Neymar duket në formë fantastike këtë sezon, teksa realizoi një dopjetë. Nuk mungoi në këtë banket as Kylian Mbappe, ylli francez bëri gjithçka në këtë sfidë. Ai humbi një penallti, detyroi mbrojtësin të devijojë topin në portën e tij, ndërsa realizoi edhe një gol, të parin për këtë sezon. Neymar pëlqeu komentin e një tifozi në rrjetet sociale i cili shkruante se: “Mbappe është kthyer në pronarin e PSG pas rinovimit të kontratës”. Ky “like” i Neymar ka bërë xhiron në rrjetet sociale, duke trazuar edhe një herë ambientin brenda klubit.
Author: tirana
Premtimi që i ka bërë Juventusi sulmuesit holandez të Barcelonës, Memphis Depay, është 6 milionë euro për dy sezone. I dalë jashtë projektit të Xavit, Barcelona kërkon ta largojë pa i paguar asnje qindarkë, por bomberi tulipan duket se nuk e pranon këtë propozim pa arkëtuar me parë diçka nga prishja e kontratës. Depay është një objektiv i vjetër i bardhezinjve dhe duket se ky është momenti ideal për ta transferuar në Torino pas dështimit të pistës “Morata”.
Një rast i nxitjes së urretjes, është goditur nga Policia e Durrësit. Një 48 vjeçar në zonën e Gjirit të Lalzit pasi hoqi me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk e hodhi në det. Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas. Shërbimet e Policisë e shpallën fillimisht në kërkim shtetasin Sh. S., pasi ishte fshehur pas ngjarjes. Pas kërkimeve nga Policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Sh. S., për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në Taranto, Itali, është takuar me kreun e Bashkisë Rinaldo Melucci me të cilin kanë nënshkruar një dokument mirëkuptimi i cili do të çojë dy qytetet drejt një marrëveshje binjakëzimi. Dy kryebashkiakët zyrtarizuan në Palazzo di Città këtë rrugëtim, i cili tashmë ka kaluar nëpër disa etapa, siç është pjesëmarrja e përbashkët në Eurocities, apo sa i përket pritshmërive që ofrojnë Lojërat Mesdhetare. “Tirana është një qytet në zhvillim, falë edhe angazhimit të mikut tim Erion dhe ekipit të tij. Tirana, në një farë mënyre ka brenda saj dëshirën për një fillim…
A do plasi lufta në Ballkan, mes Serbisë dhe Kosovës? Qëndrimet politike të ditëve të fundit janë të forta. Sakaq Vuçiç i premton popullit serb, se do ti mbrojë ata me çdo kusht. Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç thotë se duke u betuar “në bibël dhe në gjak” do të mbrojë popullin serb, do të udhëheqë në mënyrë të pavarur dhe do t’i ruajë miqësitë tradicionale të Serbisë. “Dua t’u kërkoj njerëzve që ta duan vendin e tyre. Ne do të luftojmë. Ne do të luftojmë për popullin e Serbisë”,-tha Vuçiç në video. View this post on Instagram A…
Një konflikti mes dy komshinjve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me thikë, në qytetin e Korçës Ngjarja u regjistrua në afërsi të shkollës “Demokracia”, ku sherri i nisur më herët mes dy komshinjve degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta. I plagosur në këtë ngjarje mbeti shtetasi Rustem Beqiri, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkohë autori Niko Prifti është shoqëruar në komisariat. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.
Një 20-vjeçar është dhunuar dhe i janë marrë 2 mijë euro. Policia e Elbasanit, qytet edhe ku ka ndodhur ngjarja, thotë se autorë janë tre të rinj. “D.R, 23 vjeç, E.B (S), 25 vjeç dhe F.Ç, 26 vjeç, të tre banues në Elbasan. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar dhe kanosur me jetë shtetasin A.A, 20 vjeç, banues në Belsh dhe i kanë marrë atij shumën 2000 euro, pasi ai kishte postuar në rrjetin social instagram, automjetin e shtetasit D.R”. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit I morën me anë të kanosjes dhe dhunës, një shumë parash,…
2000 shtretërit dhe rreth 500 dhomat që janë kapacitet maksimale të akomodimit në Theth për një natë, nuk po mjaftojnë për të pritur turistët. Përballë çmimeve të larta në tregje, Martini ka vendosur të mbjellë vete thuajse çdo produkt, duke mos rritur tarifat në bujtinën e tij. Turistët shprehen të kënaqur me çdo gjë që të ofron Thethi. “Ne jemi këtu prej dy ditësh me familjen dhe gjithçka është shume e bukur. Po kënaqemi. Ajo çfarë nuk me pëlqeu është se dje shkova ne 3 restorante të zonës dhe ishin plot. Nuk kishte me asnjë vend. Do tjua sugjeroj Thethin…
Dhjetë të paraburgosur që kanë marrë masë sigurie nga Gjykata e Sarandës, por pritet Apeli janë transferuar në burgun e Fierit deri sa vendimi të marrë formë të prerë. Transferimi ka ndodhur për arsye mbipopullimi. Tre të ndaluar në komisariat, që kanë marrë masën e sigurisë “arrest me burg” nuk janë dërguar në IEVP Sarandë, por janë transferuar në IEVP Bençe, Tepelenë. Të gjitha transferimet kanë ndodhur për shkak të mbipopullimit.
Butrint Imeri është një nga artistët më të dashur nga publiku, dhe ka pafund koncerte. Në mes të koncertit, Tayna është ndalur për një moment dhe tregon se i ka bërë një surprizë mikut të tij. Ajo thekson se ia ka blerë një palë syze pasi që ia kishte thyer në një prej festivaleve në Zvicër. “Veç pak se kam një surprizë për Butrintin. Pasi ia kam thyer syzet në një festival në Zvicër ia kam blerë një palë tjetër”, thotë ajo. Të njëjtit më pas shfaqen në skenë para publikut duke i hapur syzet që janë të markës Prada.…
Një grua shkaktoi panik dhe krijoi një situatë aspak të bukur në avion. Një baba i tre fëmijëve ishte ai që arriti të frenonte një grua që doli me të brendshme në një aeroplan për në Mançester dhe dy herë u përpoq të sulmonte kabinën duke thirrur “Allahu Akbar”. Philip O’Brien, 35 vjeç, ishte një pasagjer në fluturimin Jet2 nga Lanark, Qipro në Mançester të martën më 9 gusht, kur grua rreth të 30-tave, shkaktoi panik menjëherë pas ngritjes. Gruaja la të kuptohej se kishte eksploziv me vete dhe pyeti fëmijët me të cilët ishte nëse ishin “gati të vdisnin”.…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të zhvillojë ditën e hënë (15 gusht) një vizitë zyrtare në Kosovë, që do të jetë edhe vizita e parë jashtë shtetit që prej marrjes së mandatit si president. Në datat 15-16 gusht ai do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të politikës në Prishtinë. Vizita përfshin takime me Presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Konjufca, krerët e partive kryesore politike, takim me komandantin e KFOR-IT, me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë. Agjenda e vizitës, si më poshtë vijon: E hënë, 15 gusht 2022…