40-vjeçari Ervis Martinaj është në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e një urdhër arresti nga SPAK, por edhe i denoncuar i zhdukur nga familja. Për këtë të fundit, policia ka “përveshur mëngët” dhe ka nisur nga kontrollet. Prokuroria ka nisur përgjime e vëzhgime të personave që dyshohet se mund të kenë pasur kontakte me Martinaj. Po ushtrohen kontrolle në disa vende që ka dyshime se Martinaj përdorte si baza për t’i shpëtuar policisë. Hetuesit kanë kthyer sytë drejt Vlorës, qytet ku mendohet se Martinaj kishte lidhje dhe njohje të forta.
Author: tirana
Më 14 gusht 2018, një nga tragjeditë më të mëdha u shënuan në Itali. Genova u shkatërrua nga shembja e urës Morandi, ku humbën jetë 43 persona që po kalonin në atë çast urën e cila u shkrumbua duke marrë me vete në humnerë edhe kalimtarët në urë. Katër vjet më vonë, në ditën e përkujtimit, ende kërkohet drejtësi për jetët e humbura. “Është një ditë e vështirë, me shumë pyetje ende, le t’i kërkojmë Zotit të jetë njerëz të shpresës, besimit dhe të ardhmes”, janë fjalët me të cilat kryepeshkopi At Marco Tasca, hapi meshën në kujtim të tyre…
Një fenomen i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Një tornado me përmasa të vogla është formuar në det, pak metra larg bregut, ndërsa moti i keq dhe shirat kanë pushtuar Shqipërinë prej dy ditësh.
Ish-presidenti i rikthyer në kryetar partie, Ilir Meta këtë të dielë thotë se shpopullimi po e tkurr dhe po e plak Shqipërinë. Duke iu referuar shifrave nga Monitor, Meta tregon edhe programin e Partisë së Lirisë. “Partia e Lirisë si një forcë e përkushtuar për të çrrënjosur shkaqet e shpopullimit do të ketë një program të veçantë për të mbështetur fuqimisht familjet e reja, që të ndërtojnë të ardhmen këtu dhe të lindin me guxim dhe gëzim fëmijët e tyre në një vend të sigurt, që kujdeset me dashuri dhe përgjegjshmëri për të ardhmen e tij”. Postimi i plotë Shpopullimi…
Këtë të dielë, shifrat e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë nga muaji janar deri në korrik, kryeministri Edi Rama nxorri për francezët, ku thotë se kanë ardhur mbi 38 mijë turistikë në vendin tonë. “38915 turistë francezë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari në korrik, dyfish më shumë se sa vitin e kaluar 19184. I vërtetë, plot histori, ngjyra, por mbi të gjitha informues dhe frymëzues është ky reportazh i Laurence Delpoux për lexuesit francezë. Përmes bashkëbisedimeve me aktorë të turizmit shqiptar, janë të shumta vendet dhe më të shumta arsyet të cilat renditen si domosdoshmëri për t’u vizituar, nga…
Këtë të dielë, radhën për të shkruar për shqiptarët dhe rrugën për në Britani, e ka një investigim i “Mail on Sunday”. Kjo media ka zbuluar së fundmi se emigrantët shqiptarë kanë gjetur një rrugë tjetër për të shkuar në Angli, jo me kamion e gomone, por me jahte luksoze. Një trafikant ofroi një vend në një jaht që largohej nga Belgjika këtë fundjavë për 17,000 paund, ndërsa një tjetër tha se kishte vend në një jaht që nisej nga afër Calais për 16,000 paund. Trafikantët e qenieve njerëzore po përdorin rrjetin social TikTok për të “joshur” emigrantët që të…
Pas gotave me raki, Admir Bejo mbeti i plagosur me armë zjarri, pasi u konfliktua me komshiun e tij. Plagosja ndodhi për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit të Admir Bejos me një banor tjetër të lagjes “1 Maji”, që banonte shumë pranë banesës së tij, pikërisht 200 metër nga vendi ku Bejo u gjet i shtrirë në rrugë. Konflikti mes Bejos dhe autorit ka ndodhur në banesën e këtij të fundit, ku pasi kanë debatuar me njëri-tjetrin komshiu i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 2 herë mbi 46-vjeçarin Admir Bejo. Autori i plagosjes, shtetasi me…
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, mësohet se i ka dërguar Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Kushtetuese. Pas kontrollit të kryer nga KED, në listë është renditur i pari gjyqtari i apelit Ilir Toska, aktualisht anëtar i Këshillit të lartë Gjyqësor.
Është përmirësuar ndjeshëm gjendja shëndetësore e autorit të njohur Salman Rushdie, i cili u sulmua të premten me thikë ndërsa përgatitej të mbante një fjalim në një event në Nju Jork. Shkrimtari tashmë ka dalë nga intubimi dhe ka mundur të flasë me të afërmit e tij, duke ia hedhur më së keqes. Disa orë pas sulmit, agjenti i Rushdie deklaronte se ai kishte marrë dëmtime të shumta në mëlçi, krah dhe rrezikonte që të humbte një sy. Autori i sulmit ndaj Rushdie, 24 vjeçari Hadi Matar doli para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. I riu deklaroi…
Ende janë të freskëta pamjet sesi për disa ditë, emigrantët shqiptarë qëndronin në radhë për të ikur në Greqi. Situata po duket e njëjtë edhe pas 2 viteve. Janë rikthyer mëngjesin e sotëm radhët e gjata të automjeteve në doganën e Kakavijës që presin. Për shkak të fluksit të madh, qytetarët detyrohen të presin disa orë në radhë për tu futur në Shqipëri. Pala greke gjatë natës ka punuar vetëm me një sportel, çka ka sjellë edhe radhën e automjeteve. Prej orëve të para të mëngjesit, pala greke ka vënë në dispozicion 2 sportele për kalimin e automjeteve. Për shkak…
Monstra Vuk Boriloviç, autor i masakrës së Cetinjës, nuk është pa të kaluar kriminale. Detajet e krimit që ka tronditur Europën, janë të shumta. Mësohet se ai ka pasur katër-pesë raportime për sjellje të dhunshme në rininë e tij, dhe gjashtë apo shtatë muaj më parë fillimisht verbalisht e më pas e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij Marko Lagator. Pas një konflikti në punë, Boriloviç shkoi në shtëpinë e tij në Humce, e plagosi, i dëmtoi makinën dhe e gjuajti me gurë shtëpinë. Boriloviç u shoqërua në polici dhe në korrik të këtij viti, për shkak të sjelljes së…
Shoferët janë trembur keq mëngjesin e sotëm. Kjo pasi një masiv shkëmbor u shkëput në zonën e Jonufrës, në Vlorë. Fatmirësisht pa shkaktuar dëme materiale apo në njerëz. Edhe më herët ka pasur problematika të ngjashme në atë zonë. Si pasojë e shkëputjes së shkëmbit është krijuar trafik, i cili po menaxhohet me një korsi kalimi.