Guvernatori i Zaporizhias ka bërë thirrje për demilitarizimin e impiantit bërthamor të qytetit dhe ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare për ta bërë një gjë të tillë. Presidenti Volodymyr Zelensky, thotë se pushtuesit rusë po përpiqen ta përdorin impiantin për të trembur njerëzit dhe për të shantazhuar botën. “Pushtuesit po përpiqen të trembin njerëzit në mënyrën më cinike, duke përdorur impiantin e Zaporizhias. Ata provokojnë vazhdimisht me bombardimin e territorit të centralit bërthamor dhe përpiqen t’i çojnë trupat e tyre në këtë drejtim, në mënyrë që të shantazhojnë shtetin tonë dhe gjithë botën e lirë”.
Author: tirana
Nga: Zëri i Amerikës Konfiskimi i dokumenteve të klasifikuara të qeverisë amerikane nga rezidenca Mar-a-Lago e ish-Presidentit Donald Trump ka nxjerrë në pah shqetësimet e vazhdueshme të sigurisë kombëtare të paraqitura nga ish-presidenti dhe shtëpia të cilën ai e quante “Shtëpia e Bardhë e Dimërore”, thonë disa ekspertë të sigurisë. Zoti Trump po hetohet nga organet federale të rendit lidhur me mundësinë e shkeljes së ligjit të spiunazhit, i cili e bën të paligjshëm spiunimin për një vend tjetër ose keqpërdorimin e të dhënave të mbrojtjes së SHBA-së, përfshirë ndarjen e informacioneve me njerëz që nuk janë të autorizuar, thuhet…
Plagosja e 7 personave, duhet se është pjesë e një sulmi terrorist. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Jerusalemit, ku disa persona të armatosur kanë hapur zjarr në drejtim të një autobusi dhe një parking makinash pranë Murit historik Perëndimor. Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihet se nga sa persona u organizua sulmi, por sipas mediave vendase policia është në kërkim të dy autorëve të dyshuar. Kryeministri izraelit Yair Lapid, u zotua se kushdo që është përfshirë në sulm do të “paguajë një çmim për çdo dëm ndaj civilëve”. Muri Perëndimor është një…
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë të nxehta, aq më tepër me deklaratat politike, por edhe me vetë situatën në terren. Anëtari i kryesisë së partisë Vetëvendosje, Arbër Zaimi, jep një deklaratë të frikshme, kur thotë se plani i Vuçiçit para takimit në Bruksel me Kurtin, është që të vrasë disa serbë në Veri. Në një postim në Facebook, Zaimi shkruan se Vuçiç dëshiron të shkojë në bisedime me emra të vrarësh me vete. Sipas anëtarit të VV-së, një gjë e tillë do të sillte tensione mes dy vendeve. “Vuçiçi kur po thotë se “Kosova dëshiron të vrasë 6-8 serbë…
Dashi I bukur ky qiell për beqarët, nëse jeni të interesuar për një person mos hezitoni të hidheni në sulm! Perspektiva të mira, projekte të reja të preferuara në sferën tuaj profesionale. Demi Është një qiell që të shtyn të kultivosh miq të rinj. Dhe mes tyre është dikush me të cilin/ën mund të lindë diçka më shumë. Lajme të mira edhe në frontin e punës. Binjakët Qiell interesant për profesionistët e pavarur, tani dëshironi të përfshiheni fort duke eksploruar horizonte të reja. Gaforrja Yjet janë renditur bukur për dashurinë në shenjën tuaj. Nëse kohët e fundit keni takuar një…
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të diele ka ndarë një video ku flasin turistët që kanë zgjedhur Sarandën si vendin e tyre të pushimeve. Ata veçojnë rrugën e re, pastërinë në këtë qytet, si edhe shëtitoren përgjatë bregdetit si një investim i pushtetit lokal dhe qeveritar, që mundëson shijimin e një xhiroje përgjatë mbrëmjeve.
