Çfarë ndodhi në ato minuta dhe çfarë veprimesh kreu komisari Arjan Tase që solli tragjedinë? Një dëshmitar okular që ndodhej 10 metra afër vendngjarjes rrëfen sesi Tase kreu krimin e rëndë që i mori jetën 7-vjeçares Jonada Avdia. Skema 3D sesi ndodhi vrasja
Author: tirana
Në një situatë të pazakontë është përfshirë aktorja Hajat Toçilla, e cila ka mbetur e bllokuar në ashensor. Toçilla ka bërë një postim në Facebook, përmes të cilit thotë se policia, zjarrfikësit e KEDS kanë refuzuar ta ndihmojnë atë. Në pamjet e publikuara, ajo shihet se ka ngecur brenda në një ashensor në qytetin e Prizrenit. Po ashtu ajo shton se është bllokuar për më shumë se 30 minuta derisa familjarët e saj e kanë kërcënuar përgjegjësin e ashensorit i cili më pas ka e hapur atë dhe Toçila ka dalë.
Eksperti i ekonomisë, Vjordi Danaj thotë se qeveria shqiptare i ka paratë për të ndihmuar shtresat në nevojë, për shkak të rritjes së çmimeve. Për të ekzekutivi duhet të heqë dorë nga disa koncensione dhe të ndalë abuzimet, në mënyrë që paratë të shkojnë për të ndihmuar qytetarët. “Në këtë moment të vështirë ekonomik që ne kemi, gjëja e parë që duhet të ishte bërë me këtë lloj inflacioni që kemi, duhet indeksimi i të ardhurave dhe pensioneve. Mund të bëhet sepse këto para mund të merren nga koncensionet, duhet të ulen abuzimet dhe vjedhjet. Qeveria shqiptare është në gjendje…
34-vjeçari Vuk Boriloviç vrau 10 persona në Cetinje, dy prej të cilëve ishin fëmijë tetë dhe 11 vjeç. Në masakrën më të madhe në historinë e Malit të Zi, Boriloviç gjithashtu la të plagosur gjashtë persona dhe në fund u vra nga një banor. Kolegët e tij e përshkruajnë një njeri të qetë dhe të tërhequr që punonte në Parkun Kombëtar Lovçen. Ai e nisi planin rreth orës 15:20 dhe objektivi ishte një familje qiramarrëse, një nënë me dy fëmijë. Kolegët e tij thonë se muajt e fundit ai ka qenë jashtëzakonisht i tërhequr dhe ka pasur pak biseda me…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quan shqetësuese situatën aktuale në pikën kufitare të Kakavijës, ku ka radhë të gjata emigrantësh që presin të vijnë në atdhe. Ndër të tjera, Meta i bën thirrje qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, që të vendosin kontakte me palën greke për të garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. “U kërkoj autoriteteve përgjegjëse shtetërore të ndërpresim menjëherë pushimet, të ngrihen në këmbë dhe të marrin çdo masë të duhur dhe të mundshme për të mos përsëritur kurrë më krizat humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë…
Një 8-vjeçare humbi jetën pas goditjes nga i nxehti brenda një makine. Ngjarja tragjike ka ndodhur në kampin e romëve në Halandri të Greqisë, ndërsa janë arrestuar nëna 29-vjeçare dhe babai 27-vjeçar i vajzës. Akuzat kanë të bëjnë me moskujdesjen ndaj të miturit. Nëna në deklaratën e saj, tha se nuk e kishte vënë re mungesën e 8-vjeçares për shkak se ishte duke gatuar dhe shtoi se kur ka dalë në mesditë për ta thirrur për ushqim, askund nuk gjendej. Dikush e pa atë të mos reagonte në sediljen e pasagjerit të një makine. Siç thanë romët, makina ishte e…
Shqiptari Granit Xhaka ka arritur që të gjejë golin e parë në ndeshjen e dytë të Premier League. Mesfushori me origjinë shqiptare përfitoi nga një gabim i portierit të Leicester, Ward, duke e pasur të thjeshtë dërgimin e sferës në kuadrat. Arsenali po kryeson 3-1 ndaj Leicetser, teksa dy golat e tjerë të topçinjve janë shënuar nga Gabriel Jesus.
Kujdesi për flokët është një moment themelor për higjienën dhe mirëqenien personale pasi garanton shëndetin e kokës në tërësi si dhe të flokëve. Përdorimi shumë i shpeshtë i shampos mund të privojë lëkurën nga vajrat natyralë të prodhuar brenda folikulave, vajra që janë të rëndësishëm për rritjen e flokëve. Pasojat mund të jenë, për shembull, fillimi i zbokthit, ndjesia e kruajtjes, lëkura e kokës shumë e thatë dhe brishtësia e flokëve. Atëherë, si të dini se kur është koha e duhur për të larë flokët? Përgjigja sipas stilistit të flokëve Jon Hala, është vetëm një: kur është rreptësisht e nevojshme.…
Një ditë pas aktit të rëndë ku një punonjës i IMT u plagos me armë zjarri teksa po kryente detyrën, mbështetësja e Sali Berishës, Adriana Kalaja ka vlerësuar autorin e krimit, madje duke përdorur shprehjen: “Të lumtë pushka!” Ky reagim tronditës i juristes është dënuar edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Sapo mendon që nuk mund të shkojnë më poshtë, të befasojnë sërish me rekordet e reja në inkurajimin e dhunës! Drejtësia e re duhet të tregojë se është e vendosur me dhunuesit e promovuesit e dhunës sidomos këta që sistematikisht bullizojnë shoqërinë! Tirana nuk kthehet më…
Dëshimtë që vijnë nga masakra në Cetinjë të Malit të Zi, janë drithëruese. Njëri prej banorëve thotë se është i habitur nga ngjarja, pasi në sjelljen e tij autori nuk shfaqte apo tregonte se mund të ishte I rrezikshëm. “Kohët e fundit, ndoshta edhe në muajt e fundit, nuk ishte më Vuku që njihnim më parë. Mund të themi se ai vazhdimisht kishte ndjenjën se dikush po e përndiqte”,-thotë një prej banorëve në Cetinjë. Në lagjen ku ndodhi masakra dje nuk dëgjohet asgjë. Në një nga shtëpitë ku janë vrarë njerëz, janë mbledhur të afërmit, ndërsa në ballkon shihen persona…
Është shuar në moshën 93-vjeçare Piero Angela, gazetari i RAI që prej dekadash ka vënë firmën e tij në emisione mitike si Quark, Super Quark, Ulisse dhe shumë të tjera, vitet e fundit bashkë me djalin Alberto. Erudit, muzikant i mirë jazz-i në rini, ndjekës i paepur i metodës shkencore dha racionale, Angela ka karakterizuar për 7 dekada televizionin italian, ndoshta një rekord botëror. Gjuha e tij e thjeshtë për të shpjeguar fenomenet e natyrës kanë mbledhur rreth ekranit gjenerata të tëra. Të shumta kanë qenë reagimet nga institucionet italiane, ndër të parët kryeministri Draghi, i cili e ka cilësuar…
Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj do të zhvillojë këtë të hënë një vizitë zyrtare në Kosovë, e para që kur mori detyrën e kreut të shtetit shqiptar. Mësohet se Begaj do të pritet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e ka ftuar atë me rastin e fillimit të mandatit si president Referuar njoftimit të publikuar nga Presidenca e Kosovës, Vjosa Osmani do të presë Begajn me ceremoni shtetërore në orën 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë. Pas ceremonisë së pritjes, Osmani do të zhvillojë takim me Begaj, ndërsa do të kenë deklaratë të përbashkët për…