Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj në Taranto, pritet nga kryebashkiaku Melucci: Së shpejti binjakëzimi mes dy qyteteve

13:46 / August 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 08 14 at 1.42.04 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në Taranto, Itali, është takuar me kreun e Bashkisë Rinaldo Melucci me të cilin kanë nënshkruar një dokument mirëkuptimi i cili do të çojë dy qytetet drejt një marrëveshje binjakëzimi. Dy kryebashkiakët zyrtarizuan në Palazzo di Città këtë rrugëtim, i cili tashmë ka kaluar nëpër disa etapa, siç është pjesëmarrja e përbashkët në Eurocities, apo sa i përket pritshmërive që ofrojnë Lojërat Mesdhetare.

“Tirana është një qytet në zhvillim, falë edhe angazhimit të mikut tim Erion dhe ekipit të tij. Tirana, në një farë mënyre ka brenda saj dëshirën për një fillim të ri, gjë të cilën e kemi edhe ne këtu në Taranto, një perceptim i cili gjeti dakordësinë edhe nga vetë kryebashkiaku Veliaj, teksa mbërriti në qytet dhe e cilësoi si “të pastër, me diell dhe plot turistë”,-theksoi kryebashkiaku Melucci.

“Kemi shumë gjëra të përbashkëta, ndaj dhe duam që këto lidhje ndërmjet Puglias dhe Shqipërisë të forcohen edhe më tej, me kompanitë tona, me të rinjtë tanë, të cilët do të dinë ndoshta të na çojnë drejt një objektivi të përbashkët në 2026 dhe Lojërave Mesdhetare të Tarantos. Ndaj, jemi krenarë të mirëpresim kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe të mund të ndërtojmë së bashku me të, një rrugëtim që do të na çojë larg”,-tha Melucci.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se fakti që në Puglia jetojnë mijëra shqiptarë dhe anasjelltas, në kryeqytetin shqiptar po ashtu kanë ardhur mbi 25 mijë italianë, i bën dy qytetet mjaft të lidhura.

“Jam krenar për këtë lidhje. Në qytetin tim janë 25 mijë italianë që punojnë dhe jetojnë me ne. Përgjatë 30 viteve kemi bërë hapa të mëdhenj. Ishim pothuajse Koreja e Veriut e Europës dhe tani jemi një komb në zhvillim dhe kjo edhe me mbështetjen e vendeve mike, siç është Italia, sepse është komplet gjë tjetër të kesh fqinj që të sulmojnë”,-u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se marrëveshja që u nënshkrua sot dhe binjakëzimi i përbashkët dëshmon se njerëzimi është lidhja më e rëndësishme nga të gjitha.

WhatsApp Image 2022 08 14 at 1.42.03 PM 1
WhatsApp Image 2022 08 14 at 1.42.03 PM
WhatsApp Image 2022 08 14 at 1.42.04 PM 1
WhatsApp Image 2022 08 14 at 1.42.04 PM

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.