Kjo ditë e dielë do të jetë me kthjellime dhe vranësira në bregdet, ndërsa në zonat malore dhe zonat qendrore do të kemi reshje shiu dhe rrebeshe me stuhi pjesën e parë të ditës deri në mesditë, në mbrëmje do të kemi përmirësim. Temperaturat në mëngjes do të luhaten 13-20 gradë, vlerat maksimale do të jenë me rënie 21-24°C në veri deri në 27-31°C në zonën e ulët.
Pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Beratit, Admir Bejo transportohet drejt Spitalit Ushtarak. Burime bëjnë të ditur se ai ka marrë një plumb të cilin mjekët e spitalit në Berat nuk kanë mundur që t’ja heqin, për këtë arsye Bejo është dërguar me urgjencë drejt Tiranës. Aktualisht ai është jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë se Admir Bejo, 45-vjeç, u gjet i plagosur me armë në një rrugë në lagjen “1 Maji” në Kuçovë. Ai u gjet nga kalimtarë të rastit të cilët e transportuan drejt spitalit.
Mesfushori Enriko Papa nuk ka vonuar që të gjejë rrugën e rrjetës me skuadrën e Rizespor, të cilës i është bashkuar gjatë merkatos së verës. Mesfushori i cili më parë ka veshur fanellën e Tiranës, Teutës e Lushnjës në Superiore, ka shënuar në barazimin 1-1 në derbin e shqiptarëve në kategorinë e dytë turke. Skuadra e tij përballej me Keçiorengyçy, në radhët e të cilës aktivizoheshin Bekim Balaj e Jurgen Bardhi, me Uerdi Marën në stolin e rezervave. Papa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 49 të ndeshjes, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Megjithatë, Rizespori nuk ia…
Kastro Zizo është ndër personazhet më kontrovers në vendin tonë. Artisti ka treguar se i tillë është edhe në jetën private. Baba i tre fëmijëve, ai ka pasur raporte me ulje-ngritje nga ku edhe kanë ardhur në jetë tre fëmijët e tij. Por ndryshe nga historitë e mëparshme, këtë herë Kastro kishte vendosur që ta mbante sekret identitetin e partneres së tij. Vitin e kaluar, Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo, u bë baba për herë të tretë. Partneren e tij, Sara, artisti e mbajti të fshehtë deri kur ajo solli në jetë djalin e pagëzuar me emrin Dante.…
Nga Adam Rutherford Është një veçori e historisë që themelet e biologjisë moderne – dhe për pasojë, disa nga mizoritë më të këqija të shekullit XX – duhet të mbështeten kaq shumë tek bizelet. Kujtoni pak biologjinë që keni mësuar në shkollë dhe Gregor Mendelin, që këtë muaj kremton 200-vjetorin e lindjes. Edhe pse Mendeli ishte një prift, trashëgimia e tij kryesore nuk ka të bëjë me teologjinë Augustiniane, por me shkencën kryesore të gjenetikës. Në mesin e shekullit XIX, Mendelikultivoi më shumë se 28.000 bimë bizelesh, të cilat kryqëzoheshin me lule vjollce apo lloje të tjera lulesh. Ajo që zbuloi në atë pyll me bimë bizeleje, ishte se këto tipare trashëgoheshin…
Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kuçovë, ku një 45-vjeçar i identifikuar si Admir Bejo ka mbetur i plagosur. Por emri i Bejos nuk është i panjohur për policinë, kjo pasi në vitin 2007 ai së bashku me të vëllanë kanë tentuar të vrasin vëllezërit Ardian Kundja, 25-vjeç dhe Saimir Kundja, 27-vjeç duke i qëlluar me 8 plumba pistolete tip “Berete”. Vëllezërit Ilija Bejo, atëherë 23-vjeç dhe Admir Bejo, 30-vjeç, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Ford Fiesta” me targa TR 79 88 N, duke menduar se i kishin eliminuar shënjestrat.…