë pushime në Spanjë apo Francë, në një kohë që ushtria ruse në Ukrainë vret mijëra gra dhe fëmijë? Në asnjë mënyrë mendojnë gjithnjë e më shumë vetë në BE. Vërtet, vendet e hapësirës Shengen duhet t’ua mohojnë rusëve vizat turistike deri në një moment tjetër.…
Dashi Aktiviteti juaj mendor është më i theksuar se zakonisht. Mund të jetë e vështirë të ndaloni breshërinë e mendimeve që kalojnë nëpër kokën tuaj. Mendimi juaj do të jetë shumë më i qartë nëse merrni kohë për të ngadalësuar dhe medituar. Demi Idetë janë intriguese sot. Ju mund të ndiheni si një fëmijë në një dyqan ëmbëlsirash duke parë ushqime të reja për herë të parë. Konceptet e reja po ju tërheqin dhe ju e doni çdo minutë të saj. Mendja juaj po eksploron sfera të reja. Binjakët Ju mund të prisni një ditë të mrekullueshme për të biseduar…
Mëngjesin e kësaj jave, teksa u ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga investimi që po bëhet në rrënojat e parkut industrial të Kuçovës, ku thekson se po merr formë një superpark urban. “MIRËMËNGJES dhe me rrënojën e parkut industrial të Kuçovës, ku po merr formë një superpark urban për të gjitha moshat, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë, të parën jashtë vendit si kreu i shtetit. Institucioni i presidencës bën me dije se vizita e parë e Begajt në Kosovë do të bëhet në datat 15-16 gusht me ftesë të homologes Vjosa Osmani. Ai do të zhvillojë takim me Osmanin që do të pasohet më pas nga një deklaratë e përbashkët. Begaj do të ketë takime edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Axhenda e plotë Agjenda e vizitës, si më poshtë vijon: E hënë, 15 gusht 2022 10:00-10:10…
Motinëkëtë të hënë,do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira të pakta në zonat malore deri mesatare. Temperaturat në mëngjes do të luhaten 13-19 gradë, vlerat maksimale do të jenë me rritje 26-29°C në veri deri në 31-33°C në zonën e ulët. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.
Me dorë të hekurt është puna e Policisë së Shtetit në një javë punë. Policia ka arrestuar 109 persona, ku janë vënë nën hetim 338 të tjerë, ndërsa nga ana tjetër janë shpallur në kërkim 41 persona. “Policia e Shtetit është e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, duke bashkëpunuar ngushtësisht me aleatin tonë kryesor, qytetarin, me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm”.…
Bashkimi Europian reagoi edhe njëherë përpara takimit të radhës mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç më 18 gusht në Bruksel dhe ftoi palët të heqin dorë nga retorika nxitëse. Përmes zëdhënësit Peter Stano, BE-ja bën me dije se çdo lloj përshkallëzimi i situatës do të jetë përgjegjësi e politikanëve nga të dyja vendet. “Rritja e retorikës nxitëse kohëve të fundit nga ana e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat rreth luftës dhe konfliktit në Ballkanin Perëndimorë paraqesin shqetësim të madh. Politikanët e lartë nga të dyja palët do të mbahen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi që mund të qoj…