Të dielën, një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, kjo pasi hoqi me forcë flamurin e shtetit turk nga vendi i rojës detare në Gjirin e Lalzit dhe më pas e hodhi në det. Avokati Kastriot Frashëri thotë se flamuri turk nuk duhet të ishte vendosur në kullën e vrojtimit në plazhin e Gjirit të Lalëzit dhe se pushuesi i cili e hoqi dhe e hodhi në det, nuk ka kryer vepër penale. Frashëri e konsideron qesharake procedimin penal të policisë për 48-vjeçarin dhe shtoi se veprat penale që i atribuohen atij janë të pakuptimta. “Sigurisht, ka një rregull…
Author: tirana
Një xhami në fshatin Podgorie të Maliqit ka rënë pre e grabitjes ditën e djeshme. Mësohet se grabitësit kanë marrë një sasi të vogël parash, duke hapur arkën e xhamisë. Identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur, ndërsa policia është në kërkim të autorit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Një 34-vjeçar që është divorcuar nga gruaja, ka tentuar që t’i marrë fëmijën pa leje. Ka qenë ish-bashkëshortja e cila ka bërë denoncimin në Policinë e Gjirokastrës. 34-vjeçari me inicialet I.D, banues në fshatin Nokovë, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë.
E hëna në mediat britanike, nis me shqiptarë. “Daily Mail”, shkruan se më shumë se 4,000 shqiptarë kanë arritur në Britani përmes Kanalit që nga muaji janar. “Përshkallëzimi i paprecedentë i të ardhurve shqiptarë është për shkak të taktikave të reja nga bandat e trafikimit të njerëzve në Ballkan dhe dobësive në ligjet e “skllavërisë moderne” të Britanisë”,-thuhet në shkrim. Sapo mbërrijnë në Britaninë e Madhe, shqiptarët pohojnë se janë trafikuar ose shfrytëzuar, duke e bërë më të vështirë largimin e tyre. Dje doli se 20,000 migrantë kanë arritur në tokën britanike këtë vit, një moment historik që nuk u…
Gazetarja Beti Njuma e cila arriti ta përjetonte një përvojë të tillë pak muaj më pare, ka rrëfyer në emisionin “Part Time” në Tv Klan se të ngjisësh Everestin kushton rreth 45-50 mijë euro. “E kam thënë dhe do ta përsëris, është sfidë me veten, është sfidë me aftësitë dhe me mundësitë e tua. Ti kërkon të arrish aty ku të tjerët nuk munden dot. Një kënaqësi e paparë, mjafton ta provoni njëherë. Gjëja që nuk besoja se do ta bëja dot ishte ngjitja në Everest deri në kampin bazë ku shkova tani dhe në momentin që arrita atje, në…
Italia, Franca, Spanja dhe Britania e Madhe që përballen me thatësirë ekstreme për shkak të reduktimit të rezervave energjetike nga burimet hidrike, bërthamore dhe diellore. Në 7 muajt e parë të këtij viti në Europë, elektricitetit i gjeneruar nga hidrocentralet ka rënë me 20 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa ai nga burime bërthamore është tkurrur me 12 për qind. Temperaturat e larta rreth Europës nga çuar në mungesë të ujit në lumenj e rezervuarë, diçka që ka reduktuar në mënyrë të konsiderueshme aftësinë e hidrocentraleve për të gjeneruar energji. Në Itali, energjia hidrike,…
Ka nisur zyrtarisht vizita e parë e Bajram Begajt si President në Prishtinë. Ai është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.Pas këndimit të himneve të Shqipërisë dhe Kosovës, pati takim me liderët e shtetit dhe krerët politikë. “Vij në shtëpinë tuaj dhe shtëpinë time. Faleminderit për mikpritjen”, kështu do të nisë fjalimi i presidentit Begaj, i cili do të ndalet edhe tek aspekte të sigurisë por nuk do të mungojnë komentet nacionaliste ndërsa Kosovën dhe Shqipërinë e quan “1”. E hënë, 15 gusht 2022 10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu, Presidente e Republikës së…
Banorët pranë një kompleksi në zonën e “21 dhjetorit” kanë kaluar një natë tmerri. Katet e fundit në kompleksin e ri të pallateve “Square 21”, në zonën e 21 Dhjetorit në kryeqytet janë përfshirë nga zjarri. ‘JOQ’ ka bërë publike video të cilat janë filmuar nga njerëz që banojnë pranë. Në pamje dallohen flakët e zjarrit të cilat përfshirë mbrëmjen e djeshme barin dekorativ që ndodhet në katet e fundit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka bërë një analizë të gjatë të projektligjit më të ri që ka kaluar në Kuvendin e Kosovës dhe që vendos lejimin e shamisë në shkolla dhe institucione publike në vend.Gjekmarkaj nënvizon se ky projektligj është një “atentat për shqiptarët dhe një dhuratë për Serbinë”.“Lindja radikale ajo që e përdor fenë si ideologji kishte shtrirë tentakukat e veta edhe në shoqërinë shqiptare. Prej vitesh në Kosove flisnin për këtë intelektuale e politikanë. Rreziku nuk paskësh qenë retorik por real”, teksa shpjegon se vendimi është i gabuar dhe i ngjan atij të politikës shqiptare, kur…
Mund të shpërthejë centrali bërthamor në Zaporizhzhia? Për të evituar çdo incident që mund të shkaktojë pasoja katastrofike, 42 vende nga e mbarë bota kanë nënshkruar një deklaratë përmes së cilës i bëjnë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj. Këto shtete thanë se prezenca e trupave ruse në këtë central ukrainas përbën “rrezik të madh”. Deklarata dënon pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës dhe thotë se prezenca e forcave ushtarake ruse në central, pengon autoritetet që ta mirëmbajnë këtë uzinë dhe të respektojnë rregullat e sigurisë nga rrezatimi. Situata në central ka rritur alarmin në Kombet e Bashkuara…
I riu Xhuliano Këlliçi humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në një aksident tragjik në Treviso të Italisë. Ai humbi jetën së bashku me tre miqtë e tij pasi makina me të cilën po udhëtonin ka rrëshqitur duke dalë nga rruga.19-vjeçari jetonte në Cordignano dhe ishte portier në një ekip futbolli italian. Katër të rinjtë, të cilët udhëtonin me një Volkswagen ‘Polo’ po ktheheshin në shtëpi pas një mbrëmjeje me miqtë. Makina dyshohet se rrëshqiti gjatë marrjes së një kthese në të majtë, më pas u përplas me një rrap dhe u përmbys në një kanal. Rruga e aksidentit sipas…
Kush mendon se paqja mes reperave kundërshtarë nuk ekziston, gabohet. Mbrëmë në Tiranë u vërtetua që paqja gjendet. Që nga krisja e marrëdhënieve pas një sherri që degjeneroi në dhunë para Pallatit të Kongreseve dhe disa disse-ve kushtuar njëri-tjetrit, Stresi dhe Noizy janë shfaqur së bashku duke u përqafuar para fansave në koncertin “The Alpha Show”. që u mbajt mbrëmë në sheshin “Nënë Tereza”. Stresi zbuloi për herë të parë për fansat se sherri që solli pauzën e gjatë prej më shumë se një dekade me Noizy-n ka ndodhur pikërisht në këtë shesh.