Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shamitë në shkollat e Kosovës, deputeti Gjekmarkaj: Një atentat për shqiptarët dhe dhuratë për Serbinë

10:00 / August 15, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjekmarkaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka bërë një analizë të gjatë të projektligjit më të ri që ka kaluar në Kuvendin e Kosovës dhe që vendos lejimin e shamisë në shkolla dhe institucione publike në vend.
Gjekmarkaj nënvizon se ky projektligj është një “atentat për shqiptarët dhe një dhuratë për Serbinë”.
“Lindja radikale ajo që e përdor fenë si ideologji kishte shtrirë tentakukat e veta edhe në shoqërinë shqiptare. Prej vitesh në Kosove flisnin për këtë intelektuale e politikanë. Rreziku nuk paskësh qenë retorik por real”, teksa shpjegon se vendimi është i gabuar dhe i ngjan atij të politikës shqiptare, kur anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike.

ANALIZA:

Projektligji për lejimin e shamisë në ambientet institucionale shkolla e zyra në Kosovë nuk është respektim i fesë por përdorim i saj politik. Një përdorim me pasoja tragjike për imazhin e kombit tonë. Me simpati shikohej Albin Kurti kur shiste shtëpinë e tij për të mbajtur partinë por me përbuzje sot kur shet Kosovën tek radikalizmi për të mbajtur pushtetin. Kosovarët i thanë “jemi komb i Dua Lipes dhe jo i Dude Bales”! Bota intelektuale e Kosovës sot ka mundësi të zgjedhë mes Sabri Hamitit e Shefqet Krasniqit. Ata gjithmonë kanë ditur të zgjedhin dritën e iluminizmit para errësirës që imponon çdo mbulim.
Kushdo që e njeh historinë e kombit dhe shteteve tona e di që cila ka qenë lënda e para që Serbia përdorte kundër shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Po kaq e di se sa përpjekje titanike bënë rilindasit tanë për të mundur paragjykimet ndërkombëtare dhe pusitë e fqinjëve. Marrëveshjet që Mbretëria Jugosllave dhe shteti i Titos bënë me Turqinë për zhvendosjen e shqiptarëve dhe shpopullimin e Kosovës u realizuan për të goditur indin kombëtar dhe duke abuzuar me përkatësinë fetare.

Vështirësitë që u imponoheshin shqiptarëve për të drejta kombëtare e shkolla në raport me objektet e kultit dhe akuzat për fondamentalizem nga propaganda e Milosheviçit kanë qenë strategjike në mënyrë që kosovaret të shiheshin me paragjykim nga perëndimi. Elitat e Kosovës , studentet por edhe qytetaret e zakonshem në 1968, 1974, 1982, 1989 , 1991, 1999 e mbrojtën Kosoven me logjike, kurajo e të drejtë historike nga akuzat monstruoze që mund ti vrisnin të ardhmen. Në këtë kontekst Ibrahim Rugova dhe plejada e ndritur e ndjekesve të tij që sot duhet të flasin perseri kthyen Kosoven me zemer e fytyrë nga kontinenti që ajo i perket.
Nato, SHBA , Europa, bënë luftën më të paimagjinueshme duke ju besuar shqiptarve, duke çmuar rezistencen e tyre për të jetuar si europianë në vatrat e tyre ndaj bombarduan per disa muaj Serbinë dhe krijuan shtetin e Kosoves si investim i drejtperdrejtë i vlerave perendimore. Feja dhe perdorimi i saj ideologjik nuk janë e njëjta gjë. Shqiptaret në këtë pikpamje që me Pashko Vasen gjeten formulen e tyre ideologjike me avanguardë ” feja e shqiptarit është shqiptaria” , identiteti kombetar mbi atë religjioz në menyrë që ky i dyti të jetë i garantuar, besim i lirë në shtet të lirë, kjo u aplikua edhe në Vloren e 1912. Politika shqiptare ka bërë një herë shumë vite më parë një atentat ndaj shtetit laik dhe harmonisë fetare, diten kur anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike, duke qene ne një shoqëri multifetare dhe jo vetem kaq por edhe laike, ateiste e agnostike. Së paku kjo pjesëmarrje nuk u kujtua më me krenari por u trajtua me skutheri diabolike që nga ajo ditë e sot. Kur Ismail Kadare me intuiten që pak kush e ka patur sa ai shkroi “identiteti europian i shqiptarve” për habi shkaktoi dhe reagime e zemerata. Lindja radikale ajo që e perdor fenë si ideologji kishte shtrirë tentakukat e veta edhe në shoqërinë shqiptare. Prej vitesh në Kosove flisnin për këtë intelektuale e politikanë. Rreziku nuk paskësh qenë retorik por real. Por sot të gjithë ata që besojnë tek Kosova demokratike e multifetare në paqe e harmoni me traditen veten dhe të ardhmen e saj europiane duhet të reagojnë, të protestojnë, ta ndalin atentatin ndaj Kosoves dhe t’ja heqin Serbisë nga dora dhuraten e artë që Albin Kurti po i jep. Liria nuk duhet perceptuar si abuzim që për të mbytur vetveten as instrument në doren e një integralisti që Kosova për të është vetem karrigia mbi të cilen ulet. E respektoj shtetin e Kosoves në çdo hallkë të veten por jam edukuar dhe kam mesuar që ajo ishte Shqiperi dhe Kosovaret shqiptarë që mbase me shumë se pjesa tjeter derdhi gjak në shekuj në emer të identitetit, emrit shqipetar dhe harnonisë fetare si asks jetik i shoqerisë dhe shteteve tona që aspirojnë të bashkohen në BE.

gjekmarkaj shami
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.